Thursday, 12 October 2017

Misioni i Shpëtimit

___________________________________________
PËRGATITJE PËR ARDHJEN E DYTË TË JEZU KRISHTIT
___________________________________________
Informacion mbi Mesazhet prej Qiellit në lidhje me Paralajmërimin Botëror (ndriçimin e ndërgjegjes), dhe udhëzime shpirtërore dhe profeci për Kishën dhe botën që po shpalosen tani, në periudhën që i prin Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit, që do të ndodhë gjatë jetës së këtij brezi, siç është pohuar nga vetë Jezusi në Mesazhet e Tij.

Mesazhet dhe shfaqjet

Mesazhet Qiellore për njerëzimin po merren nga Maria e Mëshirës Hyjnore (një emër i vënë), që është një vizionare anonime katolike dhe profete nga Evropa. Mesazhi i parë iu qe dhënë më 8 Nëntor 2010. Deri në 6 Maj 2015 ajo mori prej Trinisë së Shenjtë dhe Zonjës Sonë mbi 1330 Mesazhe. Megjithëse tani ka një pauzë në dhënien e Mesazheve, Jezusi ka thënë se Mesazhet do të vazhdojnë në të ardhmen – ato do të jepen deri në Ardhjen e Tij të Dytë. Të gjitha Mesazhet Qiellore përbëjnë Librin e së Vërtetës, që iu qe zbuluar profetit Daniel në Besëlidhjen e Vjetër (Libri i Danielit 10,21 dhe 12,4-9) dhe Apostullit Gjon në Besëlidhjen e Re. Përmbajtja e Librit të së Vërtetës është e përshkruar në formë simbolesh në Librin e Zbulesës.

Vulat dhe profecitë
Në këto shfaqje, Jezusi i hap Vulat dhe profecitë në Librin të Zbulesës – Ai zbulon kuptimin e tyre. Profecitë e përfshira në Mesazhe parathonë dorëheqjen e Benediktit XVI dhe ardhjen e profetit të rremë, që tani është ulur në Fronin e Pjetrit në Selinë e Shenjtë. Mesazhet zbulojnë ngjarje si ngritja e botës Arabe, apostazia e shumë përhapur nga besimin Katolik (Vula e Parë) dhe përçarja në Kishën Katolike, ndryshimet globale të klimës prej Dorës së Hyjit, vaksinimi global i detyruar që do të sjellë vdekje, trazirat politike, Lufta e Tretë Botërore (Vula e Dytë), ardhja e antikrishtit, Rendi Unik Botëror, Kisha e Re Botërore pagane, zia e bukës nëpër botë (Vula e Tretë), implantimi i çipit – vulës së bishës – dhe shumë të tjera. Vulat e tjera të Librit të Zbulesës nuk janë hapur dhe shpjeguar akoma. Të gjitha këto ngjarje tregojnë se ne, me të vërtetë po jetojmë në kohërat e fundit dhe, siç po na thuhet, Dita e Zotit do të vijë së shpejti. Dhe ky është qëllimi kryesor i Mesazheve – për të lajmëruar të gjithë njerëzimin rreth gjërave që do të vijnë përpara dhe për të përgatitur njerëzimin për ngjarjen më të rëndësishme në historinë njerëzore që nga Vdekja dhe Ringjallja e Jezu Krishtit. Qëllimi i Mesazheve është për të shpëtuar sa më shumë shpirtra që të jetë e mundur.

Paralajmërimi
Mesazhi më urgjent i referohet një ngjarjeje mistike që do të shpaloset së shpejti nëpër të gjithë botën. Kjo ngjarje, e përshkruar nga Jezu Krishti si Paralajmërimi i Madh dhe Ndriçimi i Ndërgjegjes, do t’i jepet botës si akti më i madh i Mëshirës Hyjnore. Paralajmërimi, një Dhuratë mrekulli e takimit personal të çdo shpirti me Hyjin, do të ndihmojë për të përgatitur njerëzit për kthimin e Jezu Krishtit. Do të dëshmohet në të njëjtën kohë nga çdo person në botë përmbi moshën 7 vjeç. Do të zgjasë rreth 15 minuta. Do të jetë një përjetim aq i fortë saqë asnjëri nuk do të jetë në gjendje që ta injorojë atë. Të gjithë, edhe ateistët, do ta kuptojnë se Hyji ekziston. Të gjithëve do t’u tregohen mëkatet dhe veprat e mira, ashtu si ato duken përpara Syve të Hyjit. Kjo Dhuratë do t’i inkurajojë njerëzit që të rishikojnë jetët e tyre dhe t’i kërkojnë Hyjit falje. Përmes Paralajmërimit do të ndodhin shumë mrekulli të kthimit në besim, dhe bota do të ndryshojë. Njeriu, duke e njohur të vërtetën, do të vendosë për ta pranuar Hyjin ose për ta mohuar Atë. Do të ndjekë ose Udhën e Shpëtimit, ose udhën për në mallkimin përfundimtar, me zgjedhjen e tij.

