Wednesday, 22 June 2016

Nderoni rëndësinë e Familjes

E Diel, 25 Dhjetor 2011, në 18:00


Sot, bija Ime, është celebrimi i Lindjes Sime. Ajo është gjithashtu një ditë e veçantë për familjet.
Mos harroni, Familja e Shenjtë lindi gjithashtu në këtë ditë. Kjo Familje e Shenjtë ka ndikim mbi njerëzit në mbarë botën sot.
Ashtu si të gjithë shpirtrat në Tokë janë pjesë e familjes së Atit Tim të Përjetshëm, po kështu, njerëzit ngado duhet ta nderojnë rëndësinë e familjes.
Është vetëm përmes familjes që dashuria e vërtetë lind. Ndërsa shumë familje në botë vuajnë nga përçarja, zemërimi dhe ndarja, është e rëndësishme të kuptohet kjo.
Nëse nuk do të kishte asnjë familje mbi Tokë, nuk mund të kishte jetë. Familja përfaqëson gjithçka që Ati Im i Përjetshëm dëshiron për fëmijët e Tij në Tokë.
Familjet, kur janë të bashkuara, krijojnë një dashuri intime të njohur vetëm në Qiell. Dëmtojeni familjen dhe ju do të dëmtoni dashurinë e pastër që ekziston brenda secilit shpirt, që është pjesë e asaj familjeje.
Satanit i pëlqen t’i përçajë familjet. Përse? Sepse ai e di se bërthama e dashurisë, që është thelbësore për rritjen shpirtërore të njerëzimit, do të vdesë kur familja të jetë copëtuar.
Ju lutem të luteni, fëmijë, që familjet të bashkohen. Lutuni që familjet të luten së bashku. Lutuni për ta penguar Satanin të hyjë në shtëpinë e familjes suaj.
Kurrë mos e harroni se ju të gjithë jeni pjesë e familjes së Atit Tim dhe ju duhet ta përngjasoni këtë bashkim mbi Tokë sa herë të jetë e mundur. E di që nuk është gjithmonë e mundur, por përpiquni gjithmonë për bashkim familjar me qëllim që ta ruani dashurinë për njëri tjetrin.
Nëse ju nuk e keni një familje në Tokë atëherë dijeni se ju jeni pjesë e familjes që Ati Im e krijoi. Përpiquni për t’u bashkuar me familjen e Atit Tim në Epokën e Re të Paqes.
Lutuni për hiret e nevojshme që t’ju aftësojnë për ta gjetur shtëpinë tuaj legjitime në këtë Parajsë të Re, në të cilën ju do të ftoheni për të hyrë në Ardhjen Time të Dytë.
Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari i Njerëzimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/25/honour-the-importance-of-the-family/