Tuesday, 26 September 2017

Mesazhi i parë nga Virgjëra Mari

E Hënë, 8 Nëntor 2010, në 15:30

Mesazhi i parë nga Virgjëra Mari
Marrë të Hënën, 8 Nëntor 2010, 15:30, pas thënies së Rruzares në shtëpi.

(Njoftimi për profecitë e së ardhmes që do të merren nga vizionarja, e cila në këtë pikë nuk e ka idenë se çfarë po i kërkohet të bëjë)


Bija ime, ti ke një punë me përgjegjësi për të bërë dhe nuk duhet të lejosh askënd të të ndalojë. E Vërteta duhet të dalë. Ti je zgjedhur për ta bërë këtë Punë. Bija ime, qëndro e fortë. Kërkoje Hyjin lart për udhëzim për të kryer Punën time.

Ti ke të gjithë shenjtorët që po punojnë me ty. Figurat* (shiko fundin e mesazhit) që ti pe janë të gjithë aty për të të ndihmuar të përhapësh Mesazhet e Mia të pafundme, që gjithë bota t’i dëgjojë. Ti po udhëzohesh. Ti nuk do ta kesh të lehtë por ti dëshiron të këmbëngulësh. Ajo çfarë po ndodh e gjitha është parathënë. Ti je një instrument në komunikimin e Fjalës së Hyjit tek të gjithë fëmijët e Tij.

Kurrë mos harro, Hyji i do të gjithë fëmijët e Tij përfshirë këtu edhe ata mëkatarë që e kanë fyer Atë. Lutu për Mëshirë për secilin prej jush. Familja e Shenjtë do të ribashkohet.

(Pauzë…. në këtë pikë isha e habitur prandaj e pyeta Zonjën e Bekuar “A e kuptova këtë pjesë mirë?” Ajo buzëqeshi butësisht dhe vazhdoi….)

Merre penën, është tamam ashtu, dhe përhape të Vërtetën, përpara se të jetë tepër vonë.

Këto mesazhe janë me Prejardhje Hyjnore dhe duhen respektuar. Unë kam besim se ti do të bësh të mundur që ato të shpërndahen me efektivitet tek një botë jobesimtare. Është e rëndësishme që ti të qëndrosh e fortë për Birin tim të dashur. Unë e di që ti vuan për Të, me Të dhe përmes Tij. Gëzohu, sepse kjo është mirë. Ti je e bekuar, bija ime, që je zgjedhur për këtë punë. Qëndro e fortë.

Lutu për udhëzim çdo ditë. Ti do të bëhesh më e fortë ndërsa koha kalon. Mos ki frikë. Unë jam me ty dhe me familjen tënde çdo ditë. Ti po mbushesh me Shpirtin e Shenjtë, që të mund ta zbulosh të Vërtetën rreth planit të Atit tim në Tokë.

Bija ime, hidhi mënjanë dyshimet tuaja. Ti nuk po e imagjinon këtë Mesazh Hyjnor. Shkrimet e Shenjta, të parathëna, tani do të shpalosen.

Lutu për të gjithë fëmijët e Hyjit. Biri im i dashur lëndohet kaq shumë çdo ditë. Ai torturohet nga mëkatet e njerëzve. Vuajtja e Tij ka arritur nivele të pa imagjinuara, të pa përjetuara që nga vdekja e Tij në Kryq.

Ti e ke energjinë dhe shpirtin që kërkohet, së bashku me bekimin e Hyjit, për ta kryer Misionin tënd. Pastrimi yt është kompletuar. Ti je gati për betejën që të pret.

Shko tani, bija ime. Vishe mburojën tënde. Qëndro me kokën lart dhe ndihmo në luftën kundër të ligut. Mos u dëshpëro nëse herë pas here ndjehesh sikur je e izoluar. Ti ke gjithë engjëjt dhe shenjtorët - përfshirë Papa Gjon Palin II, Shën Faustinën dhe Shën Jozefin që po të udhëzojnë në çdo hap të udhës.

Faleminderit, bija ime, për besimin që ke treguar. Ti je një luftëtare dhe shumë e dashur nga Hyji Atë dhe nga Biri im i dashur. Ti je një me Jezusin dhe dora jote po udhëzohet nga Shpirti i Shenjtë.

Shko tani, bija ime, për ta bërë Punën duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicionin tënd në këtë kohë tepër të rëndësishme në historinë e njerëzimit.

Hyji të bekoftë, bija ime.

Nëna juaj e dashur në Krishtin, 

Maria Mbretëresha e Tokës

*Figurat e referuara janë pamjet e disa shenjtorëve që iu shfaqën vizionares gjatë shfaqjes private, por ajo nuk e kishte idenë se të kujt ishin ato deri më vonë, kur iu identifikuan si më sipër, p.sh. Papa Gjon Pali II, Shën Faustina dhe Shën Jozefi dhe dy figura të tjera, që janë të paidentifikuara.

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2010/11/08/first-message-from-the-virgin-mary/

Mesazhi i parë marrë nga Shpëtimtari Ynë Jezu Krishti

E Martë, 9 Nëntor 2010, në 03:00

Ja, koha është afër që ti t'i tregosh botës se Drejtësia do t’i bjerë të gjithë atyre që më refuzojnë Mua. Mëshira Ime nuk njeh kufi për të gjithë ata që e ndjekin të Vërtetën e vuajtjes Sime në Kryq.

Gëzim për ata ndjekës të Mi që i refuzojnë tundimet që hasin çdo ditë. Të tjerët, që ia kthyen shpinën Mësimeve të Mia, janë të verbër ndaj premtimeve të bëra nga Unë kur Unë vdiqa në Kryq për mëkatet e tyre.

Unë jam në dhimbje të thellë dhe ndjehem i dëshpëruar me braktisjen që Unë e vuaj nga mëkatarët e Mi të dashur, për të cilët Unë dhashë jetën Time tokësore.

Toka është në errësirë në këtë kohë. Ata, ndjekësit e Mi, vuajnë shumë bashkë me Mua kur ata vëzhgojnë një botë me mëkatarë, të cilët jo vetëm që i kanë kthyer shpinën Hyjit, Atit Tim të Përjetshëm, por edhe Mua, Që vuajta një Sakrificë Madhështore për t’i shpëtuar ata nga mbretëria e mallkimit të përjetshëm.

Unë Jam i shqetësuar, dhe derdh lot të hidhur dëshpërimi dhe trishtimi, për mënyrën se si Unë jam refuzuar për herë të dytë. Unë iu bëj thirrje ndjekësve të Mi që të mblidhen në këtë kohë dëshpërimi në botë. Ata duhet ta lënë mënjanë indiferencën e tyre për t’u lutur dhe të bashkohen me Mua për të ndihmuar ata që shpirtrat ua ka vjedhur i ligu.

Ka akoma kohë për mëkatarët që të pendohen. Nuk ka mënyrë të lehtë. Duhet të ndodhë nga zemra. Besimtarë, mos kini frikë të ngrini zërat tuaj të bashkuar për të deklaruar Dashurinë që Unë kam për të gjithë.

Të Krishterë, Myslimanë, Hindu, Judenj dhe të gjitha ato fe të deduktuara nga mendja e gabueshme e njerëzimit – Unë ju bëj thirrje të gjithëve, për herë të fundit, që t’i hapni sytë ndaj Fjalës së Vërtetë të Hyjit; Hyjit që ju dërgoi Fjalën me anë të profetëve. E Vërteta është shkruar dhe dokumentuar në Fjalën e Shenjtë të Shkrimeve, të cilën asnjë njeri nuk mund ta përpunojë, ndryshojë apo të përpiqet ta shtrembërojë sipas interpretimeve të tij. Ka vetëm një Hyj. Prandaj ulni armët, hapni sytë tuaj dhe më ndiqni Mua për në jetën e përjetshme.

Unë ju dua të gjithëve aq shumë sa dhashë Jetën Time për ju. E keni harruar këtë? Përmes Mëshirës Sime Hyjnore, Unë ju bëj thirrje të gjithëve që të ktheheni tek Unë, për herë të fundit. Përmes Mëshirës Sime, Unë kthehem në Tokë për t’u përpjekur t’ju ndihmoj që të shikoni në zemrat tuaja dhe të kërkoni të Vërtetën. Mos e lejoni Mashtruesin t’ju shkatërrojë. Kërkoni të Vërtetën. Dashuria – dashuria e pastër – është udha drejt Mbretërisë së Atit Tim.

Ju lutem kujtoni Mëshirën Time Hyjnore. Unë e dua secilin prej jush. Lutuni për falje tani. Zgjatni duart tuaja dhe më lejoni Mua t’ju udhëzoj drejt Mbretërisë së Atit Tim. Unë po kthehem në Tokë ashtu siç është profetizuar. Koha po afrohet kaq shpejt saqë shumë nuk do të jenë të përgatitur. Aq shumë njerëz do të tronditen dhe do të kapen të papërgatitur, saqë ata nuk do ta besojnë se po ndodh. Nuk ka mbetur shumë kohë tani për profetët e Mi që të ndihmojnë në përgatitjen e njerëzimit për këtë Ngjarje Madhështore.

Besimtarë, Unë ju bëj thirrje të gjithëve që t’i kushtoni vëmendje Paralajmërimit Tim. Përhapeni të Vërtetën. Thojuni njerëzve që të kërkojnë Mëshirën Time. Unë do të përpiqem të shpëtoj secilin shpirt që pendohet, deri në frymën e tij të fundit.

Unë nuk mundem, dhe nuk do të ndërhyj me vullnetin e tyre të lirë. Unë ju bëj thirrje ta dëgjoni dhe t’i kushtoni vëmendje Fjalës Sime. Unë ju dua të gjithëve. Unë ju kërkoj që të luteni për kthimin në besim përpara kohëve të fundit, të cilat janë pothuajse përmbi ne. Unë nuk kam asnjë dëshirë të tremb ndjekësit e Mi, por Unë ju bëj thirrje të gjithëve tani që të shpëtoni shpirtra. Ju duhet t’ia kujtoni gjithsecilit urgjencën për t’i çliruar mendjet e tyre nga synimet materiale. Në vend të tyre, kërkoni virtytet e përulësisë së thjeshtë, pa egoizëm e idhujtari.

Njerëzit e zakonshëm do të duhet ta drejtojnë udhën në përhapjen e të Vërtetës rreth Ardhjes Sime të Dytë.

Për shkak të errësirës shpirtërore në zhvillim të shpejt, të përhapur nga ateizmi dhe vërshimi i adhurimit Satanik, në botën e trishtuar dhe mos-mirënjohëse të sotme, janë shpirtrat e thjeshtë, besimtarët e vërtetë, ata të cilëve do t’iu duhet që ta ndërmarrin këtë detyrë.

Lutuni tani për shpëtimin e njerëzimit ndërsa bota tani drejtohet për në Mundimin e Madh, ashtu siç është parathënë në Shkrimin e Shenjtë. Do të varet nga vullneti i lirë i njerëzimit, nëse ata do të jenë të përgatitur apo jo për të kërkuar shpengim për mëkatet e tyre. Ata kurrë nuk duhet të kenë frikë. Dashuria Ime është përherë e Mëshirshme.

Shpëtimtari juaj 

Njerëzimi përballet me pastrimin përfundimtar

E Enjte, 11 Nëntor 2010, në 00:20

Po, bija Ime e dashur, jam Unë. Ti dhe Unë do të punojmë krah për krah në përgatitjen e botës për kohët që do të përballojë njerëzimi ndërsa toka do të kalojë pastrimin përfundimtar.

Është e rëndësishme që ky pastrim të ndodhë sepse pa të nuk mund të ketë jetë të përjetshme për fëmijët e Mi. Do të ketë vështirësi me të cilat do të përballen fëmijët e Mi, sidomos ndjekësit e Mi, sepse kjo është pjesë e betejës që duhet luftuar për të fituar shpirtrat.

Qetësohu. Lëre zemrën tënde të ndjejë dashurinë Time, bija Ime. Pranoje atë si një dhuratë nga Unë. Ti mund të ndjehesh e çuditur por Unë jam familja jote. Ti je në shtëpi me Mua në Mbretërinë Time. Ti tani ke një punë për të bërë. Mbaje dorën Time dhe Unë do ta marr mendjen tënde për të të udhëhequr që të kthesh fëmijët e Mi në Zemrën Time të Shenjtë. Pusho tani bija Ime.

Krishti juaj i dashur Jezus. Shpëtimtari juaj i dashur.

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2010/11/11/mankind-faces-final-cleansing/

Mesazhi i dytë nga Virgjëra Mari

E Enjte, 11 Nëntor 2010, në 12:20

Ti, bija ime e fortë e Hyjit, je shumë e veçantë. Unë gjithmonë do të punoj me ty, sepse ti i ke parë të dyja anët e jetës këtu në tokë. Ti, bija ime, duhet të kuptosh me çfarë ka të bëjë Puna e Hyjit. Bekuar qofsh, e dashura ime, dhe faleminderit.

Po, bija ime e dashur, ty të janë dhënë hiret për Punën tënde. Në momentin që Shpirti i Shenjtë hyri në shpirtin tënd, ti ishe gati për Punë.

Dashuria ime e pakushtëzuar për ty do të bëjë më të fortë ndërsa ditët kalojnë. Të lutem mos u shqetëso, sepse është një emocion negativ dhe vetëm do të të ngadalësojë. Lutu tek unë, Nëna jote e Përjetshme, çdo ditë. Unë kurrë nuk do të largohem nga ti apo të të lë në baltë me Punën tënde. Ty, bija ime e dashur, të është dhënë një Dhuratë shumë e veçantë dhe tani ti duhet ta përdorësh atë në mënyrën që vetëm ti e di se si. Po, bija ime, unë e kuptoj se kjo është shumë e frikshme për ty në këtë kohë. Gjithmonë të jesh e sigurt se unë Jam me ty në çdo hap të udhëtimit tënd. Paqja qoftë me ty.

Në zemrën tënde, unë do të banoj, gjithmonë. Bekuar qofsh, bija ime, dhe faleminderit për përgjigjen.

Nëna e Paqes dhe e Shpresës

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2010/11/11/second-message-from-the-virgin-mary/

Mëkatet po e thyejnë Zemrën Time të Shenjtë

E Premte, 12 Nëntor 2010, në 03:00

Shkruaje këtë bija Ime. Orët po trokasin. Mos e shpërfill kërkesën Time për ta shpallur Paralajmërimin Tim tek njerëzimi. Tani është nevoja për t’u penduar. Fëmijët e Mi duhet ta dëgjojnë Paralajmërimin Tim tani. Bija Ime, komuniko me Grupet e Krishtera në fillim, për t’i transmetuar kërkesat e Mia.

Qëndro e fortë. Unë të kam zgjedhur ty për këtë Punë, që thirrjet e Mia për pendesë të dëgjohen shpejt. Shkruaje Librin dhe komunikoji Mesazhet e Mia duke përdorur mjetet moderne të komunikimit si interneti dhe media. Ndërsa kërkesa Ime është urgjente, Unë do ta mbaj dorën tënde që të mund ta kuptosh Mesazhin.

Ti je më e fortë nga sa mendon. Thuaje tek Unë më shumë, çdo ditë, Lutjen e Mëshirës Sime Hyjnore. Mos ki frikë. Përse je kaq e frikësuar? Jeta e Përjetshme, kur Qielli dhe Toka të bashkohen në një, është për t’u mirëpritur. Është ajo për të cilën njeriu është munduar që kur koha filloi. Mos u gënje nga tërheqjet që Toka ka për të ofruar. Ato bëhen të papërfillshme kur krahasohen me shkëlqimin e Mbretërisë së Atit Tim. Ty do të dërgohet mbështetje, sapo plani yt të fillojë të shpaloset.