Vula e Hyjit të Gjallë
Qe parathënë në Librin e Zbulesës dhe po jepet tani në këtë shfaqje si Lutja e Kryqëzatës 33. Neve na kërkohet nga Jezusi që ta mbajmë (ose ta kemi me ne) Vulën Hyjit të Gjallë në çdo formë (tekstin e Lutjes) dhe ta mbajmë atë në shtëpitë tona. Vula duhet të lutet çdo ditë. Ajo na mbron në trup dhe në shpirt, dhe asnjë e keqe nuk do t’i ndodhë atyre që mbajnë Vulën. Nuk duhet të shitet por duhet t’iu vihet të gjithëve në dispozicion falas. Nëpër Mesazhe mund të gjenden shumë paragrafë që i referohen Vulës. Në të shpjegohet kuptimi i Vulës. Është një Dhuratë prej Hyjit për të na mbrojtur ne dhe shtëpitë tona, dhe për të na ndihmuar që të hyjmë në Erën e Paqes.

Teksti i Vulës – Vula e Hyjit të Gjallë – Lutja e Kryqëzatës 33
O Hyji im, Ati im i Dashur, unë e pranoj me dashuri dhe mirënjohje Vulën Tënde Hyjnore të Mbrojtjes. Hyjnia Jote e mbështjell trupin dhe shpirtin tim përjetësisht. Unë përkulem në falënderim të përulur dhe e ofroj dashurinë dhe besnikërinë time të thellë tek Ti, Ati im i dashur. Unë të lutem Ty të më mbrosh mua dhe të dashurit e mi me këtë Vulë të veçantë dhe unë e kushtoj jetën time në shërbimin Tënd në shekuj të shekujve. Unë të dua Ty, Atë i Dashur. Unë të ngushëlloj Ty në këto kohë, Atë i Dashur. Unë të ofroj Ty Trupin, Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd fort të Dashur, në shpërblim për mëkatet e botës dhe për Shpëtimin e gjithë fëmijëve të Tu. Amen.

Kryqëzata e Lutjes
Në Mesazhe, Jezusi na jep gjithashtu Lutje dhe Litani që përbëjnë Kryqëzatën e Lutjes. Ai na kërkon që t’i lusim ato çdo ditë. Ka shumë Hire të lidhura me to, që sjellin shumë kthime në besim, në të njëjtën kohë. Për më tepër, Jezusi na mëson që të formojmë Grupe të Kryqëzatës së Lutjes që ne të lutemi së bashku me të tjerët për shpëtimin e shpirtrave dhe për mbrojtje në këto kohë të vështira. Grupet e Kryqëzatës së Lutjes do të ndihmojnë në formimin Ushtrisë së Jezu Krishtit të Kishës Katolike Mbetëse, besnike ndaj Shkrimit të Shenjtë dhe Traditës Katolike. Të gjithë ata që do të kthehen dhe do të pranojnë Hyjin, do të merren nga Jezusi në Ditën e Fundit për në Parajsën e Re – një Qiell i Ri dhe një Tokë e Re – Era e paqes dhe e lumturisë.