Këto pak ditët e fundit kanë qenë dërrmuese për ty, megjithatë, ti e ke pranuar, në zemrën tënde, atë që Unë po të kërkoj. Është e vështirë dhe ndoshta pak e frikshme për ty për ta ndërmarrë të gjithë këtë, por është e rëndësishme që të kesh besim tek Unë.

Më mbaj Mua në zemrën tënde dhe mbështetu tek Unë. Dorëzoji dyshimet që ke dhe detyra jote do të jetë më e lehtë. Ti duhet t’i kujtosh njerëzit për premtimet e Mia dhe për t’iu referuar Fjalës Sime të shkruar. Për t’u kthyer mbi Shkrimet që të duket kuptimi. Kurrë mos ki frikë t’ia kujtosh njerëzve se si mëkatet e tyre po e thyejnë Zemrën Time të Shenjtë dhe po e shpojnë Shpirtin e Atit Tim të Përjetshëm.

Ne, Nëna Ime dhe të gjithë shenjtorët, do të mbajmë për dore dhe do të japim forcë. Ty do të dërgohet udhëzim praktik dhe dyert do të hapen për të të ndihmuar në Punën tënde.

Bëj kujdes nga ata që do të krijojnë pengesa për të të vonuar në komunikimet e tua. Lutu për ata dhe vazhdo. E di që je e lodhur, por kërkesa Ime duhet të zbatohet shpejt.

Është koha të pushosh tani, bija Ime. Ti po përgjigjesh mirë dhe me besim dhe kurajo. Kurrë mos u dorëzo.

Shpëtimtari juaj i Dashur

Ky libër do të ndryshojë jetë dhe do të shpëtojë shpirtra

E Premte, 12 Nëntor 2010, në 15:00

Ec përpara; bëj atë që duhet bërë me qëllim që njerëzit të shohin dhe të dëgjojnë Mesazhet e Mia Hyjnore.

Unë kam besim tek ti, e dashur bijë, që të përdorësh çfarëdo lloj mjeti që ti e ndjen se do të sigurojë që njerëzit t’i lexojnë Mesazhet. Ti ke nevojë për gjithë energjinë tënde për ta shkruar Librin. Ky Libër* do të ndryshojë jetë, do të shpëtojë shpirtra dhe ka qenë parathënë. Po, Libri është çfarë qe profetizuar. Ti je shkrimtarja. Unë Jam Autori.

Të mos u çuditesh, apo të shqetësohesh, sepse kjo është një detyrë shumë e shenjtë dhe ti ke qenë zgjedhur për ta bërë këtë Punë me Mua. Ajo do të marrë tri muaj. Unë dua që ti ta publikosh atë nëpër botë. Duhet të jetë i madh, i fuqishëm dhe të kërkohet nga miliona njerëz, ashtu si dhe Bibla e Shenjtë.

Bija Ime, ti mund të publikosh këtë 'në bashkëbisedim me profetin sekret’. Është në rregull ta bësh këtë. Përse ke frikë bija Ime? Ti po udhëzohesh nga Qielli. Ti duhet të jesh e fortë. Ki besim tek Unë. Dorëzohu. Unë do të mbaj për dore në çdo hap të udhës. Unë do të flas me ty më vonë.

Shpëtimtari juaj i dashur

Jezu Krishti

*Librit që Jezusi i referohet është Volumi i Parë i Mesazheve, i prezantuar botës në Shkurt 2011

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2010/11/12/this-book-will-change-lives-and-save-souls/

Paralajmërimi mbi Ferrin dhe Premtimi i Parajsës

E Shtunë, 13 Nëntor 2010, në 03:00

Bija Ime e dashur, ti ke kaluar një persekutim të tmerrshëm, të cilin Unë e lejova për ta çliruar shpirtin tënd nga mundimet e Ferrit. Ti je tani e lirë dhe shpirti yt do të mundësojë që ta përhapësh Fjalën Time, që njerëzimi të mund të çlirohet nga vuajtja që i pret ata, nëse bëjnë budallallëkun që të dorëzohen tek i ligu.

Ti, bija Ime, ishe dërguar që prej fillimit. Unë po të bëj ty më të fortë gjatë gjithë kohës, në pak ditë. Si mendon se do të jesh për një javë, për një vit apo dy vjet? Një luftëtare, trime deri në fund, ti do të punosh me Mua për të pastruar shpirtrat e fëmijëve të Mi të dashur, për të cilët Unë mbaj një Dhembshuri të thellë dhe plotësisht dashamirëse. Dashuria rrjedh nëpër venat e Mia si një lumë. Dhembshuria Ime kurrë nuk shuhet, pavarësisht nga fakti se ata kthehen në anën tjetër.

Unë do t’i shpëtoj ata nga Mundimet e Ferrit
Tregoju atyre, bija Ime, se Unë do t’i shpëtoj ata nga mundimet e Ferrit. Unë kam nevojë që ata të kthehen tek Unë në gjendjen e tyre të palumtur dhe pashpresë. Ka vetëm një rrugë drejt dashurisë dhe paqes. Kjo do të jetë në Parajsën Time të Re kur Qielli dhe Toka do të bëhen një. A nuk e dinë ata këtë? Kurrë nuk kanë dëgjuar për premtimin Tim të vjetër? Premtimi i jetës së përjetshme, ku ata – gjithë njerëzimi që kthehet tek Unë – do të ngrihen në trup, shpirt dhe mendje në Tokën dhe Qiellin e Ri, kur ato të bashkohen, edhe një herë, në Parajsën e premtuar për aq kohë tek fëmijët e Atit Tim.

Besoni. Unë ju lutem. Mendoni. Nëse ju nuk keni qenë ekspozuar kurrë ndaj Shkrimit të Shenjtë, atëherë bëjini vetes suaj këtë pyetje të thjeshtë. Nëse ju ndjeni dashuri në zemrat tuaja, nga mendoni se vjen ajo? A është dashuria ajo që ju bën të ndjeheni të butë, të përulët, me dëshirë të zjarrtë dhe të çliruar nga i gjithë egoizmi? Nëse është kështu, atëherë, kjo është dashuria që Unë ua premtoj të gjithë fëmijëve të Mi që kthehen tek Unë.

Si ambiciet e kësaj bote ju lënë bosh
Unë e di se është e vështirë, fëmijë të dashur, të besoni në një botë të ndryshme nga ajo në të cilën jetoni. Mbajeni mend se kjo botë qe krijuar nga Hyji Ati i Përjetshëm, dhe pastaj ajo u njollos nga veprat e mashtruesit. Ai, Satani, është dinak në ekstrem. Ju, fëmijët e Mi duhet ta dini me siguri se ambiciet e kësaj bote, të cilat nuk mbarojnë kurrë, nuk ju mbushin. Ju ndjeni një boshllëk, të cilin ju nuk mund ta shpjegoni, apo ta kuptoni. A nuk është kështu? Dhe pastaj ju mundoheni për më shumë e më shumë. Por prapë, ju nuk jeni të kënaqur kur e ndjeni se duhet të jeni. Përse është kjo? A keni kërkuar në zemrat tuaja dhe pyetur përse? Përse? Përgjigja është shumë e thjeshtë.

Hyji e krijoi njerëzimin. Njerëzimi qe tunduar nga Satani. Satani ekziston në këtë botë të bukur që Ati Im i Përjetshëm e krijoi prej Dashurisë së Pastër. Për fat të keq, ai, Satani, do të ekzistojë deri në Ardhjen Time të Dytë. Pastaj ai do të ekspozohet për gënjeshtrat e plota dha mashtrimet që ai ka futur tek fëmijët e Mi. Në atë kohë do të jetë tepër vonë për shumë nga fëmijët e Mi, përfshirë ata që janë të pasigurt apo që hezitojnë të besojnë në Krijimin më të lartë Hyjnor të Mbretërisë së Atit Tim.

Mos më refuzoni Mua
Dëgjoni! Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari, u dërgova për t’ju dhënë të gjithëve një mundësi të dytë për të hyrë në Mbretërinë e Atit Tim. Dëgjoni tani premtimin Tim. Dëgjojeni Zërin Tim, të dërguar sipas hirit Hyjnor, përmes lajmëtarëve dhe profetëve të Mi në botën e sotme, dhe kuptojeni se të gjithë fëmijët e Mi janë të barabartë në Sytë e Atit Tim.

Ata që e ndjekin Atë janë të bekuar, por do të vuajnë mundime për shpirtrat që nuk besojnë dhe që refuzojnë të dëgjojnë. Hyji e bëri botën. Ajo nuk u shfaq prej askundit. Njeriu nuk e bëri dhe as nuk mund ta shpikte një Mrekulli të tillë, të cilën shkenca nuk do të jetë në gjendje ta shpjegojë. E Mbinatyrshmja Hyjnore nuk mund të kuptohet kurrë me të vërtetë, derisa të gjithë fëmijët e Hyjit të dorëzohen në mendje, trup dhe shpirt tek Dashuria e Pastër që Unë ofroj.

Ju lutem, Unë jua kërkoj të gjithëve, mos e refuzoni Krijuesin tuaj. Ju lutem të mos i dëgjoni mashtrimet e gënjeshtrave që ju janë thënë nga mashtruesi, përmes divizioneve të freemasonëve, të Iluminati-ve, të profetëve të rremë dhe të kulteve të pazakonta dhe krejtësisht djallëzore që kanë evoluar përmes naivitetit të njeriut.

Satani është i vërtetë
Njerëzimi është i dobët. Madje edhe ndjekësit më të shenjtë bien pre e tundimeve të vazhdueshme të të ligut. Problemi është se ata që kërkojnë kënaqësi, nuk besojnë se ai është i vërtetë. Të tjerë e dinë se ai është i vërtetë dhe se ai ekziston. Këta janë ata që më shkaktojnë Mua më shumë dëshpërim.

Plagët po hapen përsëri dhe po keqësohen
Unë po vuaj në atë shkallë sa Plagët e shkaktuara mbi Mua në Kryqëzimin Tim të tmerrshëm, ndaj të cilit e dhashë Veten, po hapen përsëri dhe po keqësohen, duke më lënë Mua në një agoni tepër të dhimbshme në Trup, Shpirt dhe Hyjninë Time. Prapë Unë kurrë nuk do të pushoj për t’ju dashur të gjithëve.

Unë ju bëj thirrje, nga Qielli dhe në emër të Atit Tim të Përjetshëm, i Cili e krijoi secilin prej jush prej Dashurisë së Pastër, që të qëndroni të fortë. Refuzojeni Satanin. Besoni se ai ekziston. Pranojeni se ai ekziston. Hapini sytë. A nuk e shikoni rrëmujën që ai shkakton në jetët tuaja? A jeni të verbër?

Një mesazh për të pasurit
Të pasurve Unë ju them ndaloni, mendoni dhe pyeteni Hyjin për vetëm një moment, a është roli juaj në të jetuarin e Urdhërimeve të Hyjit i kënaqshëm për ju? A duket kjo e drejtë? A më keni mohuar gjë Mua, për të fituar bollëkun e botës? I njëjti bollëk dhe kënaqësitë do ta lënë zemrën tuaj bosh. Ju do ta kuptoni, në zemrën tuaj, se kjo nuk ndjehet e drejtë. Dhe ju prapë keni etje për më shumë nga premtimet boshe dhe joshëse që po ju jepen nga mashtruesi si shkëmbim për shpirtin tuaj.

Një mesazh për ata që ndjekin iluminati-t

Unë ju bëj thirrje të gjithëve, sidomos fëmijëve të Mi që janë të futur në Iluminati dhe në të tjera grupe të tilla djallëzore. Sa të futeni në to, ju jeni të dënuar për në ndëshkimin e përjetshëm. A nuk e kuptoni se ajo që ju është premtuar, si shkëmbim për shpirtin tuaj, është një gënjeshtër? Një gënjeshtër mashtruese dhe e frikshme. Ju kurrë nuk do t'i merrni dhuratat e premtuara nga ky lajmëtar i mbrapshtë nga thellësitë e Ferrit. Si Shpëtimtari juaj në Kryq, Unë e dhashë Jetën Time për t’ju shpëtuar. Ju lutem të mos më lini që t’ju humbas tani. Unë ju dua, fëmijët e Mi. Unë derdh lot ndërsa Unë ju lutem edhe një herë të fundit që të mos më refuzoni Mua në favor të mashtruesit.

Unë do t’i fal të gjithë ata që rrëfehenUnë nuk mund të ndërhyj me vullnetin tuaj të lirë, sepse kjo është një nga Dhuratat e dhëna kur lindët në Dritën e Hyjit. Unë do të vij, ashtu si Shkrimet e Shenjta e parathanë, shumë shpejt – më herët se sa ndonjëri të mund të kuptojë. Bota do të zhytet në errësirë dhe dëshpërim. Megjithatë, Unë do t’i fal të gjithë, dhe çdonjërin prej fëmijëve të Mi, të cilët, kur mëkatet e tyre t’iu jenë treguar, sado fyese ato të jenë, t’i rrëfejnë ato. Në po atë çast unë do t’i fal.

Ata do të hyjnë në trup dhe shpirt në Parajsë kur Qielli dhe Toka të bëhen një, ku të gjithë ju do të jetoni përjetësisht me familjen tuaj, në shekuj të shekujve.

Premtimet që Parajsa ka për të ofruar
Asnjë sëmundje apo prishje trupore, asnjë mëkat – vetëm dashuri. Ky është premtimi i Parajsës Sime. Askujt nuk do t’i mungojë gjë. Secili do të jetojë në harmoni, gëzim dhe dashuri.

Realiteti i Ferrit
Mos e refuzoni këtë jetë për jetën që ju është premtuar nga Satani! Ju po gënjeheni. Nëse ju ndiqni udhën ku Hyji apo Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari juaj, nuk bëjmë pjesë, atëherë ju jeni në udhën e mallkimit të përjetshëm. Ju do të ulërini të tmerruar kur ta kuptoni gabimin. Atëherë ju do të luteni për Mëshirë, do të çirrni fytyrën, do të shkulni flokët, por meqenëse ju keni një vullnet të lirë, një Dhuratë nga Ati Im, ai nuk mund të hiqet prej jush. Kur ju zgjidhni këtë udhë të rreme, ju do të vuani mallkimin dhe do të digjeni në Ferr përgjithmonë. Ai është shumë real.

Mallkimi më i madh, kur ju merrni vesh se nuk do ta shikoni kurrë Fytyrën e Hyjit
Ndëshkimi më i madh është të kuptuarit më në fund se ka një Hyj. Se Unë, Shpëtimtari juaj, Jezu Krishti, me të vërtetë Ekzistoj dhe se nuk do të ketë as edhe një lloj mënyre, në atë pikë, për të shpëtuar veten. Familja juaj mund t’ju shikojë nga ana tjetër. Kur kjo të ndodhë, dhe ju ta kuptoni të vërtetën e tmerrshme, do të jetë tepër vonë. Mbajini mend këto Fjalë.

Mallkimi më i madh është kur ju merrni vesh se nuk do ta shikoni kurrë Fytyrën e Hyjit. Kjo do të jetë tortura më e madhe dhe do të qëndrojë me ju përgjithmonë në flakët e Ferrit, ku dhimbja është e vazhdueshme dhe që nuk zvogëlohet. Ju, në vend që të shijoni parajsën e premtuar, përmes gënjeshtrave të mashtruesit, do të përfundoni në korridoret e tmerrshme të Ferrit. Kjo është shumë e vërtetë dhe përfaqëson vuajtjen e përjetshme.

Ju lutem, të gjithë ju që nuk besoni se Unë komunikoj me njerëzimin, ju kërkoj që të luteni tek Zemra Ime e Shenjtë. Bëni lutjen e Mëshirës Sime Hyjnore në orën 3 çdo ditë. Unë do t’i përgjigjem kërkesës suaj me Dashuri, të cilën ju do ta ndjeni menjëherë. Kapeni dorën Time fëmijë. Mos e lëshoni. Unë ju dua të gjithë ju aq shumë sa Unë dhashë Jetën Time për secilin prej jush, që të mund të shpëtoheshit.

Këtë herë Unë vij për të Gjykuar. Për aq shumë sa ju dua, Unë nuk mund të ndërhyj me Dhuratën e vullnetit të lirë, që ju është dhuruar nga Ati Im i dashur. Unë shpresoj se përmes lajmëtarëve të Mi të kohëve moderne dhe profetëve e Mi, ju më në fund do të dëgjoni. E Vërteta është udha, mbajeni mend, drejt shpëtimit të përjetshëm dhe një fillimi të ri kur Parajsa të kthehet në Tokë.

Gënjeshtrat e Satanit
Gënjeshtrat, pavarësisht se sa joshëse, janë vetëm të tilla. Gënjeshtra – të sajuara për të vjedhur shpirtra të dashur, të cilët nuk mund të çlirohen nga Ati Im, Krijuesi dhe Bërësi i Tokës.

Shpëtimtari juaj Hyjnor

Shenja e Kohëve të Fundit – Por Lavdia do të Rikthehet në Tokë

E Diel, 14 Nëntor 2010, në 23:00

Bija Ime e dashur, mos u ndjej fajtore për dyshimet që ndjeve sot. Kjo është e natyrshme. Të kuptuarit tënd mbi çështjet shpirtërore nuk është aq i fortë sa duhet të jetë, por kjo është në rregull.

Unë do të udhëzoj ty dhe ti do ta kuptosh me kalimin e kohës, qëllimin e këtij Misioni. Unë kam nevojë që ti të qëndrosh e fortë në Punën tënde dhe në bindjen tënde ndaj Meje. Kjo është një detyrë e vështirë dhe një detyrë që do të shterojë ty emocionalisht.

Unë po të dërgoj një drejtues shpirtëror për të ndihmuar të përballosh madhësinë e detyrës që duhet të përfundohet. E tillë është detyra sa pa këtë Punë, më tepër shpirtra do të humbasin tek i ligu. Bija Ime, ti i je përkushtuar kësaj detyre përpara se Unë të lajmëroja që ta bëje këtë Punë.

Unë po e udhëzoj drejtuesin tënd shpirtëror. Ai do ta njohë të Vërtetën kur ti ta thuash. Deri tani ti do të kesh mbledhur vetëm pak nga mëkatet e njerëzimit në këto dy ditët e fundit në një mënyrë që ishte e pamundur për ty deri tani. A e shikon ndryshimin? A u ndjeve e çuditur kur vështroje fëmijët e Mi? Ti i pe ata në një dritë të ndryshme apo jo? Kjo është Fuqia e Shpirtit të Shenjtë me të cilin Unë të kam bekuar.

Dashuria që ti ndjeve në zemër për fëmijët e Mi dhe priftin që pe në Meshë sot, është gjithashtu Dhurata që Unë të jap me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë. Ti do t'i shikosh, ndjesh dhe dëgjosh mëkatet e njerëzimit tani, deri në atë shkallë sa do ta ndjesh dhimbjen që Unë ndjej. Ti gjithashtu do të shikosh edhe Dashurinë që Unë kam për fëmijët e Mi përmes syve të tu, të cilët pasqyrojnë Zemrën Time.

Mos ki frikë nga këto Dhurata, bija Ime. Mos ki frikë se nuk do të jesh në gjendje ta kryesh këtë detyrë, sepse forca që do të jepet përmes hireve të Mia, do të bëjë ty kaq të fortë, sa ti kurrë nuk do të shikosh më prapa. As edhe nuk do të duash ta bësh këtë.

Ti ndjehesh e dobët tani. Kjo është ndjenja e Fuqisë Sime Hyjnore që vërshon nëpër trupin tënd. Nxehtësia është Dashuria që Unë kam për ty. Mos qaj bija Ime. Deri tani ti ke qenë jashtëzakonisht e fortë dhe kaq pranuese edhe pse janë vetëm pak ditë që kur Unë fola me ty për herë të parë. Jo, bija Ime, ti nuk po e imagjinon këtë. Ti vazhdon ta pyesësh veten dhe ata që janë pranë teje.

Ata që ia shesin shpirtin e tyre Satanit
Tani shkruaj këtë. Bota po rëndohet me peshën e errësirës dhe me komplotet djallëzore nga i ligu që vazhdon të tërheqë dhe të joshë fëmijët e Mi të dashur. Ata janë futur në grackë deri aty sa shumë prej tyre përdridhen si kafshë madje edhe përballë njerëzimit. Sa shumë shpirtra të gjorë të ushqyer me joshje, lakmi dhe kotësi shfaqen tek ata që janë me besim në një gjendje kaq të mjeruar? Ata, në kotësinë e tyre, besojnë se kanë fuqi të vërtetë. Fuqia që iu është premtuar nga Satani. Shumë nga këta fëmijë kanë zgjedhur që ta shesin shpirtin e tyre dhe me krenari mburren për këtë fakt.

Më shumë prej fëmijëve të Mi janë të tërhequr pas shkëlqimeve dhe pasurive të premtimeve të tij që e gjithë bota t’i shohë. Jo, ata nuk kanë turp të mburren për faktin se ata i përkasin atij. Premtimet që ai iu ka bërë, nuk janë thjesht gënjeshtra, por u janë dhënë atyre prej urrejtjes së vërtetë. Satani e urren njerëzimin.

Ai i gënjen fëmijët e Mi dhe ju thotë atyre se ai mund t’iu japë atyre gjithçka, por për fat të keq kjo është një gënjeshtër. Ata që e ndjekin atë dhe premtimet e tija boshe nuk mund dhe nuk do të shpëtojnë.

Lutuni, lutuni, lutuni për fëmijët e Mi. Bija Ime, Unë e di se je e lodhur por vëri veshin kësaj. Për besimtarët që janë të vakët në besim dhe që nuk kanë lidhje direkte me të ligun në ekstrem – ata gjithashtu duhet të kenë kujdes. Ata, përfshirë ndjekësit e Mi dhe disa nga shërbëtorët e Mi të shenjtë, peshkopët dhe kardinalët tallen me besimin e fëmijëve të Mi. Përshpirtëria e tyre ka humbur prapa lakmisë së tyre në disa qarqe ku ari dhe pasuria maskojnë Dhuratat Hyjnore që iu qenë dhënë si dishepuj të Hyjit.

Kisha e ka humbur udhën e saj dhe po zhytet në errësirë. Kjo, bija Ime ka qenë parathënë dhe është një shenjë e kohëve të fundit. Kjo është kur papa i fundit të shfaqet dhe bota do të humbasë nën udhëzimin e keq drejtuar të profetit të rremë.

Zbulesa se si Ardhja Ime e Dytë do të paraprihet do të të jepen ty, bija Ime, me qëllim që fjalët e tua të mund të dëgjohen, që shpirtrat të jenë të përgatitur përpara Paralajmërimit të Madh. Mos kini frikë. Jeta do të vazhdojë. Lavdia do të kthehet në Tokë. Fëmijët e Mi do të shpengohen nga kthetrat e të ligut, i cili do të shkatërrohet. Është e rëndësishme që ai, përmes mashtrimit të tij, të mos i marrë fëmijët e Mi me vete në thellësitë e Ferrit.

Fjala Ime duhet të jetë e fortë. Fëmijët e Mi duhet të dëgjojnë. Është prej Dashurisë së Pastër që Unë po u jap atyre këtë Paralajmërim, për arsye se Unë vij si Gjykatës dhe jo si Shpëtimtar. Është përmes lutjeve të Nënës Sime të dashur dhe ndjekësve të Mi nëpër botë, që koha për Gjykim është vonuar në të shkuarën. Këtë herë nuk do të jetë më kështu.

Askush nuk do ta dijë datën e Ardhjes së Dytë
Ty nuk do të tregohet data, as edhe fëmijëve të Mi. Ajo nuk mund të zbulohet. Prandaj dhe është e rëndësishme që të gjithë fëmijët e Mi të jenë të përgatitur. Sepse ata që do të jenë pa përgatitur, nuk mund të thonë se nuk iu është dhënë e Vërteta. Kur Paralajmërimi të ndodhë, ata do ta kuptojnë të Vërtetën. Po, nëse ata rrëfehen dhe i pranojnë mëkatet e tyre, ata do ta marrin bekimin Tim. Nëse nuk e bëjnë këtë, ata do të hidhen në Ferr. Mëshira Ime do të ketë mbaruar atëherë.

Shko tani, bija Ime. Përgatite Fjalën që bota ta dëgjojë. Tregoju fëmijëve të Mi, besimtarëve, që të mos kenë frikë. Thuaju atyre që të luten për jobesimtarët. Pastaj thuaju jobesimtarëve që të kthehen tek Unë. Bëj çdo gjë të mundur për t’i nxitur ata që t’i hapin zemrat e tyre.

Shpëtimtari juaj, Jezu Krishti, i Cili vjen për të Gjykuar të gjallët dhe të vdekurit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2010/11/14/sign-of-the-end-times-but-glory-will-return-to-earth/

Ardhja e Dytë

E Hënë, 15 Nëntor 2010, në 03:00

Faleminderit bija Ime për këmbënguljen në të Vërtetën Time dhe që e kupton se komunikimi Im me ty është shumë i vërtetë. Ti do ta ndjesh Shpirtin Tim në trupin tënd, kur Unë të vij të zbuloj ty Mesazhin Tim Hyjnor të nevojshëm për njerëzimin që ta kuptojë në këto kohë. Unë sjell një Mesazh Dashurie dhe Pasioni të Pastër tek fëmijët e Atit Tim. Këto Mesazhe janë për t’iu shpjeguar të gjithë ndjekësve të Hyjit, së pari, nevojën për të rënë në gjunjë tani, dhe për ta kuptuar të Vërtetën e Librit të Gjonit.

Koha ka ardhur për Ardhjen Time të Dytë, Shenjat e së cilës tashmë po iu tregohen atyre që i njohin profecitë e treguara kaq kohë më parë. Vështroni, çfarë shikoni tani? Shenjat janë të dukshme tani. Njeriu nuk e kupton zhytjen e tmerrshme tek e cila po ekspozohet. Gënjeshtra e ligë, që është marrë dhe pranuar nga qeveri që nuk dyshojnë, fshihet, pa u dalluar, nën maskën e shpëtimit.

Më dëgjoni Mua tani fëmijët e Mi. Antikrishti është gati për të dalë. Qëndroni vigjilentë, hapini sytë dhe zemrat ndaj të Vërtetës, ose përndryshe do të humbisni. Mos kini frikë, ndjekësit e Mi të dashur, sepse ju do ta udhëhiqni grigjën Time në Adhurimin e Shenjtë të Atit Tim të Përjetshëm. Ushqimi i Jetës do të jetë i bollshëm për ata besimtarë, gjatë ditëve të errëta që do të vijnë. Qëndroni së bashku. Duajeni njëri-tjetrin. Jepini njëri-tjetrit forcën që të mund të bashkoni të gjitha racat, besimet dhe besimtarët, kudo, drejt Mbretërisë së Atit Tim.

Do të jetë detyra juaj të tregoni Dashurinë e Hyjit, Mirësinë, Dashurinë, Shpresën dhe të Vërtetën e jetës së përjetshme, që e pret gjithë njerëzimin. Do të jetë duke u lutur së bashku, duke e rrëzuar murin tuaj të jashtëm të krenarisë dhe ndrojtjes, që ju do të bëheni forca e fuqishme. Së bashku ju do të jeni të fortë. Besimi juaj tek Unë, Shpëtimtari juaj Hyjnor, do të ndihmojë në kthimin e jo-besimtarëve. Këta njerëz, shumë prej të cilëve, jo për faj të tyre, janë të paditur ndaj Dashurisë Sime. Ata mund të ndjejnë dashuri për njëri tjetrin, por nuk e kuptojnë se nga vjen ajo. Udhëzojini ata, fëmijët e Mi të Hyjit, drejt Dritës.

Unë Jam Buka dhe Unë Jam Drita. Drita Ime do ju ruaj të gjithë. Por Unë ju kërkoj të jeni bujarë në zemër dhe në shpirt dhe të mendoni për ata shpirtra të gjorë që kanë nevojë për udhëzim. Ju duhet ta bëni këtë përmes shembullit tuaj dhe t’iu tregoni këtyre shpirtrave se si të afrohen tek Unë. Ata duhet të trajtohen me butësi, por me vendosmëri, përgjatë udhës. Është e rëndësishme që ata të zgjohen nga dremitja e padijes, përpara se të jetë tepër vonë.

Bijtë e Mi, a nuk i kuptoni ju Mësimet e Librit të Atit Tim? Libri që zbulon shenjën për kthimin Tim në Tokë, duhet të studiohet dhe të pranohet si e Vërteta. Hyji, Ati Im i Përjetshëm, përmes profetëve, nuk gënjen. Ai nuk bie në kontradiktë. Tani po ju tregohen shenjat e qiellore, të parathëna, dhe ju duhet të përgatiteni tani.

Ju dhe familjet tuaja do të ngriheni me Mua sa hap e mbyll sytë
Ju lutem, ju lutem që të luteni për udhëzim. Besimtarë, bëhuni gati tani, për të luftuar në Emrin Tim dhe për të qëndruar kundër antikrishtit. Njerëzit do t’ju qeshin kur t’ia kujtoni atyre profecitë e përmbajtura në Librin e Gjonit. Ju do të akuzoheni dhe do të qortoheni me cinizëm për pikëpamjet dhe shqetësimet tuaja. Injorojini këto, sepse ju keni një detyrë ndaj Meje. Lutuni, lutuni dhe sillini jo-besimtarët që të pranojnë Mësimet. Mos kini frikë. Për shumë nga ju, që jeni të frikësuar për të ardhmen dhe familjet tuaja, Unë kam këtë për t’ju thënë. Kur koha të vijë, ju dhe familjet tuaja do të ngriheni me Mua, sa hap e mbyll sytë, drejt Qiejve. Pastaj ju do të merrni Dhuratën e jetës së përjetshme kur Qielli dhe Toka të bëhen një. Kjo është ajo që kuptohet si Parajsa e Re. Do të jetë një kohë lavdie të madhe, dashurie dhe përsosmërie për të gjithë ndjekësit e Mi.

Qëndroni të fortë. Ju duhet të duroni një periudhë të shkurtër mundimesh, por besimi juaj do t’ju mbajë të fortë. Mbajeni mend, Unë ju dua të gjithëve ju. Duamëni Mua nga ana juaj, dhe më ndihmoni Mua të shpëtoj sa më shumë shpirtra të jetë e mundur. Ju jeni ushtria Ime e fuqishme dhe koha është tani për t’u përgatitur për betejë. Unë do t’ju udhëheq ju të gjithëve tek Mbretëria e Atit Tim.