Ekstrakte prej Mesazheve
“Libri i së Vërtetës po i jepet botës në mënyrë që njerëzimi të ndjejë Dashurinë e Hyjit dhe të udhëzohet drejt të Vërtetës, që të mund të gjejë lirinë” (E premte, 30 Nëntor 2012 në 15:55).
“Menjëherë para se të kthehem, Drita Ime do të zhduket në botë, për një periudhë prej tri ditësh. (...). Unë do të kthehem në Tokë, në të njëjtën mënyrë në të cilën Unë u ngjita në Qiell. Unë do të vij në re, i rrethuar nga të gjithë engjëjt dhe shenjtërit në Qiell me Lavdi të Madhe. Sa e bukur dhe e gëzuar do të jetë ajo Ditë kur unë të vij për të Mbretëruar përmbi Tokë sipas Vullnetit të Atit Tim. Asnjë njeri nuk do ketë dyshim se jam Unë. As nuk do kenë dyshime rreth të ardhmes së tyre. Kjo do të jetë Dita kur Unë të vij për të Gjykuar. Unë do të ndaj popullin Tim në ato që Më duan dhe ato që Më urrejnë. Ata, që do të Më kenë refuzuar dhe do t’i jenë falur të gjitha gjërave të liga, do të largohen për në Zjarret e Përjetshme të Ferrit. Të tjerët do të vijnë të jetojnë me Mua, në Parajsë, bashkë me të drejtit e ringjallur. Kjo është arritja që çdo shpirt duhet ta kërkojë, kur Unë të vij përsëri, siç ju kam treguar. Të Krishterëve Unë po u them këtë. Dijeni se kjo Ngjarje e Madhe dhe e Lavdishme do të ndodhë së shpejti. Brezi juaj do ta shohë Ardhjen Time të Lavdishme.” (E diel, 18 Mars 2012 në 16:00).

Faqet dhe Gjuhët
Mesazhet tashmë janë përkthyer në shumë gjuhë të ndryshme.
Në gjuhën shqipe është faqja zyrtare:
http://paralajmerimi.blogspot.al/
Për më shumë informacion në të gjitha gjuhët është faqja zyrtare botërore:
http://TheRemnantArmy.info/
Email: admin@TheRemnantArmy.info
Të gjitha faqet zyrtare në çdo gjuhë janë ngritur me pranimin dhe aprovimin e Marias së Mëshirës Hyjnore, sipas udhëzimeve të Jezusit në Mesazhe.


Faqe të rëndësishme të këtij Misioni në gjuhë të tjera
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com
http://mybookoftruth.com
http://mdmlastprophet.com
JesusBelovedSaviour.com
http://book-of-truth.com
http://Internetgebetskreis.com 
https://messaggidagesucristo.wordpress.com
Faqja e parë e këtij Misioni, që aktualisht është mbyllur ka qenë http://www.thewarningsecondcoming.com. Sidoqoftë kjo faqe është arkivuar gjatë kohës së veprimtarisë së saj dhe gjendet në këtë link:
http://web.archive.org/web/20150315014112/http://www.thewarningsecondcoming.com/

___________________________________________
Misioni i Shpëtimit

Jezusi zbulon Dhuratën për Faljen e Plotë

E Martë, 31 Janar 2012, në 21:30

Ky mesazh iu dha Marias së Mëshirës Hyjnore pas një ore e gjysëm gjatë Adhurimit të Eukaristisë.
Bija Ime fort e dashur, sa gëzohem për dashurinë që tregohet ndaj Meje nga ndjekësit e Mi të shtrenjtë, dashuria e të cilëve është e ndërthurur kaq pranë me Zemrën Time të Shenjtë.

Unë kënaqem me fëmijët e Mi besnikë, dashuria e të cilëve për Mua më sjell Mua kaq gëzim në mes të dhimbjes Sime.

Ata janë drita që më sjell Mua forcën e nevojshme për të udhëhequr ushtrinë Time.

Këta, fëmijët e Mi të zgjedhur, besojnë se ka qenë vetëm besimi i tyre që i ka sjellë ata tek Unë.

Çfarë ata nuk kuptojnë është se Shpirti Im i Shenjtë zbriti përmbi ta, sidomos mbi ata me zemër të hapur, që ata të mund t’i bashkoheshin Kishën Sime të mbetur mbi tokë.

Ata, ndjekësit e Mi të dashur, që tregojnë bindje, vullnet të vendosur dhe dashuri të pastër në shpirtrat e tyre, do të jenë themeli mbi të cilin Unë tani do ta rindërtoj Kishën Time mbi tokë.