Shpëtimtari juaj i Dashur

Pushteti Global, Anti-Krishti dhe Shenja e Bishës

E Hënë, 15 Nëntor 2010, në 11:00

Ti tani po e kupton të vërtetën dhe po e pranon mesazhin Tim për çfarë ai është. Shkruaje këtë bija Ime. Shpejtësia me të cilën profecitë po zbulohen po bëhet e qartë për t’u parë nga të gjithë. Vini re ndryshimet që do të bëhen të dukshme me Kishën time si një prej shenjave të para. Kjo do të jetë kur mashtruesi do t’i çojë dishepujt e mi në rrugë të gabuar.

Shenja e dytë do të shikohet në mënyrën se si shumë prej jush nuk do të jeni më në kontroll të vendit tuaj. Kjo përfshin të gjithë kontrollin material dhe atë ushtarak. Fëmijët e Mi, udhëheqësit e tyre dhe të gjithë ata me përgjegjësi për t’u kujdesur për njerëzit e tyre, do ta humbasin të gjithë kontrollin. Ata do të jenë si një varkë pa vela. Kjo varkë që ata drejtojnë do të jetë pa një drejtim të përcaktuar dhe ata do të humbasin.

Fëmijët e Mi, ju duhet të luteni fort tani për të liruar mbërthimin që këto grupe djallëzore njerëzish do të ushtrojnë përmbi ju. Ata nuk janë të Mbretërisë së Hyjit, dhe përmes mashtrimit dinak të pamjes së tyre të jashtme, ju nuk do ta kuptoni se kjo është një forcë e fuqishme që kujdeset për të mos e zbuluar veten.

Ju, fëmijët e Mi, nuk jeni më të zgjuar. Ju do të mendoni se po jetoni në kohë të vështira, por kjo fasadë është krijuar për t’ju bërë që të mendoni kështu. Ngrihuni, fëmijët e Mi, tani.

Shenja e Bishës
Mos e pranoni Shenjën. Nëse më shumë prej jush nuk e pranojnë, atëherë ju do të jeni më të fortë në numër. Kjo Shenjë – shenja e bishës do të jetë edhe rrëzimi juaj. Ajo nuk është ashtu siç duket. Duke e pranuar, ju do të largoheni gjithmonë e më tutje.

Kujdes nga Plani, i drejtuar nga mashtruesi, për të hequr të gjitha shenjat e Atit Tim të Përjetshëm dhe Mësimet e Shkrimeve të Shenjta prej jetës suaj. Ju do ta shikoni këtë në shkolla, kolegje, spitale dhe në kushtetutat e vendeve tuaja. Neveria më e madhe, e cila më shkakton Mua dhimbje të thellë, është abrogimi i Mësimeve të Shkrimeve prej atyre që e praktikojnë Adhurimin e tyre ndaj Meje, Shpëtimtarit të tyre Hyjnor. Shumë shpejt ju do të shikoni se Fjala Ime, dhe mësimet mbi të Vërtetën, do të abrogohen dhe do të bëhen të dënueshme.

Ju, fëmijët e Mi të dashur, do të vuani shumë në emrin Tim. Këto forca djallëzore janë përgjegjëse për këtë. Ata janë të udhëhequr nga Satani. Ju do t’i gjeni ata ngado dhe sidomos tek ata udhëheqës në autoritet tek të cilët ju vareni për të mbijetuar. Fëmijë mos kini frikë për veten tuaj. Por kini frikë për ata shpirtra të gjorë të gabuar. Kaq të infektuar janë ata me mashtruesin, saqë e kanë të vështirë t’i shkëputen tutje, i tillë është mbërthimi që ai mban. Këta njerëz nuk duhen besuar. Bëni kujdes se si ju komunikoni me ta. Ata do t’ju mbajnë në një mbërthim kaq të shtrënguar ngaqë ata do të kontrollojnë çdo gjë. Ju do ta keni të vështirë t’i luftoni ata, meqenëse ata do të kontrollojnë deri bankën tuaj, pronën tuaj, taksat dhe ushqimin që ju duhet për të mbijetuar.

Por, kjo nuk do të zgjasë shumë, sepse ditët e tyre janë të numëruara. Nëse ata mbeten në skllavërinë e tyre ndaj të ligut, ata do të fundosen në një humnerë aq të tmerrshme, saqë ta përshkruash fatin e tyre do të ishte tepër e tmerrshme dhe aq e frikshme sa njeriu do të binte si gur në tokë – i vdekur – po ta shikonte edhe një minutë të torturës që ata do të vuajnë.

Beteja është gati të fillojë dhe të shpaloset, ndërsa dora e Atit Tim të Përjetshëm do të bjerë me shpejtësi në ndëshkim për mëkatet e tyre, të cilat do të dëshmohen në këtë tokë. Mëkatet për të cilat Unë vdiqa. Asnjë njeri nuk është fëmijë i Hyjit kur dëshmon apo bashkohet në këtë ushtri të mbrapshtë, por të organizuar, të shkatërrimit. Kjo ushtri e ligë, e mbushur me djaj nga gropat e Ferrit, kryen vepra të një madhësie të tillë ligësie, saqë njerëzit e pafajshëm nuk do të mund ta kuptonin.

Unë nuk kam asnjë dëshirë të tremb fëmijët e Mi, por e vërteta do të ekspozohet për çfarë ajo është, në kohë. Ngrihuni tani, fëmijët e Mi. Luftoni forcat e liga përpara se ato t’ju shkatërrojnë ju. Kini kujdes nga rregulla globale të çdo forme, përmase, lloji apo kodi. Shikojini udhëheqësit tuaj me kujdes dhe ata që kontrollojnë të drejtën tuaj ditore ndaj parasë që do t’ju ushqejë dhe mbajë gjallë. Ju duhet të grumbulloni ushqime tani.

Ju nuk e keni marrë këtë mesazh në një mënyrë që reflekton mësimet e Mia por më dëgjoni Mua tani. Këto profeci kanë qenë parathënë. Fëmijët e Mi duhet të dëgjojnë me kujdes. Shpirti i errësirës po rritet dhe ju, ndjekësit e Mi, duhet të qëndroni të fortë. Mbajeni të gjallë besimin tek Unë përmes lutjes. Të gjithë ndjekësit e Mi duhet të thonë lutjen e Mëshirës Hyjnore, çdo ditë. Ajo do t’i forcojë shpirtrat dhe do t’i ndihmojë ata të gjejnë favor në momentin e vdekjes.

Fëmijët e Mi, ju lutem mos lini që mesazhi Im t’ju frikësojnë. Ndjekësit e Mi kanë një detyrë ndaj Meje tani. Më lejoni të them këtë. Mbajeni mend, ju do të mbusheni me Shpirtin e Shenjtë sapo ta pranoni Fjalën Time. Mos kini frikë, sepse ju keni qenë zgjedhur. Ju, ushtria Ime e ndjekësve, do të udhëhiqni për në disfatën e të ligut. Për ta bërë këtë ju duhet të luteni.

Unë vij me një Mesazh Dashurie të Pastër. A nuk e kuptoni se ju do të përjetoni Parajsën kur Qielli dhe Toka të bashkohen në një? Nuk ka asgjë për t’u trembur, sepse ju, ndjekësit e Mi, do të ngriheni me trup, shpirt dhe mendje në fushat e Hierarkisë Hyjnore. Ju do të shikoni të dashurit tuaj. Ata të dashur tuaj që gjetën favor në Atin Tim të Përjetshëm.

Bëni si ju them Unë. Lutuni, flisni me Mua, duamëni Mua, kini besim tek Unë. Si shpërblim Unë do t’ju jap forcë. Lutuni për mbrojtje me anë të lutjes së Rruzares Më të Shenjtë, që ju është dhënë ju me bekime prej Nënës Sime të dashur. Kjo lutje duhet të thuhet për t’ju ndihmuar që të mbroheni nga i ligu, në njërën anë. Në anën tjetër, ju duhet të kërkoni për mbrojtjen e atyre njerëzve me të cilët ju bini në kontakt, që ata të mos ju infektojnë apo ta shpërhapin besimin që ju mbani në zemrën tuaj për Mua.

Lutuni për vizionarët dhe profetët e Mi, që ata të jenë të mbrojtur. Lutuni për shërbëtorët e Mi të dashur të shenjtë, ata shërbëtorë të shenjtë të devotshëm të dërguar nga Unë për t’ju udhëzuar. Ata, ashtu si ndjekësit e Mi, pësojnë vuajtje nga i ligu. Ai kurrë nuk do t’i ndalojë përpjekjet për t’ju verbuar nga e Vërteta dhe do të përdorë çdo taktikë devijimi për t’ju bindur se feja juaj është e rreme. Më dëgjoni Mua. Ai, Mashtruesi, do të përdorë logjikën dhe arsyetimin, e shprehur në një mënyrë të butë, për t’ju bindur se ai sjell shpresë në jetët tuaja. Ai do të përpiqet, përmes antikrishtit, që t’ju bëjë të besoni se ai është i zgjedhuri.

Antikrishti
Shumë nga ndjekësit e Mi do të bien pre e këtij mashtrimi të neveritshëm. Të jeni vigjilentë. Ai do të shikohet si lajmëtari i dashurisë, paqes dhe harmonisë në botë. Njerëzit do të bien në gjunjë dhe do ta adhurojnë atë. Ai do t’ju tregojë fuqinë e tij dhe ju do të besoni se është me origjinë Hyjnore. Por nuk është. Ai do t’ju udhëzojë në një mënyrë që do të duket e çuditshme herë pas here. Besimtarët e vërtetë do ta dinë se ai nuk është i Dritës. Sjellja e tij pompoze, mburracake do të jetë e fshehur prapa ligësisë së pastër. Ai do të krekoset dhe do të tregojë atë që do të duket të jetë dhembshuri dhe dashuri e vërtetë për të gjithë. Mbrapa kësaj fasade ai është plot me urrejtje për ju, fëmijët e Mi të dashur. Ai qesh pas dyerve të mbyllura.

Fëmijët e Mi, ai do t’ju ngatërrojë tmerrësisht. Ai do të paraqitet i fuqishëm, i besueshëm, me humor, dashamirës, i dashur dhe do të shikohet si një shpëtimtar. Fytyra e tij pashme do t’i tërheqë të gjithë, por ai shpejt do të ndryshojë. Ai do të shkaktojë rrëmujë nëpër botë dhe do të vrasë shumë njerëz. Veprat e tij të terrorit do të bëhen të qarta për t’u parë nga të gjithë. Ai do ta shkatërrojë pavarësinë tuaj dhe ai do të bëhet instrument në sjelljen e shenjës – shenjës së bishës. Ju, fëmijët e Mi, duhet të jeni të fortë. Mos e pranoni shenjën sepse nëse e bëni këtë, ju do të bini nën influencën e tij të ligë hipnotizuese.

Shumë do të vdesin për besimin e tyre tek Unë. Jo, mos kini frikë, sepse nëse ju vuani për Mua, në Mua dhe me Mua, ju jeni të zgjedhur. Lutuni, lutuni për të mos iu nënshtruar regjimit të tij të terrorit. Ngrihuni, dhe luftoni për Mua.

Mos e lejoni antikrishtin, me gjithë joshjen e tij bindëse, të fitojë mbi shpirtrat tuaj. Më lejoni t’ju mbaj në krahët e Mi, t’ju lëkund me hirin Tim Hyjnor, tani, për t’ju dhënë forcë për të luftuar për të Vërtetën. Dashuria Ime për ju nuk do të vdesë kurrë. Ju kurrë nuk duhet të zgjidhni këtë udhë, përndryshe edhe ju do të jeni të humbur për Mua. Do të jetë e vështirë, por ndihmë do t’iu jepet fëmijëve të Mi në shumë, shumë mënyra, për ta lehtësuar vuajtjen tuaj. Shkoni tani dhe lusni Mëshirën Time Hyjnore dhe përgatituni për betejën finale.

Jezu Krishti, Mbreti i Popullit tim

Paralajmërim për Klerikët

E Martë, 16 Nëntor 2010, në 09:55

Bija Ime e dashur ti u refuzove dje kur njerëzit u përpoqën të vënë dyshime në mendjen tënde. Ti vuajte për këtë. Mos u mërzit. Fjala Ime do të dëgjohet. Ti do të përballesh me pengesa që do të bëjnë të ndjehesh e zhgënjyer me punën.

Bija Ime, Unë jam duke të udhëzuar. Ti duhet ta kujtosh këtë dhe kurrë mos e harro premtimin Tim. Unë bëra, ashtu si ti kërkove, dhe të lejova të flesh e qetë natën e kaluar. Ti je më e fortë tani. A nuk e ndjen këtë?

Bëj kujdes me kë komunikon. Ndjekësit e Mi, apo ata që ti mendon se janë ndjekësit e Mi, nuk janë gjithmonë ashtu si duken. Ti duhet të bësh atë që të thotë zemra. Bota mund të duket ashtu si gjithmonë ka qenë, por ka ndryshim dhe ai po ndodh tani. Ky ndryshim po e çon njerëzimin drejt një errësire që do t’i mbështjelli ata dhe që ia mbulon dashurinë e tyre për Mua.

Përse fëmijët e Mi duhet ta vënë në pyetje të Vërtetën? Ata nuk i ndjekin mësimet e Mia, megjithëse atyre iu qe dhënë kjo dhuratë nga apostujt e Mi, të cilët, përmes dashurisë për Mua dhe me anë të fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, i dhanë botës një Dhuratë shumë të veçantë. Dhurata e të Vërtetës u mësua dhe u përhap tek të gjithë fëmijët e Mi nëpër botë. Shumë fëmijë e ndoqën këtë udhëzim ndër shekuj.

Të tjerët, ndërsa e njihnin të vërtetën, vendosën ta shtrembërojnë atë për t’ia përshtatur mënyrave të veta, dëshirave, joshjeve dhe përpjekjeve për pushtet. Ndjekësit e Mi atëherë nuk mund të dallonin midis të Vërtetës së fjalës së Hyjit dhe gënjeshtrave të përhapura nga ata që ishin të gabuar. Në këtë mënyrë punon mashtruesi. Ai shkakton hutim, dëshpërim dhe një ndjenjë mungese shprese, dhe e ka bërë këtë që nga vdekja Ime në Kryq. Por më dëgjoni Mua tani. Ai nuk do të fitojë, bija Ime. Forcat e udhëzimit Hyjnor do ta fusin tek fëmijët besimin e tyre, edhe një herë, përmes Mësimeve të profetëve të Mi.

Kërkoji fëmijëve të Mi që të jenë vigjilentë ndaj ndryshimeve që ata shikojnë në botë. Kërkoji atyre që t’i hapin zemrat e tyre, sytë e tyre dhe mendjet për të dëshmuar gënjeshtrat e përhapura nga Satani. Prej tij dalin një rrjetë premtimesh të sajuara për t’i bërë fëmijët e Mi të tërhiqen nga mrekullitë e jashtme. Mrekullitë dhe lavdia e rreme janë boshe.

Ato nuk reflektojnë dashuri, as dhe nuk ofrojnë ndonjë ngushëllim të vërtetë kur boshllëku i tyre zbulohet.

Forcat djallëzore po bëhen më të forta tani, bija Ime. Ato janë të përgatitura nga Satani, përmes ushtrisë së tij të ndjekësve të ligj. Këta ndjekës, përmes lakmisë dhe dashurisë për vetveten, e ndjekin me adhurim të bindur dhe do të çohen drejt parajsës së tij të çastit. Parajsa e tij e premtuar nuk është asgjë veçse errësirë e zezë dhe në kohën që fëmijët e Mi do ta kuptojnë këtë, koha për shpengim do të ketë kaluar.

Lutje për Shpëtim
Të gjithë fëmijët e Mi duhet të zgjohen ndaj kësaj ligësie, edhe po të jetë për dashurinë e familjeve të tyre, nëse duan të shpëtojnë njëri tjetrin. Dashuria Ime do t’i mbajë ata të udhëzuar, nëse ata kthehen tek Unë tani. Ata kurrë nuk duhet të kenë frikë të kthehen dhe të thonë:

“O Zoti im, më udhëhiq drejt Mbretërisë Tënde dhe më mbro nga errësira që e ka pushtuar shpirtin tim. Më dëgjo tani, O Zemra e Shenjtë, dhe përmes Mirësisë Tënde le të shkëlqejë Drita Jote e Dashurisë dhe e Mbrojtjes tejpërtej.”

Ata fëmijë të Mi që e thonë këtë lutje do të dëgjohen. Lutjet e tyre për shpëtim, për vetë ata dhe ata që duan, do të përgjigjen. Unë, përmes vizionarëve të Mi, të udhëhequr nga Nëna Ime e Bekuar, jam përpjekur me mundim të dërgoj paralajmërime për botën. Shumë, shumë herë vizionarët e Mi, megjithëse të refuzuar në fillim, më në fund u pranuan. Këtë herë, atyre nuk do t’iu jepet luksi i kohës që Mesazhet e tyre të dëgjohen nga shumë prej njerëzve e Mi.

Kujdes nga profetët e rremë
Por Unë duhet të paralajmëroj fëmijët e Mi që të kini kujdes nga profetët e rremë. Shumë vizionarë të vërtetë janë gabuar. Vizionarëve që janë të vërtetë, do t’iu jepen hiret që do ta emetojnë të Vërtetën Time, në një mënyrë të tillë që ato do të shoqërohen nga ngjarje të mbinatyrshme dhe mrekulli që nuk mund dhe nuk do të mohohen.

Zemra më thyhet kur Unë shikoj mënyrën me të cilën shumë prej tyre janë mohuar nga dishepujt e Mi më të shenjtë. Po këta dishepuj, të cilët Unë i kam dërguar për të mësuar fëmijët e Mi, po dështojnë në detyrën e tyre. Ata duhet të kthehen tani tek Unë për udhëzim dhe të luten për hiret që kërkohen për të udhëhequr popullin Tim.

Shërbëtorët e Mi të shenjtë janë shumë të veçantë dhe ata që i kanë marrë Sakramentet duhet ta dëgjojnë thirrjen Time. Detyra juaj është tani ndaj Meje. Rinovoni betimin tuaj tani. Besoni dhe ndiqeni Mesazhin Tim të Shenjtë. Jini të fortë, sepse ju tani të gjithë po thirreni për ta dëshmuar të Vërtetën në Librin e Zbulesës, dhe për të pranuar se koha ka ardhur. Përgatituni tani për këtë Ngjarje të Madhe. Mos më mohoni Mua apo të ktheni shpinën. Predikoni me forcë dhe me bindje. Mos i dobësoni Mësimet e Mia duke u thënë ndjekësve të Mi se çdo gjë do të jetë në rregull. Ky nuk është mesazhi për të cilin ishit thirrur. Detyra juaj ndaj Meje, Shpëtimtarit tuaj Hyjnor, është të informoni grigjën tuaj për të Vërtetën.

Fëmijëve të Mi nuk duhet t’u thuhet se të gjithë ata do të shpëtojnë. Kjo është një e pavërtetë. Sepse janë vetëm ata që e kërkojnë faljen Time dhe që dorëzohen ndaj Meje dhe Mësimeve të Mia, që do të shpëtohen.

Përse nuk i ndiqni Mësimet e Shkrimeve? Përse përdorni justifikime? Përse i drejtoni gabim dhe i bindni fëmijët e Mi se Hyji do t’i falë të gjithë? Ati Im i Përjetshëm do të falë vetëm ata që besojnë tek Unë dhe që pendohen.

A nuk ju tregoi gjë vdekja Ime në Kryq? Unë vdiqa për të shpëtuar njerëzimin nga marrëzia e Satanit. Prapë ju, përmes tolerancave të keq udhëzuara, iu mësoni fëmijëve të Mi një gënjeshtër. Ju keni rënë viktimë ndaj presionit të njerëzimit për ta kamufluar Doktrinën e Shenjtë, për të cilën ju ishit thirrur për ta predikuar.

A nuk keni fare turp? Kaq të kapur jeni ju, në tërheqjet e botës që Toka ka për t’ju ofruar, saqë ndiqni dogma të rreme, të diktuara tek ju nga toleranca gjithëpërfshirëse që Satani ka përhapur mes fëmijëve të Mi. Ata fëmijë të shkretë të keq udhëzuar kanë nevojë për drejtim. Ata gjithashtu duhet të kuptojnë ndryshimin midis interpretimit njerëzor dhe atij premtimi Hyjnor të bërë nga Unë.

Përse fëmijët e Mi nuk duan të besojnë në ndërhyrjen Hyjnore? Përse e refuzoni këtë kur ju paraqitet juve? Priftërinjtë e Mi, dëgjojeni thirrjen time. Lutuni që mesazhi Im i së Vërtetës të dëgjohet.

Mesazh për Peshkopët
Peshkopëve të Mi, Unë ju them këtë. Zhvishini rrobat, kthejini shpinën pasurive, të cilave ju i keni dhënë besim. Kërkoni përulësinë që kërkohet prej jush. Binduni ndaj Fjalës Sime, tani, ose merrni pasojat. Detyra juaj është tek Unë dhe Ati Im i Përjetshëm. Sa të verbër jeni bërë. Shenjat tani po jepen përmes vizionarëve, në qiell, dhe ju keni dështuar t’i shikoni. Në të kundërt ju uleni në kështjellat tuaja dhe qortoni. Për këtë, mëkatet tuaja nuk do të falen.

Mëkatet e dishepujve të Mi të shenjtë, të atyre që zgjedhin udhën Time, më fyejnë mua tepër. Hapini sytë, zemrat dhe kthehuni tek Mësimet në Librin Tim të Shenjtë.

Mesazh për Kardinalët
Kardinalëve të Mi, Unë ju them këtë. Në çfarë lartësish të mëdha jeni ngritur saqë keni harruar Sakramentet apo të Vërtetën e Mësimeve të Mia për të udhëhequr grigjën Time? Uluni poshtë tani dhe ndiqeni udhëzimin Tim. Mos u çorientoni nga falsitetet që e kanë mbërthyer njerëzimin. Mos më mohoni Mua, edhe ju.

Unë ju kërkoj të gjithëve që të luteni për Papën Tim të dashur e të guximshëm, Papa i fundit i Vërtetë. Ju, dishepujt e Mi, po çoheni në udhë të gabuar nga mashtruesi. Ai e ka treguar veten në korridoret e Kishës Sime dhe metodat e tij djallëzore tani po shfaqen. Ata prej jush që kanë sy, të vazhdojnë të shikojnë, para dhe pas jush. Ai do ta rrëmbejë shpirtin tuaj nëse ju dorëzoheni ndaj mashtrimit të tij.

Ju lutem që të luteni, tani, për të gjithë ju. Lutuni për udhëzimin Tim. Lypni falje dhe më lejoni Mua t’ju udhëheq përsëri.

Ata prej jush që do ta vënë në pyetje këtë udhëzim, të dëgjojnë tani. Përse nuk do të komunikoja Unë me ju në këtë mënyrë? Unë ju mësova të gjithëve, përmes Apostujve, të cilët, nën drejtimin e Shpirtit të Shenjtë, i dhanë botës Mesazhet e Mia, të cilat kanë jetuar deri tani. Tani koha është afër. Gjithë jetën tuaj ju u lutët për udhëzim. Në këtë kohë tani, Unë ju lutem ta dëgjoni thirrjen Time.

Shpëtimtari juaj Hyjnor
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2010/11/16/warning-to-clergy/

Hidhi të gjitha dyshimet mënjanë

E Martë, 16 Nëntor 2010, në 23:00

Shkruaje këtë bija Ime. Dyshimet që zvarriten në mendjen tënde janë të pritshme. Po, ti po tundohesh që të kthesh kokën, por ai, Mashtruesi, kurrë nuk do të fitojë ty nga Unë. Bija Ime e dashur, ti je më e fortë nga sa mendon sepse fare pak shpirtra të zgjedhur do të ishin në gjendje ta përmbushnin këtë kërkesë të madhe të shenjtë në mënyrën që ti e ke bërë. Kërkohet guxim për të përballuar mënyrën me të cilën Unë komunikoj me ty. Ti nuk u largove me vrap e trembur nga frika. Ti e dije që në fillim se ky ishte një Komunikim Hyjnor nga Hierarkia më e lartë dhe Më e Shenjtë.

Ti do të përjetosh sqarime të mëtejshme së shpejti të cilat do të heqin të gjitha dyshimet e tua. Kur kjo të ndodhë mendja jote do të hapet më tepër për të marrë këto hire të veçanta që duhet të hidhen mbi ty për të të mbushur me kurajon dhe vendosmërinë që kërkohet për të ndihmuar në kryerjen e kësaj profecie.

Po, bija Ime, për habinë tënde ti je e zgjedhura për të përmbushur profecitë e përmbajtura në Librin e Gjonit për të përgatitur njerëzimin për pastrimin që do të tregohet së shpejti. Kur frika, hezitimi dhe pasiguria të largohen nga ti, bija Ime e dashur, ti do të ngrihesh dhe do ta përfundosh këtë detyrë shumë të veçantë që Unë të kërkoj. Tani bëj ashtu si të them Unë. Ti duhet të recitosh Mëshirën Time Hyjnore në orën 3, çdo ditë, për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave. Ti duhet të vazhdosh të thuash Rruzaren e dhënë botës nga Nëna Ime më e shtrenjtë e cila punon me Mua për t’ju përgatitur për Ardhjen Time të Dytë në këtë Tokë.

Shumë shpirtra janë të humbur për Mua tani, me gjithnjë e më shumë të tjerë që po rrëmbehen prej Meje çdo ditë nga i ligu. Ata nuk duhet të merren nga Unë. Të lutem më ndihmo Mua të shpëtoj shpirtrat e tyre të gjorë. Hidhi të gjitha dyshimet mënjanë. Thjesht kujto detyrën tënde. Ndihmo që të hapen sytë e tyre për t’ia bërë të mundur që të shpengohen në sytë e Atit Tim të Përjetshëm. Vetëm po të vazhdosh të mendosh për rezultatin përfundimtar, ti do ta kuptosh përse kjo është e rëndësishme dhe përse kjo është një thirrje e bërë prej Dashurisë së Pastër që Unë mbaj për të gjithë fëmijët e Mi në Zemrën Time.

Mendo për të në këtë mënyrë. Dashuria e një prindi të devotshëm nuk njeh kufi. Nëse një fëmijë humbet dhe endet në udhën e përhumbjes, hidhërimi dhe shqetësimi i shkaktuar dhe i ndjerë nga prindi është si një shpatë që e shpon zemrën. Çdo prind që i do fëmijët e tij do të përpiqet të luftojë për ta deri në fund. Ata kurrë nuk dorëzohen. Kurrë. Po kështu është edhe me Mua. Unë do të bëj gjithçka në Fuqinë Time Hyjnore, pa ndërhyrë me vullnetin e lirë të njeriut për t’i kthyer zemrat e tyre tek Zemra Ime e Shenjtë. Ti, bija Ime, do të më ndihmosh Mua ta bëj këtë.

Unë nuk kam nevojë të të kujtoj mbi rëndësinë e bindjes dhe braktisjes së plotë tek Unë. Kjo është thirrja për të cilën ti je zgjedhur. Merre shpatën tënde tani. Ti duhet të luftosh krah për krah me Shpëtimtarin tënd Hyjnor në një përpjekje të fundit, për të sjellë shpëtimin e të gjithë fëmijëve të Mi, përpara Ditës së Gjykimit.

Shko tani në paqe dhe dashuri për të marrë Trupin Tim sot.

Shpëtimtari juaj i Dashur

Mesazh për Agnosticistët dhe Ateistët

E Enjte, 18 Nëntor 2010, në 21:00

Atyre që pohojnë se nuk besojnë tek Unë, Unë kam këtë për t’ju thënë. Bëjini vetes këtë pyetje: A mund të kujtoni një kohë kur ju besonit? Mendoni për kohën kur ishit fëmijë kur ju besonit në Hyj. Nuk ka rëndësi se çfarë feje ndiqnin prindërit tuaj. A besonit ju? Çfarë ndryshoi? A ishte ndikimi i të tjerëve? A ju thanë ata se ka një përgjigje të arsyeshme ndaj ekzistencës suaj?

Që nga fillimi i kohës, ka qenë e vështirë për fëmijët e Mi që të pranonin ndonjë ekzistencë tjetër jashtë kësaj. Megjithatë hidhini sytë nëpër botë dhe shikojini mrekullitë e Krijimit nga Ati Im i Përjetshëm. Diellin, hënën, detin, lumenjtë, bimët, kafshët dhe të gjitha mrekullitë e Krijimit dhe përgjigjuni kësaj. Nga erdhën të gjitha këto? Me të vërtetë besoni se doli nga diçka tjetër përveçse nga një Qenie e Superiore? Kujdes kur dëgjoni gënjeshtrat e përhapura nga të ashtu-quajturit tregues fati, që gjenden në Lëvizjen e Epokës së Re (New Age). Ata po çohen drejt asaj që ata besojnë të jetë e vërteta dhe kënaqësia e jetës së premtuar atyre në një erë të re. Kjo erë, drejt të cilës ata janë drejtuar të besojnë, është një parajsë e re, një formë qendre e universit, e kontrolluar nga njeriu, por e lavdishme. Ajo është një doktrinë e rreme. Shumë njerëz të Hyjit, përfshirë ata që besojnë, gabimisht e ngatërrojnë besimin e tyre në këtë doktrinë, me besimin në doktrinën e Dritës.

Ata po udhëhiqen nga djajtë. Disa e dinë se ata janë. Të tjerët nuk e dinë. Lutuni që ata ta shikojnë të vërtetën përpara se të vazhdojnë në udhën e tyre të kotë të zbrazëtisë.

Ateistëve Unë ju them këtë. Unë ju dua pavarësisht se sa më fyeni Mua. Ateistët që udhëhiqen dhe influencohen nga besimet e tjera, të ndalojnë dhe të mendojnë. Në përpjekjet e tyre për të ndjekur arsyen njerëzore, ata thjeshtë besojnë në një besim tjetër. Në besimin se njeriu është në kontroll. Ai nuk është. Por vetë këta njerëz, fëmijët e Mi të shtrenjtë, për të cilët Unë do të luftoj, po inkurajohen të ndjekin Satanin, mashtruesin dhe armikun e njerëzimit. Pyesni ateistin, i cili bën të pamundurën për të vënë në presion fëmijët e Hyjit, përse e bën ai këtë?

A nuk është e mjaftueshme që thjeshtë të më mohojë Mua? Përse gënjejnë këta njerëz? Shumë nga këto grupe ateiste e kanë një program për të tunduar dhe joshur fëmijët e Mi në një doktrinë të rreme. Mos u gaboni, besimi i tyre është një formë tjetër feje. Një fe që lartëson forcën e inteligjencës, arsyes dhe krenarisë. Ata imitojnë të njëjtat karakteristika të Satanit. Ata, në verbërinë e tyre, ndjekin një besim tjetër – adhurimin e errësirës, ku nuk ekziston asnjë dashuri.