Ushtrisë Sime, përmes dashurisë së tyre për Mua, do t’i jepen hire shumë të veçanta tani.

Unë i dhuroj atyre këtë Falje të Plotë për t'i mundësuar që ta mbajnë pishtarin Tim të zjarrtë, në mënyrë që të mund të përhapin kthimin në besim.

Kjo dhuratë nga Unë do t'i mundësojë ata që ta përhapin të vërtetën e Fjalës Sime të Shenjtë, që ajo t’i prekë zemrat ngado që ata të shkojnë.

Ata duhet të thonë këtë lutje për shtatë ditë rresht dhe atyre do t’iu jepet Dhurata e Shfajësimit të Plotë dhe Fuqia e Shpirtit të Shenjtë.

Lutja e Kryqëzatës (24):


O Jezusi im, Ti je Drita e Tokës. Ti je Flaka që i prek të gjithë shpirtrat. Mëshira dhe Dashuria Jote nuk njohin kufi.

Ne nuk jemi të denjë për Sakrificën që Ti bëre me vdekjen Tënde në Kryq, dhe prapë ne e dimë se Dashuria Jote për ne është më e madhe se dashuria që ne mbajmë për Ty.

Na dhuro, O Zot, Dhuratën e përulësisë, që ne ta meritojmë Mbretërinë Tënde të Re.

Na mbush me Shpirtin e Shenjtë, që ne të mund të marshojmë përpara dhe të udhëheqim Ushtrinë Tënde për të shpallur të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë dhe të përgatisim vëllezërit dhe motrat tona për Lavdinë e Ardhjes Tënde të Dytë në Tokë.

Ne të nderojmë Ty. Ne të Lavdërojmë Ty. Ne të ofrojmë veten tonë, shqetësimet tona dhe vuajtjet tona si një dhuratë për Ty, për të shpëtuar shpirtrat. Ne të duam Ty, Jezus. Ki Mëshirë për të gjithë fëmijët e Tu, kudo që të jenë.

Amen.


Shkoni përpara në paqe, ndjekësit e Mi të dashur, dhe mbajeni mend se dashuria juaj për Mua e ndez Zemrën Time dhe i sjell gëzim të madh Atit Tim të Përjetshëm, Nënës Sime të Bekuar, engjëjve dhe gjithë shenjtërve në Qiell.

Unë ju dua të gjithëve. Unë pres momentin kur Unë ta përqafoj secilin dhe çdonjërin prej jush në krahët e Mi, në mënyrë që ju të mund të gjeni paqen, dashurinë dhe gëzimin që ju i keni pritur gjatë gjithë jetës suaj mbi tokë.

Jezu Krishti juaj i Dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/31/jesus-reveals-plenary-indulgence-for-total-absolution/

Virgjëra Mari Kërkon një ditë lutjeje dhe agjërimi për t’u përgatitur për Paralajmërimin

E Hënë, 30 Janar 2012, në 13:00

Ky Mesazh u mor nga Maria e Mëshirës Hyjnore pas dy të shfaqurash të ndara të Virgjërës Mari – njëra që ndodhi në mesnatën e 29 Janarit dhe e dyta të Hënën më 30 Janar 2012, në 13:00, gjatë së cilës Nëna Virgjër u shfaq shumë e trishtuar gjatë gjithë kohës.

Fëmija im ndërsa Biri im vjen tani për ta mbuluar mbarë botën me rrezet e Tij të Mëshirës, mua me zemër të rënduar më duhet të të them se shumë njerëz do të vdesin gjatë Paralajmërimit.

Lutu, lutu, lutu për shpirtrat e tyre.

Ti, fëmija im duhet t’i kërkosh të gjithë ndjekësve të këtyre mesazheve hyjnore që ta caktojnë ditën e nesërme, të Martën 31 Janar 2012 si një ditë të veçantë lutjeje.

Në këtë ditë ju duhet të thoni Rruzaren Më të Shenjtë dhe lutjen e Mëshirës Hyjnore.

Kur të jetë e mundur çdonjëri duhet të përpiqet dhe të agjërojë gjatë kësaj dite. Në këtë mënyrë më shumë shpirtra, sidomos ata në makat mortor, në kohën e vdekjes mund të shpëtohen prej mëshirës së Birit tim të dashur Jezu Krishtit.

Unë derdh lot trishtimi për këta njerëz të gjorë që nuk e kanë fare idenë se sa shumë dhimbje dhe mundim i shkaktojnë mëkatet e tyre Birit tim.

Gëzimi për dhuratën që Biri im tani i sjell botës është i përzier me hidhërimin për ata që nuk mund të shpëtohen me zgjedhjen e tyre.

Gënjeshtrat që do të dalin dhe përhapen në mbarë botën nga shpirtrat e errët pasi të ndodhë Paralajmërimi, duhet të ndalohen përmes lutjeve tuaja.

Lutuni që askush të mos e mohojë Mëshirën Hyjnore të Birit tim gjatë ose pas Paralajmërimit. Sepse çdo shpirt i humbur ndaj të tilla gënjeshtrash, është një shpirt që do të kapet nga i ligu.

Përhapeni konvertimin ngado fëmijë. Pranojeni se unë jam Bashkë-Shpenguesja dhe Ndërmjetësja që punon pranë Birit tim të dashur Jezu Krishtin për të shpëtuar gjithë shpirtrat nga shkatërrimi i përjetshëm.

Dashuria ime për ju fëmijë është shumë e fortë. Unë kërkoj mëshirë për secilin shpirt çdo sekondë të ditës duke iu lutur Atit Tim për të pasur mëshirë.

Por fëmijë ju duhet të ndihmoni duke u bashkuar me mua në lutje dhe sakrifica për t’i ndihmuar të gjithë fëmijët e Hyjit që të hyjnë në portat e Parajsës së Re.

Nëna juaj Qiellore
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/30/virgin-mary-calls-for-day-of-prayer-and-fasting-to-prepare-for-the-warning/

Mëshira Ime Hyjnore duhet të kuptohet ashtu siç iu qe zbuluar Shën Faustinës

E Diel, 29 Janar 2012, në 21:18

Unë, Jezusi juaj, dëshiroj të informoj botën se Mëshira Ime Hyjnore duhet të kuptohet ashtu siç iu qe zbuluar bijës Sime Helena, Shën Faustina.

Ky mister do të zbulohet ndërsa të gjithë do të dëshmojnë manifestimin përfundimtar të rrezeve të Mia të mëshirës për shpëtimin e njerëzimit.

Ata që të tallin ty bija Ime dhe thonë se ky mister tashmë i është zbuluar botës, ata duhet të dinë këtë.

Sa njerëz në botë sot dinë rreth premtimit Tim të Mëshirës Hyjnore? Fare pak, përfshirë edhe ti, bija Ime.

A nuk e dinin ndjekësit e Mi se Unë do të kthehesha për ta përgatitur botën për këtë ngjarje të madhe?

Unë gjithmonë i përgatis fëmijët e Mi për ngjarje të tilla. Ati Im i Përjetshëm dërgon profetë në botë me një qëllim, për t’ju dhënë paralajmërimin e mjaftueshëm që shpirtrat të mos zihen të papërgatitur. Gëzojeni këtë dhuratë të profecisë. Mos e refuzoni atë.

Kurrë mos mendoni se ju dini gjithçka rreth udhëve të Mia sepse, ndërsa ju mund të më doni Mua, ju jo gjithmonë më njihni Mua apo i kuptoni udhët e Mia.

Për secilin prej jush që i tall profetët e Mi dijeni se nuk janë ata që ju i tallni por Mua. Ata janë thjeshtë instrumentet.

Ju, fëmijët e Mi, nuk duhet kurrë të supozoni se ju me të vërtetë më njihni Mua, sepse po të më njihnit, ju nuk do të më mohonit Mua. Akoma edhe sot, ashtu siç bënë dishepujt e Mi kur Unë eca midis tyre, ju prapë e mohoni se jam Unë ai që po ju sjell drejt Meje.

Ju e zgjatni njërën dorë tek Unë me të majtën dhe më bini shuplakë me të djathtën.

A nuk më dëgjoni Mua tek ju flas tani? Nëse nuk më dëgjoni, atëherë uluni me qetësi dhe lutuni tek Unë që t’ua mbush zemrën tuaj të dërrmuar me zjarrin e Shpirtit Tim të Shenjtë.