Kaq të apasionuar janë këta ateistë, kaq krenarë për fenë e tyre, saqë ata nuk e kuptojnë se ajo që ata mbështesin është një fe – feja e mashtruesit i cili qesh me budallallëkun e tyre.

Ateistë, më dëgjoni Mua edhe një herë të fundit. Kthehuni tek Shkrimet e Shenjta, tani. Shikoni Librin e Gjonit dhe konsiderojeni të Vërtetën, ndërsa po fillon të zbulohet tani. A nuk ju duket e reale për ju, tani, ndërsa ju vëzhgoni ngjarje, ndërsa ato po zbulohen, fletë pas flete, çdo ditë, përpara jush?

A nuk mund ta shikoni se Fjala Ime, profecia Ime e parathënë kaq kohë më parë, mund të jetë e Vërteta? Hapini sytë tuaj dhe flisni me Mua, një herë, si më poshtë:

“Hyj, nëse Ti je e Vërteta më trego mua shenjën e Dashurisë Tënde. Hape zemrën time që të marrë drejtim. Nëse Ti Ekziston më lejo ta ndiej Dashurinë Tënde, që të mund ta shoh të Vërtetën. Lutu për mua tani.”

Ndërsa Unë po ju bëj thirrje, për herë të fundit, Unë ju them këtë. Dashuria nuk është bërë nga njeriu. Ju nuk mund ta shikoni atë por ju mund ta ndjeni atë. Dashuria vjen nga Ati i Përjetshëm. Ajo është një Dhuratë për njerëzimin. Ajo nuk vjen nga errësira. Errësira që ju ndjeni është e zhveshur nga dashuria. Pa dashuri të vërtetë, ju nuk mund të ndjeni. Ju nuk mund ta shikoni Dritën. Ju nuk mund të shikoni asnjë të ardhme. Unë Jam Drita. Unë Jam e ardhmja. Unë ju sjell lavdi dhe jetë të përjetshme. Kthehuni, tani, dhe kërkoni ndihmën Time. Bëjeni këtë, dhe Unë do t’ju përgjigjem dhe do t’ju mbështjell në Krahët e Mi.

Lotët e Mi të Gëzimit do t’ju shpëtojnë, ndërsa ju bëheni fëmija Im i dashur, përsëri. Ejani tani dhe bashkohuni me Mua në Parajsë.

Shpëtimtari juaj i Dashur 

Ngritja e Grupeve Satanike dhe kontrolli i Botës

E Shtunë, 20 Nëntor 2010, në 07:20

Bija Ime, tregoju fëmijëve të Mi se gjarpri është gati të dalë. Ata nuk duhet t’ia lejojnë vetes që të bien në kurthin e tij të lig nga i cili nuk ka asnjë kthim.

Ai, gjarpri ka shumë maska. Ndjekësit e tij, të gënjyer me premtimet për pushtet dhe lavdi, nga njëri tjetri, po komplotojnë tani, për të kryer një sërë ngjarjesh nëpër botë, të cilat do të shkaktojnë hidhërim të paparë, dhimbje dhe tmerr kudo.

Fëmijët e Mi nuk do të jenë më të mençur. Atyre fëmijëve, që iu është treguar e Vërteta dhe që drejtohen nga Unë, janë shpirtra të guximshëm. Ata po përpiqen shumë për të paralajmëruar botën për këto grupe të tmerrshme, të shpërndara në të gjitha drejtimet, të gjitha me një qëllim në mendje. Duke ndotur çdo vend, të pranishëm në çdo nivel autoriteti, ata komplotojnë fshehurazi.

Janë ata anëtarët e pafajshëm, pjesë e shoqërisë së ligë, që nuk e kuptojnë realitetin mbi të vërtetën. Por ata vazhdojnë, bëjnë veprat e tyre të mira, pa i kuptuar punët e liga që drejtuesit e tyre po i kryejnë fshehtazi. Dijeni se këta drejtues të lartë janë ndjekës të devotshëm të Satanit dhe marrin pjesë në ritualet e adhurimit që, po të vëzhgoheshin nga njerëz të tjerë, ata do të ndjenin neveri dhe tmerr për veprat e skandaloze të adhurimit Satanik dhe të betimit ndaj premtimeve të të Ligut, që janë në qendrën e organizatave të tyre.

Për ata nga ju, që i shihni fjalët e shpirtrave të Mi të guximshëm si çuditëse, më dëgjoni Mua tani. Pamundësia për ta kuptuar të Vërtetën dhe mos dëgjimi i atyre zërave të guximshëm, do ta shkatërrojë jetën tuaj, besimin tuaj dhe jetesën tuaj. Për kaq shumë kohë këta njerëz kanë komplotuar për kontroll. Punët e tyre janë të dukshme në shumë, shumë vende por janë projektuar të ndodhin në një mënyrë të tillë që ato fëmijë që kryejnë punët e tyre të përditshme, të mos e kuptojnë se çfarë po ndodh.

Gjarpri do të dalë TANI!
Kur Unë them se gjarpri është gati të dalë, Unë e kam fjalën për tani. Ai dhe ushtria e tij e ligë e bishave krenare dhe të uritura po marshojnë me shpejtësi dhe vendosmëri në çdo aspekt të jetës. Ata e drejtojnë jetën tuaj në mënyra me të cilat ju nuk jeni të vetëdijshëm. Meqenëse ata po udhëhiqen nga mashtruesi, ata janë dinakë, joshës, me gjuhë të mprehtë, lakmitar, të pamëshirshëm dhe kanë një qëllim në mendje. Ata, përmes bankave, komunikimeve moderne, ushtrisë, organizatave fetare dhe Qeverisë, do të duan t’ju sundojnë të gjithëve. Kini kujdes dhe dëgjoni tani.

Jo teori Konspirative
Paralajmërimi Im dhe ato të fëmijëve të Mi të dashur do të trajtohen si teori konspirative. Por ato nuk janë. Kjo situatë, bija Ime, nuk ka ardhur papritur. Ky grup, dhe Unë po i referohem vetëm një grupi tani, kanë qenë duke komplotuar, planifikuar dhe rekrutuar nga nivelet e larta në shoqëri për shekuj. Ata i kanë vrarë ata që i kanë ekspozuar në të kaluarën. Ata kanë vrarë udhëheqës, përfshirë koka të talentuara dhe të njohur, ndër shekuj. Ata janë vëllezër gjaku dhe ia hanë mishin njerëzimit.

Relikat Satanike
Ata i bëjnë nderime relikave të turpshme dhe shenjave që gjarpri dëshiron. Ky, mos u gënjeni, është një grup i fuqishëm dhe i frikshëm. Kaq të fuqishëm janë ata sa do të jetë e vështirë të shpëtoni nga kthetrat e tyre kur jeta juaj, ushqimi dhe paraja të jenë të varura prej tyre.

Fëmijët e Mi, shumë njerëz në pushtet, ndër qeveri, banka, industri ushqimore dhe agjenci ndihmash, nuk e dinë se çfarë po ndodh as edhe nuk do ta dinë deri në fund të Mundimit të Madh, i cili është gati të ndodhë. Atëherë ata do të shohin bishën të dalë në pah, që do të sjellë ndryshim të menjëhershëm saqë të gjithë ju do të duhet të luftoni, si kurrë më parë, për t’u fshehur nga regjimi i tij i lig.

Menjëherë sapo Bisha dhe ndjekësit e tij të kontrollojnë paratë tuaja, ata do t’i kontrollojnë të gjitha, përveç një gjëje. Ata nuk do të munden dhe kurrë nuk duhet të provojnë të vjedhin shpirtrat tuaj. Prapë kjo është pikërisht çfarë ata do të përpiqen të bëjnë.

Për ata prej jush që e vënë në pyetje këtë Mesazh të së Vërtetës, të dërguar tek ju prej dëshirës që Unë kam për t’ju ndihmuar, udhëzuar dhe për t’ju zbuluar të vërtetën, më dëgjoni Mua tani. Nëse ju nuk e besoni këtë Mesazh Unë, përmes lutjeve që Unë do të kërkoj me anë të ndjekësve të Mi, lutem që ju ta shikoni dritën. Unë ju lutem të kini kujdes dhe të jeni gati për shenjat e këtyre bishave djallëzore të uritura për pushtet, që jargosen ndaj planit dhe lavdisë së rreme që ata do të tregojnë.

Besoni, të kontrolluarit e aftësisë suaj për të fituar para, e aksesit tuaj ndaj saj, nuk do të jetë e mjaftueshme. Jo, ata do të duan shumë, më shumë nga ju. Ata do të duan të kontrollojnë çfarë hani, pini dhe ku jetoni. Për ta bërë këtë ju duhet tani të kryeni veprimin e mëposhtëm për të mbrojtur veten.

Gjeni streha
Ju lutem gjeni streha si grupe besimtarësh. Unë do t’ju dërgoj Dritën që t’ju ndihmoj të mbijetoni. Filloni të rrisni ushqimin tuaj. Ruani çfarëdo lloj ushqimi të mundeni dhe lëreni mënjanë. Filloni të planifikoni tani sikur po prisni një stuhi. Dijeni se errësira do të zbresë në atë shkallë, sa për të shpëtuar, ju duhet të jeni të përgatitur.

Dëgjojini profetët. Mos bëni të njëjtat gabime kur njerëzit e Mi nuk do ta dëgjonin profetin tim Noehin. Ata i kthyen atij shpinën. Refuzuan të dëgjonin. Ata vazhdonin jetën e përditshme ndërsa hanin dhe qeshnin në harresë të plotë mbi fatin e tmerrshëm që i priste ata.

Ngrihuni tani. Kthehuni tek Ati Im i Përjetshëm, Hyji Më i Larti, për udhëzim. Përgatitni familjet tuaja për errësirën që po vjen, të cilën ju nuk mund ta kuptoni tani. Lutuni, Lutuni, Lutuni për guximin për të mos e pranuar shenjën e bishës mizore. Ai, përmes ushtrisë së tij të ligë, do të përpiqet të kryejë atë që fillimisht do të jetë një vulë identiteti e ligë. Kjo do t’ju jepet dhe paraqitet si kryesore me qëllim që ju të tërhiqni para, të blini ushqim, të udhëtoni, të jetoni në shtëpitë tuaja dhe të kryeni tregti. Ky është kontrolli përfundimtar. Ju dhe udhëheqësit tuaj politikë të vërtetë do të jeni të pafuqishëm.

Unë i bëj thirrje medias, atyre që nuk janë të infektuar me këtë grup djallëzor, të hedhin sytë dhe të shikojnë se çfarë po ndodh. Ekspozojini të gjithë ata që e mbështesin gjarprin dhe ushtrinë e tij, por kini kujdes.

Fëmijët e Mi, t’i trembeni grupit dhe dijeni se ata me të vërtetë janë atje, dhe se pohimet e bëra nga ata njerëzit e fortë të guximshëm që po përpiqen t’i ekspozojnë ata, janë të vërteta.

Për ata prej jush që mund të mendojnë se si një Mesazh nga burimet Hyjnore mund të sjellë një ‘marrëzi’ të tillë të çuditshme, mendohuni përsëri. Kthehuni dhe lexoni Shkrimet. Fjalët e përmbajtura në Librin e së Vërtetës të Atit Tim janë të sakta. Ato tregojnë për ngjarje nga kohët e lashta. Ato japin të Vërtetën me qëllim që t’ju çojnë ju drejt Hyjit. Fjalët e profetëve të Mi atëherë dhe tani përfaqësojnë të Vërtetën e plotë të jetës që do të vijë.

Paralajmërimet e përmbajtura në Librin e Gjonit, megjithëse shumë njerëz sot e kanë të vështirë t’i deshifrojnë, janë të bazuara në ngjarje, që tani do të shpalosen.

Libri i Zbulesës tregon me saktësi një varg ngjarjesh, që do të nxiten nga Satani ndërsa afrohen Ditët e Fundit. Ai e di të Vërtetën se ditët e tij janë të numëruara. Por ai iu thotë fëmijëve të Mi të gjorë, që e adhurojnë atë, se parajsa, një e ndryshme por më tërheqëse se ajo që ka premtuar Hyji, i pret ata. Prandaj, në betejën e tij përfundimtare me Atin Tim të Përjetshëm, ai do të bëjë çdo gjë për të vjedhur shpirtrat dhe sa më shumë të mundet përpara se të zbresë Zemërimi i Atit tim.

Ai, Satani, është me nxitim. Vraponi nga ana tjetër. Mbrojini familjet tuaja dhe lutuni sikur nuk e keni bërë për një kohë shumë të gjatë. Lutja do t’ju mbrojë të gjithë ju. Rinovoni besimin tuaj tani, dhe kur tri ditët e errësirës të zbresin mbi Tokë, ata, ndjekësit e Mi, do t’i ndriçojnë shtëpitë e tyre me lehtësi. Errësira e tmerrshme të cilën asnjë njeri nuk e kupton, është më e zezë se nata.

Jo-besimtarët dhe ata që këndojnë lavdet e bishës, do ta kuptojnë të Vërtetën në atë pikë. Sepse ata nuk do t’i shpëtojnë errësirës ndërsa ajo zbret.

Ngrihuni, fëmijët e Mi, tani, dhe luftoni; planifikoni për mbijetesën e trupit dhe të shpirtit, ndërsa veprat djallëzore të këtyre njerëzve shpalosen para syve tuaj.

Shpëtimtari juaj i Dashur 

Kthimi në Besim

E Diel, 21 Nëntor 2010, në 01:30

Sot, bija Ime, Unë sjell një Mesazh shprese dhe paqeje tek të gjithë fëmijët e Mi që mund ta ndjejnë se këto Mesazhe kanë paraqitur frikë. Dijeni se madje edhe ata prej jush që e kanë të vështirë të besojnë tek Unë, në Atin Tim të Përjetshëm dhe në Shpirtin e Shenjtë, nuk duhet shqetësohen. Shumë nga ju, fëmijët e Mi të dashur, duan të besojnë, por për shkak të arsyetimeve dhe logjikës suaj, ku ju i vlerësoni të gjitha gjërat duke u bazuar në mendimin racional, ju do ta keni të vështirë të besoni në të mbinatyrshmen.

Mos u trembni. Duke u lutur, madje edhe vetëm një herë në ditë dhe duke i kërkuar Zemrës Sime të Shenjtë të derdhë dashurinë Time mbi ju, shumë shpejt do të ndjeheni ndryshe. Shumë nga ju – ata që janë të paqartë në besimin e tyre – i kanë zili të tjerët me besim të thellë. Ju duhet ta kuptoni se Unë ju dua të gjithëve. Si një prind, secili prej jush mban një vend të thellë dhe të veçantë në Zemrën Time. Ju kurrë nuk duhet të ndjeheni se nuk jeni të denjë për dashurinë Time.

A nuk ju desha Unë deri aty sa me dëshirë e dhashë jetën Time për ju me shpresën se do t’ju jepej një mundësi e dytë të ktheheshit tek Unë?

Fëmijë, ju gjithmonë do të shtyheni mënjanë nga të tjerët kur të shprehni një besim në Krijuesin tuaj Hyjnor. Kur kjo të ndodhë kujtoni që kjo është diçka që njerëzit duhet ta vuajnë në këtë Tokë, për dashurinë e tyre për Mua. Kurrë mos e lini këtë besim në Mua, Shpëtimtarin tuaj Hyjnor, të zbehet apo të fshihet prej atyre që do t’ju vështrojnë me keqardhje.