Unë ju dua dhe nëse do të më pranoni Mua brenda zemrës suaj pa mburojën tuaj prej çeliku që më bllokon Mua, Unë do t’ju bëj të lirë.

Kur t’i hapni sytë dhe të shikoni se jam Unë, Shpëtimtari juaj Hyjnor, që po flas me ju atëherë më ndiqni Mua në udhën drejt Parajsës së Re me dashuri dhe gëzim në zemrën tuaj.

Mos e lejoni të ligun që të mbjellë dyshime në mendjen tuaj. Lutuni që ju të mund të jeni mjaftueshmërisht të fortë, të përulët në mendje dhe shpirt, për të vrapuar në krahët e Mi.

Vetëm kur ju vini tek Unë si një fëmijë, do të gjeni me të vërtetë paqe në shpirtin tuaj. Kjo është e vetmja mënyrë për të më lejuar Mua brenda zemrës suaj.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/29/my-divine-mercy-is-to-be-realised-as-revealed-to-st-faustina/

Virgjëra Mari: “Lutu për Papa Benediktin me gjithë zemër”

E Shtunë, 28 Janar 2012, në 21:00

Fëmija im, fuqia e Satanit po dobësohet dita ditës ndërsa Shpirti i Shenjtë vazhdon të përhapë krahët e Tij përmbi të gjithë fëmijët e Hyjit.

Besimi dhe dashuria e Hyjit po rritet kudo për shkak të lutjeve dhe hireve të veçanta të dhëna fëmijëve të mi nga Ati Im, Hyji Më i Larti. Konvertimi po shtohet. Shumë nga fëmijët e mi mund të mos jenë në djeni për këtë por ju do ta shikoni këtë nëse i hapni sytë tuaj.

Të lutem, fëmija im, ti duhet të lutesh për Papa Benediktin me gjithë zemrën tënde. Ai vuan kaq shumë dhe në shumë aspekte ai është i vetëm në hidhërimin e tij për braktisjen e besimit që ai e shikon edhe jashtë, edhe brenda Vatikanit të Shenjtë.

Ditët e tij në Selinë e Shenjtë janë zgjatur dhe për shkak të kësaj shumë prej rrëmujës së shkaktuar nga i ligu ka qenë shmangur.

Lutja fëmijët e mi është si një lëkundje e bubullimës në qiell. Lutjet tuaja po dëgjohen dhe po marrin përgjigje në Qiell fëmijë.

Kjo është e mirë. Vazhdo të lusësh lutjet e kryqëzatës të dhëna ty bija ime.

Këtu është një lutje e veçantë, Lutja e Kryqëzatës (23) për sigurinë e Papa Benediktit:

“O Ati im i Përjetshëm, në emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, dhe të vuajtjeve që Ai duroi për të shpëtuar botën nga mëkati, unë lutem tani që Ti ta mbrosh Zëdhënësin Tënd të Shenjtë, Papa Benediktin, Kreun e Kishës Tënde në Tokë, që edhe ai të mund të ndihmojë për të shpëtuar fëmijët e Tu dhe të gjithë shërbëtorët e Tu të shenjtë nga fshikullimi i Satanit dhe i mbretërisë së tij të engjëjve të rënë, që enden nëpër Tokë duke vjedhur shpirtra.

O Atë, mbroje papën Tënd, që fëmijët e Tu të mund të udhëhiqen në Udhën e Vërtetë, drejt Parajsës Tënde të Re në Tokë.

Amen.”


Mbretëresha juaj qiellore e Tokës
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/28/virgin-mary-pray-for-pope-benedict-alone-in-his-grief/

Thirrje për Klerikët: Përgatiteni grigjën Time për Ardhjen Time të shumë pritur të Dytë mbi tokë

E Premte, 27 Janar 2012, në 23:50

Unë jam Jezusi yt i dashur, Biri i Hyjit Më të Lartit dhe i lindur prej Virgjërës së Papërlyer Mari.

Bija Ime e dashur kurrë mos harro se kur ti punon për Mua, do të persekutohesh sepse njerëzimit nuk do t’i pëlqejë ta dëgjojë të vërtetën ndërsa Unë ta zbuloj atë ty në këto, kohët e fundit.

Fjala Ime e Shenjtë është shtypur për kaq kohë por nuk do të jetë më kështu.

Zëri Im do të dëgjohet në mbarë botën. Dashuria Ime do të zbulohet në gjithë Lavdinë Time dhe njeriu do të jetë në gjendje, më në fund, që ta çlirojë vetveten nga prangat e të ligut të vendosura rreth kyçeve të tij nga Satani.

Ndërsa e vërteta do të depërtojë në shpirtrat e fëmijëve të Mi, dhe do t’iu sjelli atyre lirinë të cilën ata kanë qenë duke e pritur, për një kohë kaq të gjatë, ajo, për fat të keq, do të shkaktojë përçarje.

Të dashur shërbëtorë të Mi të shenjtë, priftërinj dhe i gjithë kleri fetar brenda Kishës së Shenjtë Katolike, dijeni se Unë ju dua të gjithëve.

Shumë prej juve i keni kushtuar jetët tuaja për Mua me bujarinë e zemrës. Juve do ju duhet të mbështeteni mbi Mua tani.

Ju duhet të luteni për të pasur udhëzim, që të qëndroni të fortë në besimin tuaj dhe për të pasur dijen në çdo kohë.

Kurrë mos i hiqni sytë nga Unë për as edhe një moment.

Unë kam nevojë që ju ta përgatisni grigjën Time për të më mirëpritur Mua gjatë Ardhjes Sime të shumë pritur të Dytë mbi tokë.

Juve do t’ju duhet që të këmbëngulni dhe të mos lejoni që dashuria juaj për Mua të shuhet pavarësisht se sa nën presion të viheni.

Ju jeni dishepujt e Mi të vërtetë dhe Mua më duhet t’ju bëj thirrje që të merrni armët tuaja për të shpëtuar Kishën Time. Po kjo kishë, e themeluar përmbi Shkëmb nga dishepulli Im i dashur Pjetër nuk do të bjerë kurrë.

Armiku mund të besojë se ajo mund të shkatërrohet por ky do të ishte një supozim i marrë.

Askush s’do ta shkatërrojë, dhe as nuk mund ta shkatërrojë Kishën Time. Prej hirit ajo do të ngrihet për ta shpallur Lavdinë Time ndërsa Unë kthehem për të shpëtuar Mbretërinë Time mbi tokë.

Ju kurrë nuk duhet të më braktisni Mua, Shpëtimtarin tuaj të dashur, kurrë.

Sepse pa Mua nuk ka dritë. Pa dritë nuk ka të ardhme.

Bija Ime Unë i jap botës këtë Lutje të Kryqëzatës (22) që Kleri Katolik ta recitojë:

“O Jezusi im i dashur, më mbaj të fortë dhe mbaje të ndezur flakën e dashurisë sime për Ty, në çdo moment të ditës sime.

Kurrë mos e lër këtë flakë të dashurisë për Ty të zbehet apo të shuhet.

Kurrë mos më lër të bëhem i dobët para tundimit.

Më jep Hiret e duhura për të nderuar thirrjen time rregulltare, përkushtimin tim, besnikërinë time – dhe për të mbështetur Mësimet e Kishës Katolike tradicionale.

Unë të ofroj Ty besnikërinë time, në çdo kohë.

Unë të premtoj pjesëmarrjen time për të luftuar në Ushtrinë Tënde, që Kisha Katolike të mund të ngrihet përsëri e lavdishme për të të mirëpritur Ty, Jezus i dashur, kur Ti të vish përsëri.

Amen.”


Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti
Mbreti i gjithë Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/27/call-to-clergy-prepare-my-flock-for-my-long-awaited-second-coming-on-earth/

Sekreti i fundit i Fatimës zbulon të vërtetën e hyrjes në Vatikan të sektit të lig të satanit

E Enjte, 26 Janar 2012, në 21:40

Bija ime fort e dashur, kjo është koha që e Vërteta e plotë e mistereve të Mbretërisë Hyjnore t’i zbulohet botës.

E vërteta ka qenë fshehur për disa kohë. Pranimi i ndërhyrjes Sime hyjnore në botë, përmes mrekullish, shfaqjesh dhe komunikimesh hyjnore tek shpirtra të zgjedhur, ka qenë shtyrë mënjanë nga Kisha Ime për shumë vjet.