Po, shumë nga fëmijët e Mi, të influencuar nga arsyetimi dhe logjika njerëzore, të vëna qëllimisht në shpirtrat e tyre të mbyllur, do t’i vënë në pyetje besimet tuaja. Për t’ju fyer ju më tepër atyre do t’ju vijë turp nga besimi juaj, dhe ndërsa nuk do ta pranojnë atë publikisht, ata do të ndjejnë një xhelozi kurioze. Kjo xhelozi vjen nga bindja që atyre u lind, se brenda shpirtrave të tyre gjendet një boshllëk. Pavarësisht se sa shumë ata kërkojnë brenda vetes ata nuk mund ta kuptojnë përse ndodh kjo. Ndërkohë, ju, besimtarët, do të kaloni një poshtërim përmes syve në siklet të vëzhguesve me një besim të dobët ose pa besim fare.

Kurrë mos kini frikë apo t’ju vij turp të dëshmoni dashurinë që keni në zemrat tuaja për Atin Tim të Përjetshëm. Të jeni të hapur rreth besimit tuaj. Visheni dashurinë tuaj me krenari, për Mua, që të gjithë ta shohin. Duke vepruar kështu ju udhëhiqni me anë të shembullit.

Asnjëherë mos u përpiqni fort të impononi, përmes arsyetimit logjik, besimin tuaj tek jo-besimtarët në një mënyrë agresive. Por, tregoni dashuri dhe mbështetje për vëllezërit dhe motrat tuaja edhe pse ju e dini se ata kanë nevojë për udhëzim. Kur ata e shohin mënyrën e drejtë, me të cilën ju e deklaroni dashurinë tuaj për Mua hapur dhe me gëzim në zemër, ata do të fillojnë të çuditen.

Duke i drejtuar të tjerët, përmes shembullit të dashurisë, respektit dhe veprave të mira, ata do të tërhiqen drejt Dritës. Shumë nuk do ta kuptojnë në fillim përse. Por me kalimin e kohës dhe sidomos me anë të fuqisë së lutjeve tuaja, ata do të ecin drejt Meje.

Unë ju bëj thirrje të gjithëve që të luten për konvertimin e të gjithë shpirtrave. Kjo përfshin ata njerëz të njohur nga ju, personalisht, që ju e ndjeni se kanë nevojë për lutje, për vështirësitë që ata ndeshin në këtë jetë. Lutuni gjithashtu për kthimin në besim të atyre fëmijëve të gjorë të humbur për Mua përmes errësirës që i verbon ata ndaj së Vërtetës. Lutuni me dashamirësi dhe dashuri në veçanti për ata shpirtra që e ndjekin, aktivisht, udhën e mashtruesit. Ata, më shumë se kushdo tjetër, kanë nevojë për lutjet tuaja.

Bëjani të ditur, të gjithëve me të cilët bini në kontakt, hollësirat, se si secili prej tyre mund të shpengohet, madje edhe në momentin e vdekjes, duke recituar Kurorëzën e Mëshirës Hyjnore.

Ju lutem, ju lutem t’ia jepni këtë kujtdo që do të dëgjojë. Këshillojini ata, nëse do të guxonit, që ta lexojnë atë dhe ta mbajnë mend, sepse nëse ju e bëni dhe ata e thonë atë në frymën e tyre të fundit, ata mund dhe do të shpëtohen nga Unë.

Kurrë mos t’ju vijë turp për kryqet që mbani
Kurrë mos u ndjeni të fyer kur jo-besimtarët qeshin apo ju hedhin shakara kur ju luteni. Kurrë mos t’ju vijë turp për kryqet që mbani për mbrojtje. Mos i fshihni këto simbole të dashurisë që ju mbani për Mua, Shpëtimtarin tuaj Hyjnor, Atin Tim të Përjetshëm apo Shpirtin e Shenjtë. Duke i mbajtur me krenari këto simbole të nderit të shenjtë, ju do të drejtoni të tjerët drejt Meje. Pavarësisht nga përbuzja e jashtme që ju mund të merrni nga këta njerëz, për brenda, ata ju kanë zili për besimin tuaj. Shumë prej këtyre vëzhguesve ndjejnë një boshllëk të brendshëm, për shkak të mungesës së besimit. Lutja, fëmijët e Mi, mund të më ndihmojë Mua t’i fitojë shpirtrat e tyre. Thoni këtë lutje për ta.

“Zoti im i dashur, unë i shtrij krahët e mi për të të kërkuar Ty që t’i marrësh vëllezërit dhe motrat e mia të dashura në Krahët e Tu të butë. Bekoji ata me Gjakun Tënd të Shenjtë dhe jepu atyre Hirin e nevojshëm për t’i lejuar ata të marrin Frymën e Dashurisë Tënde që t’i udhëheqë drejt Shpëtimit të Përjetshëm.”

Kur ju, besimtarët e Mi, sfidoheni hapur nga të tjerët për besimin tuaj në fillim thoni këtë:

“Unë jam një ndjekës i Krishtit, i cili pësoi vdekjen në duart e jo-besimtarëve. Për shkak të kësaj, si një ndjekës i Krishtit, unë gjithmonë do të pësoj përbuzje prej të tjerëve, për shkak të dashurisë sime për Të. Ky është Kryqi që unë mbart dhe jam krenar për këtë fakt. Ai, Shpëtimtari im, vdiq, jo vetëm për mëkatet e mia, por edhe për të tuajat.”

Kur ata me krenari mburren për faktin se janë agnostikë apo ateistë, thojini atyre këtë. Pyetini ata nëse do të ndjehen ndryshe kur jeta e tyre në Tokë të vijë drejt fundit. Pastaj jepuni atyre këtë këshillë. Në shtratin e vdekjes kujtojeni këtë lutje të Mëshirës Hyjnore madje edhe nëse jeni akoma të pasigurt. Hapini zemrat tuaja dhe kërkojini Atit Tim të Përjetshëm që t’i fali ata. Kujtojeni premtimin Tim. Si Gjykatës, ashtu si edhe Shpëtimtari juaj, Unë do të fal – deri në frymën e fundit të secilit prej fëmijëve të Mi në Tokë. Thojini atyre që të luten fort me qëllim që t’i hapin zemrat edhe vetëm një herë.

Lutja i sjell të gjithë fëmijët e Mi më pranë Mbretërisë Sime në Tokë kur Qielli dhe Toka të shkrihen si një gjë e vetme. Fuqia e lutjes do të kuptohet tamam vetëm kur fëmijët e Mi t’i hapin zemrat e tyre dhe të thërresin. Kërkoni, dhe nëse është Vullneti i Hyjit, lutjet tuaja do të përgjigjen.

Kurrë mos ia mohoni fëmijëve tuaj Sakramentin e Pagëzimit
Më në fund, lutuni për fëmijët e vegjël, bijtë dhe bijat tuaja dhe të rinjtë në botë. Secili prej tyre e meriton t’i tregohet e Vërteta. Atyre nuk iu tregua e Vërteta e Dashurisë së Hyjit apo t’iu jenë dhënë udhëzime nga prindërit e tyre, për shkak të errësirës shpirtërore, që ka ekzistuar mbi Tokë në këto dy dekadat e fundit. Edhe nëse besimi juaj është i dobët, mos e shmangni detyrën tuaj, si prindër, t’ia jepni atyre të drejtën ndaj Sakramenteve, Pagëzimit në veçanti. Kurrë mos e merrni përsipër t’ia mohoni fëmijës suaj këtë Sakrament shumë të rëndësishëm. Shumë prindër që me krenari këmbëngulin, ndërsa bërtasin fort për pikëpamjet e tyre të mosbesimit, po i dëmtojnë shpirtrat e fëmijëve të tyre. Jepuni fëmijëve tuaj dhuratën e Sakramenteve. Me kalimin e kohës, ata ose do t’ju falënderojnë për këtë, ose do të më mohojnë Mua. Kjo do të varet nga ata. Më mohoni Mua nëse duhet ta bëni, por mos i vidhni shpirtrat fëmijëve të Mi. Ju mund të jeni prindërit e tyre në Tokë, por ata janë fëmijët e Atit Tim të Përjetshëm, Krijuesit dhe Bërësit të të gjitha gjërave. Mos u përpiqni t’i merrni ata në errësirë me ju. Kujtojeni përsëri, se pavarësisht nga besëtytnitë tuaja, Unë ju dua të gjithëve.

Shpëtimtari dhe Gjykatësi juaj Hyjnor

Thirrje për të gjitha Kishat dhe Besimet që të bashkohen kundër të Ligut

E Diel, 21 Nëntor 2010, në 15:00

Kishat e Mia nëpër botë, dëgjojeni thirrjen Time. Të gjithë ju fëmijë dhe ndjekës më përkisni Mua. Shumë prej jush po i ndjekin mësimet e kishës suaj dhe Hyjit Krijuesit të Njerëzimit. Kjo është mirë. Shumë prej jush i interpretojnë mësimet e Atit Tim të Përjetshëm në mënyra të ndryshme. Kjo ka ndodhur përmes interpretimeve të profetëve që nga fillimi i kohës.

Shumë profetë i interpretuan Mësimet e Hyjit në mënyrën siç qe marrë Mesazhi prej tyre. Disa nga fjalët e profetëve të Mi janë shtrembëruar. Të gjithë profetëve të Mi iu qe dhënë e Vërteta. Jo të gjithë profetët e Mi arritën të sigurojnë që ndjekësit e tyre të qëndronin në një udhë drejt Jetës së Përjetshme.

Të gjitha udhët çojnë tek Hyji, Krijuesi i njerëzimit. Ndjekësit e Hyjit i interpretojnë Mësimet në mënyra të ndryshme që çojnë në ngatërresa. Kur ngatërresa del hapur ju mund të jeni të sigurt se e vetmja mënyrë është që të thjeshtoni besimet tuaja. Thjesht besoni dhe nderojeni Krijuesin tuaj.

Unë iu bëj thirrje të gjitha kishave, feve dhe besimeve në mbarë botën që të luten për njerëzimin dhe për ata pa fe – tani. Dashuria për Hyjin nuk ka fare të bëjë me shkatërrimin e jetës. Asnjë njeri nuk e ka të drejtën, në Emrin Tim, apo të Atit Tim të Përjetshëm, të marrë një jetë në Emrin e Tij. Përkundrazi, mblidhuni së bashku dhe bashkohuni në dashurinë tuaj për Krijuesin tuaj përballë të ligut, ndërsa ai me shpejtësi ngrihet gjithandej përreth jush.

Fëmijët e Mi, më lejoni Mua t’ju kujtoj ligjet e Hyjit. 10 Urdhërimet, e dërguara tek ju nga Ati Im i Përjetshëm, përmes profetit të tij më të shenjtë dhe më të devotshëm Moisiut. Këto rregulla u krijuan për t’i mësuar fëmijët e Hyjit, në lidhje me mënyrat me të cilat ata duhet t’i bëjnë nderime Atij, për t’i udhëhequr ata drejt të Vërtetës. Sa shumë njerëz sot e kanë harruar këtë. Ata që nuk e kanë harruar, rrallë e mendojnë se çfarë ato do të thonë me të vërtetë. Ata që nuk i kuptojnë 10 Urdhërimet zgjedhin t’i interpretojnë ato në një mënyrë që është shumë larg nga e Vërteta. Atyre, Unë ju them ju lutem lexojini 10 Urdhërimet dhe dëgjoni ose rrezikoni të përballeni me Zemërimin e Hyjit. Kuptimi i tyre nuk duhet të zbehet prapa dashurisë së rreme, dhembshurisë së shtirur apo duke e justifikuar mëkatin në kundërshtim me ato që ju janë thënë.

Urdhërimi i parë ju tregon që të adhuroni vetëm një Krijues, Atin Tim të Përjetshëm, dhe t’i shmangeni idhujtarisë. Por ky Urdhërim i parë është hedhur tutje në favor të hyjnive të rremë. Me hyjni të rremë Unë nuk e kam kryesisht fjalën vetëm për njerëz në vendet e larta, apo ata që e lartësojnë veten në kulm, me qëllim që ju, fëmijët e Mi, të bini në ekstazë tek këmbët e tyre. Po, ky është një ofendim dhe tepër fyes në Sytë e Hyjit. Idhujtaria që Unë tani po i referohem është dashuria e njerëzimit për pushtet dhe para, të cilat mund t’i çojnë fëmijët e Mi në dëshpërim të zbrazët. Ky dëshpërim çon në thyerjen e rregullit tjetër, mëkati i vetë-obsesionimit. Dëshira për t’u kujdesur për udhën tuaj në jetë, duke e paguar me shpirtin tuaj, do të jetë rrëzimi juaj. Dashuria për veten, nuk është dashuri. Ajo është kotësi. Megjithatë, ajo është një doktrinë popullore sot. Ju, nën mburojën e dhembshurisë së shtirur, po e lartësoni veten dhe po e mohoni Hyjin. Mungesa e përulësisë suaj do të sjellë shkatërrimin tuaj. Kur ju e vini veten tuaj para të tjerëve, ata, dhe njerëz të tjerë do të vuajnë për këtë. Ky Urdhërim nuk duhet të thyhet asnjëherë. Arsyeja njerëzore, që përdoret për të justifikuar mëkatin, është një absurditet.

Mania për Njerëzit me Famë
Për të rinjtë që iu ka munguar drejtimi për kaq kohë, tani ata janë zhytur në humnerën e idhujtarisë në mënyra që janë të qarta për t’u parë nga të gjithë. Ato idhuj që fëmijët e Mi të rinj adhurojnë, për pjesën më të madhe, nuk janë nga Drita. Shumë i kanë shitur shpirtrat e tyre tek djalli, një fakt për të cilin ata me krenari mburren.

Joshja e tyre hipnotizuese, përmes muzikës dhe fjalëve të tyre, i bindin fëmijët e Mi se kjo është udha e vërtetë për t’u ndjekur. Imoraliteti i tyre tërheqës i inkurajon ndjekësit e tyre t’i imitojnë ata. Kur ata e bëjnë këtë, ata, fëmijët e Mi, e bllokojnë Dritën pasi edhe ata janë të zhytur gjithashtu në errësirën e përjetshme. Mania për njerëzit me famë në botë sot, do të thotë se fëmijët e Mi ndjehen në ankth gjatë gjithë kohës, ndërsa përpiqen të arrijnë të njëjtat lartësi, që ata që ndjekin mashtruesin thonë se po shijojnë.

Ejani tani, gjithë fëmijët e Mi, të të gjitha kishave dhe besimeve. Bashkohuni së bashku dhe luftoni për të drejtën për ta ruajtur besimin në Hyjin Atin e Përjetshëm, të drejtën për ta dashur njëri tjetrin, të drejtën për dashurinë e pastër, Dashurinë e Hyjit - Atit të Përjetshëm, Krijues të Qiellit dhe Tokës.

Shpëtimtari juaj i dashur dhe Gjykatësi i Drejtë 

Paralajmërimi i Madh – Një Dhuratë Mëshire

E Hënë, 22 Nëntor 2010, në 02:00

Bija Ime e dashur, Unë Jam kaq i kënaqur me mënyrën që ti i ndjek Fjalët e Mia me besim dhe bindje të plotë. Dashuria Ime për ty është e fortë. Po kështu është edhe dashuria jote për Mua. Ti tani më ndjen Mua shumë pranë zemrës tënde. Ti je një me Mua, tani, bija Ime. Unë, dhe Ati Im i Përjetshëm, ashtu si dhe Shpirti i Shenjtë – Trinia e Shenjtë, gëzojmë me përgjigjen tënde ndaj kësaj thirrjeje shumë të rëndësishme. Ne, dhe të gjithë engjëjt dhe shenjtorët ecim me ty, çdo ditë, për të të mbrojtur në këtë Punë më të Shenjtë.

Merr zemër dhe vazhdo ta mbash Dorën Time. Më lejo Mua të të udhëheq në fjalët e tua për t’i dhënë njerëzimit një mundësi për ta kuptuar më në fund të Vërtetën përpara Paralajmërimit të Madh. Ky Paralajmërim i Madh, prej Mëshirës dhe Dashurisë, si një Dhuratë e fundit ndaj fëmijëve të Mi, do të ndodhë së shpejti. Secilit prej fëmijëve të Mi do t’i tregohet jeta e tyre, mëkatet e tyre, keqbërjet e tyre dhe çdo fyerje për të cilat ata ishin përgjegjës kundrejt vëllezërve dhe motrave të tyre, e gjitha kjo gjatë një përvoje mistike. As edhe një burrë, grua apo fëmijë në këtë Tokë nuk do të përjashtohet.

Disa do të tronditen dhe trishtohen thellësisht nga mëkatet në jetën e tyre dhe menjëherë do të kthehen tek Unë, Gjykatësi i tyre i Drejtë, dhe do të shpengohen. Ata, prej dashurisë dhe trishtimit, do të kërkojnë Mëshirë.

Të tjerët do të jenë kaq të neveritur dhe të tronditur nga mënyra në të cilën mëkatet e tyre do t’ju zbulohen, saqë ata do të bien të vdekur përpara se të kenë mundësinë për të kërkuar falje.

Dhe pastaj do të jenë ata që ndjekin mashtruesin. Ata, në terrorin e tyre, kur të shikojnë mëkatet e liga në të kaluarën që t’iu shfaqen para tyre, do t’ia mbathin. Ata do të përpiqen të fshihen, por nuk kanë ku të shkojnë. Duke u luhatur, ata ose do të pranojnë çfarë shikojnë dhe të kërkojnë falje aty për aty, ose do të largohen dhe të përpëliten me turp dhe të tmerruar, por nuk do të kërkojnë Mëshirë.

Pastaj do të jetë mëkatari përfundimtar. Kur mëkatet t’i tregohen atij, gjithçka që ai do të bëjë është të argumentojë dhe të mohojë se ai i ka kryer këto ofendime të rënda kundër Urdhërimeve të Hyjit. Ai thjesht do ta mohojë të Vërtetën dhe do të kthehet drejt errësirës së Ferrit të përjetshëm.

Askujt nuk do t’i refuzohet Mëshira Ime
Përse fëmijët e Mi nuk duan ta kuptojnë këtë? Nëse ata pendohen me të vërtetë dhe dëshirojnë të vijnë dhe të jetojnë me Mua në Tokën e Re, ku Qielli dhe Toka do të bëhen një, përse ata nuk kërkojnë falje? Askujt nuk do t’i refuzohet Mëshira Ime e Drejtë nëse ata tregojnë keqardhje. Megjithatë, kaq të mbërthyer në ndjekjen e qëllimeve të tyre vetjake, ata nuk arrijnë t’i kuptojnë pasojat.

Zgjohuni tani, të gjithë ju. Pranoni ndryshimet që keni për të dëshmuar përmes veprave të liga të njerëzimit, shenjat që kanë qenë parathënë dhe që do të para-prijnë kthimin Tim në Tokë.

Më lejoni Mua që t’ju udhëheq për në ParajsëPërmes kësaj profeteje dhe Librit të së Vërtetës, Unë ju bëj thirrje, edhe një herë, prej Dashurisë Sime të çmuar për të gjithë ju, kthehuni tek Unë, tani, përpara se koha të mbarojë. Më lejoni Mua që t’ju mbaj në Krahët e Mi. Le të vërshojë Dashuria Ime në mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj. Hapini zemrat dhe më lejoni Mua që t’ju udhëheq për në Parajsën Time, në Tokë, ku ju do të gëzoni jetë të përjetshme. Përse do të dëshironit të zgjidhnit udhën tjetër të dënimit drejt askundit, kur e Vërteta iu është treguar?

Zemra Ime rënkon me shqetësim dhe trishtim kur Unë mendoj për fëmijët e Mi që thjeshtë refuzojnë ta pranojnë të Vërtetën e premtimit Tim. Unë them, edhe një herë, kthehuni tek Unë, tani, dhe flisni me Mua. Më kërkoni Mua që të kthehem në zemrën tuaj. Unë do ta bëj Veten që të përshtatet brenda shpirtit tuaj. Unë ju jap këtë premtim, madje edhe për ata shpirtrat më të ngurtë. Vetëm një fjalë është ajo që ju duhet të thoni. Më kërkoni Mua t’ju tregoj Praninë Time duke thënë:

“Jezus, unë ndihem i humbur. Çele zemrën time që ta pranojë Dashurinë Tënde dhe më trego të Vërtetën, që unë të mund të shpëtohem.”

Fjalët e Mia të Paralajmërimit nuk janë një kërcënim. Kjo ngjarje ka qenë njohur që nga vdekja Ime në Kryq. Përse mendoni se nuk mund të ndodhë? E Vërteta qëndron në Shkrimin e Shenjtë, që të gjithë ta kuptojnë. Unë do të veproj si Shpëtimtari juaj, deri në minutën e fundit, përpara se Unë të vij, si Gjykatës i Drejtë, që Unë të mund t’i udhëheq përfundimisht fëmijët e Mi tek familja Ime e dashurisë, gëzimit dhe lumturisë së madhe, ku të gjithë do të jetojnë në harmoni në përjetësi.

Satani dhe ndjekësit e tij do të zhyten në errësirë përgjithmonë. Familja Ime do të dëshmojë gëzimin dhe Qiej Hyjnorë, për të cilët asnjë njeri, po të provonte vetëm një shijim të asaj që premtohet, nuk do t’ia kthente shpinën kësaj lumturie të pastër në Mbretërinë e Atit Tim.

Lutuni, lutuni për falje dhe që të hyni në Mbretërinë e Atit Tim me lavdi ku ju, dhe të dashurit tuaj, do të mirëpriteni në Dritën e Dashurisë së Pastër.

Unë do të luftoj që t’ju fitoj të gjithë përsëri
Unë vdiqa për të gjithë ju dhe Unë do të luftoj për t’ju fituar të gjithë përsëri tek Unë, pavarësisht nga errësira e të ligut në botë, deri në momentin më të fundit.

Ju lutem, më lejoni Mua edhe një herë t’ju tregoj se sa shumë ju dua. Merreni Dorën Time tani, vendoseni kokën tuaj mbi Supin Tim dhe shpirti juaj i butë do të ndizet flakë me një dashuri që ju e keni harruar.

Shpëtimtari juaj i dashur

Paralajmërimi i Luftës Bërthamore

E Martë, 23 Nëntor 2010, në 03:00

Bija Ime, ti po vuan për shkak të Punës që po kryen në Emrin Tim. Errësira që ti ndjen vjen prej mashtruesit, i cili godet në çdo orë përmes të tjerëve – njerëz që ti i njeh – përmes errësirës së tij – për të të sulmuar ty. Pavarësisht nga ndjenja jote e dëshpërimit, ti në fakt, je e mbrojtur. Ai, mashtruesi, Unë të kam thënë se nuk do ta dëmtojë shpirtin tënd. Ti duhet të vazhdosh të lusësh Rruzaren Më të Shenjtë për mbrojtje të vazhdueshme nga mundimet. Duke lutur këtë adhurim të fuqishëm ndaj Nënës Sime të Bekuar ti do të shikosh një ndryshim.

Puna, që ti përpiqesh të vazhdosh ta përfundosh në Emrin Tim, nuk është e lehtë, por ti duhet të qëndrosh e fortë, bija Ime. Sepse ajo është Puna, që kur t’i zbulohet botës, do të sjellë paqe dhe kënaqësi tek fëmijët e Mi.

Ata, fëmijët e Mi, kur ta kuptojnë të Vërtetën, do ta marrin vesh se nuk po lihen mënjanë të harruar nga Krijuesi i tyre. Ngushëllimi që ata do të përjetojnë, përmes njohurisë që Unë do t’iu jap përmes këtij Libri, do t’i tërheqë ata më pranë Meje.

Plani për Luftën përpara
Mos ki frikë, bija Ime, ti je e sigurt, edhe pse ndjehesh e pafuqishme dhe i trembesh pasigurisë. Bota, përfshirë edhe vendi yt, ka për të përjetuar më shumë dhimbje si rezultat i kontrollit global, që do t’i bëjë njerëzit të pafuqishëm, prandaj edhe është e rëndësishme që të përgatiteni tani.

Unë të kam treguar më parë se ti duhet t’i tregosh fëmijëve të Mi që të fillojnë të planifikojnë tani përpara se lufta e frikshme globale të fillojë. Lufta, për të cilën Unë flas, po orkestrohet nga Dragoi i Kuq, tani. Dragoi, energjia e re botërore, po thur tani komplote dhe do të shkatërrojë qytete në Perëndim. Koha është pranë. Lutuni, lutuni për konvertim, pasi kjo ligësi nuk mund të ndalohet, pasi nuk ka mjaft lutje për ta parandaluar atë. Lutuni për ata shpirtra, që përmes kësaj lufte bërthamore, do të vdesin.

Tri Vjet përpara se Komploti të Shpaloset
Lutuni për ata shpirtra, tani. Ndërsa një fuqi globale do të marrë pushtetin gradualisht, me një dhembshuri të rreme, ata, bija Ime, do të synojnë të kontrollojnë lirinë tuaj për të jetuar, për t’u ushqyer dhe për t’u lutur. Prandaj edhe populli Im duhet të mundohet të bëhet i pavarur. Mbillni ushqimin tuaj. Gjeni streha, në kohë, ku ju të mund të takoheni për t’i bërë nderime Shpëtimtarit tuaj Hyjnor. Vetëm qëndroni të fortë. Mos i tregoni shumë njerëzve se përse e bëni këtë. Do të duhen vetëm 3 vjet që shenjat e këtij komploti të shpalosen para syve tuaj. Në atë kohë, planet tuaja do të japin një formë mbështetjeje, që ju mund ta keni vënë në dyshim dhe menduar, herë pas here, si të çuditshme. Mbillni ushqimin tuaj tani. Blini tani farat që nuk do të jenë të vlefshme për shitje në të ardhmen. Kjo do ta ushqejë familjen tuaj ndërsa zia globale e urisë të ndodhë.

Shkoni tani dhe përgatituni.

Shpëtimtari juaj i dashur

Shkalla drejt përsosmërisë shpirtërore

E Mërkurë, 24 Nëntor 2010, në 02:30

Shkruaje këtë, bija Ime e dashur. Besimi ndodh që i braktis ndjekësit e Mi më të devotshëm kur ata më pak e presin. Kjo është e rëndësishme, pasi e vë në provë besimin e tyre, me qëllim që ata të kthehen në Zemrën Time, gjithnjë e më të fortë për përvojë. Mos u trembni, kjo është një sprovë që Unë ia lejoj fëmijëve të Mi ta durojnë që të bëhen më të fortë.

Nuk është e lehtë ta ruani besimin tuaj tek Unë, fëmijët e Mi, pasi ka shumë pengesa, që e bllokojnë përkushtimin tuaj. Ju, herë pas here, do të ndjeni një boshllëk të plotë në shpirtin tuaj. Kjo mund t’ju lërë ju në një gjendje të acaruar sepse ju ndjeheni të vetmuar pa asnjë mbështetje.

Sepse ju, ndjekësit e Mi besnikë, duhet të kuptoni këtë. Unë, pavarësisht nga vetmia që ju mund të përjetoni, nuk Jam kurrë larg. Të gjitha këto episode e kanë një qëllim, për ta forcuar besimin tuaj në një mënyrë të tillë, për të siguruar që ju të lëvizni çdo herë disa hapa drejt Meje. Kjo është ajo që quhet shkalla drejt përsosmërisë shpirtërore, që është Qielli. Ajo është një shkallë e gjatë dhe mund të marrë një kohë shumë të gjatë për të arritur shkallët e sipërme. Çdo shkallë mund të përfaqësojë një zbulesë të re në ato mësime ku ju duhet të merrni përvojë përpara se të merrni Hiret që ju duhen për të ngritur shpirtrat tuaj drejt përsosmërisë shpirtërore që duhet për të hyrë në Parajsën e Atit Tim.

Ndërsa çdo shkallë ngjitet, një ndërgjegjshmëri e re e asaj që Unë pres nga ju do të kuptohet. E vështirë, nganjëherë, e padrejtë mund të duket, herë të tjera. Por për çdo shkallë që ju ngjisni, aq më të mençur ju bëheni në kuptimin e të Vërtetës së Mësimeve të Mia.

Disa i ngjisin këto shkallë shpejt, ndërsa të tjerë duan kohë. Disa nga ndjekësit e Mi të devotshëm mund të humbasin kurajon dhe kthehen mbrapsht një hap, dy hapa apo tri përnjëherë. Kjo është e natyrshme. Të tjerët që lëvizin tepër shpejt, fitojnë një besim që i bind ata se i kuptojnë të gjitha çështjet shpirtërore. Por kjo është mënyra e mashtruesit për t’ju bërë ta besoni dhe ta pranoni këtë besim të rremë. Të gjitha dhuratat e dhëna juve mund të vijnë vetëm prej Meje. Ato ju janë dhënë juve, ndjekësve të Mi besnikë, prej Dashurisë Sime të pakufishme për ju. Ju kurrë nuk duhet të mendoni se për shkak se besimi juaj është i fortë, e gjithë kjo është vepra juaj. Po, besimi juaj mund të jetë i fortë prej butësisë së zemrës suaj. Megjithatë, kjo gjithashtu është një Dhuratë prej Meje. Ju, për të arritur në majën e shkallës, duhet të jeni të përulët në dashurinë tuaj për Mua. Tregoni ndershmëri në çdo kohë.

Tregoni siguri në besimin tuaj, në çdo mënyrë, sepse kjo është e kënaqshme për Mua. Por kurrë mos bini në kurthin e të besuarit se i dini misteret e plota të Mbretërisë Hyjnore. Si njerëz, të lindur me mëkatin origjinal, vetëm koha do t’jua zbulojë këto mistere, fëmijët e Mi.

Përpiquni gjithmonë të pranoni gjithçka, madje edhe sprovat që Unë mund t’ju dërgoj, si një Dhuratë prej Meje. Të gjitha Dhuratat e Mia ju janë dhënë për t’ju bërë të fortë në dashurinë tuaj për Mua.

Unë Jam kaq shumë krenar për të gjithë fëmijët e Mi, që besojnë tek Unë dhe që më tregojnë Mua nderim dhe respekt. Me qëllim që Unë të mund t’ju ngre lart në Lavdinë e plotë të Parajsës së Atit Tim, ju duhet të aspironi drejt lavdisë së bashkimit të përkryer me Mua.

Për ta bërë këtë, fëmijët e Mi, duhet pak kohë dhe kërkohet durim, përpara se ju të arrini në braktisjen e plotë të shpirtit tuaj tek Unë. Sapo kjo të ndodhë, ju bëheni pjesë e Trupit Tim Mistik në përjetësi.

Dorëzohuni, fëmijët e Mi, ndaj Dashurisë Sime absolutisht të Pastër dhe ju kurrë nuk do të duhet të shikoni prapa apo të frikësoheni, sepse ju do të jeni të sigurt në Krahët e Mi.

Qëndroni të fortë, fëmijët e Mi besnikë, madje edhe përballë pengesave, sepse Unë nuk do t’i braktis asnjëherë ndjekësit e Mi të dashur të devotshëm. Asnjëherë.

Shpëtimtari juaj i dashur