Se përse Kisha Ime e ndjeu nevojën për ta hedhur te vërtetën mënjanë, kur ajo nevojitej për ta forcuar besimin e bijve të Mi kudo, kjo dihet vetëm nga ata.

Çdo vizionare e Imja dhe e Nënës Sime të Bekuar qe injoruar që në fillim dhe qe trajtuar me përçmim nga Kisha Ime.

Bija ime, edhe sekreti i fundit i Fatimas nuk i qe treguar botës, sepse ai zbulonte të Vërtetën e hyrjes në Vatikan të sektit të lig të satanit.

Pjesa e fundit e sekretit nuk ka qenë zbuluar me qëllim për të mbrojtur sektin e lig që hyri ne Vatikan me shumicë që nga shfaqja e Nënës Sime ne vendin e shenjtë të Fatimas.

Bija ime Luçia qe heshtur nga fuqitë të cilat kontrollojnë pjesë të Vatikanit, mbi të cilat Papët e mi të dashur kanë pak kontroll.

Shiko se si ata, jo vetëm e kanë deformuar të Vërtetën e Mësimeve të Mia, por kanë futur metoda të reja të adhurimit Katolik të cilat më fyejnë Mua dhe Atin Tim të Përjetshëm.

Kisha Katolike është Kisha e Vetme e Vërtetë dhe si e tillë është shënjestra parësore e Satanit dhe e sektit të tij të lig.

E vërteta vjen nga Unë

E vërteta e bën njerëzimin të mos ndjehet rehat, sepse ajo mund të kërkojë sakrificë personale.

E vërteta shkakton zemërim në disa situata dhe në shumë raste trajtohet si herezi.

Megjithatë, vetëm e vërteta mund t’ju çlirojë nga gënjeshtrat – gënjeshtrat, të cilat vijnë nga Satani dhe të cilat krijojnë një barrë te rëndë mbi shpirtin tuaj.

Koha ka ardhur që e Vërteta të zbulohet në një botë, e cila është plot me gënjeshtra.

Kaq shumë gënjeshtra, bija Ime, iu janë paraqitur fëmijëve të mi nga fe të rreme, hyjni të rremë, drejtues kishe të rremë, udhëheqës dhe organizata politike të rreme, si dhe nga media të rreme.

Kaq shumë prej së Vërtetës është fshehur. Megjithatë, nëse e Vërteta e asaj çfarë po ndodh në botë do të zbulohej sot, shumë pak njerëz do ta pranonin atë.

E njëjta gjë vlen për Dhjetë Urdhërimet e Atit Tim. Ato janë Rregullat e vendosura nga Ati Im dhe që iu dhanë profetit të Tij Moisi.

E Vërteta kurrë nuk ndryshon, pavarësisht se sa shumë njerëzimi përpiqet për ta ndryshuar atë.

Urdhërimet e Atit Tim nuk pranohen më, madje as mes kishave të krishtera.

Nuk duhet të vrasësh - do të thotë se ti nuk mund te vrasësh një tjetër qenie njerëzore. Kjo nuk i referohet vet-mbrojtjes, por në çdo rrethanë tjetër.

Asnjë njeri nuk mund ta justifikojë vrasjen, abortin, ekzekutimin apo vetëvrasjen e asistuar (eutanazinë). Asnjëri.

Ky është një mëkat mortor (vdekjeprurës) dhe dënimi është një jetë e përjetshme në Ferr.

A e pranojnë bijtë e mi këtë, bija Ime? Jo, ata madje nxjerrin ligje që e bëjnë këtë jo vetëm të pranueshme por edhe të justifikueshme në Sytë e Hyjit. Por nuk është ashtu.

Çdonjëri prej Dhjetë Urdhërimeve të Atit Tim thyhet, çdo ditë.

Megjithatë Kisha Ime kurrë nuk predikon për seriozitetin e mëkatit. Ata kurrë nuk u thonë njerëzve se ata do të shkojnë në Ferr, po qe se ata kryejnë një mëkat mortor dhe nëse ata nuk tregojnë pendesë.

Zemra ime është thellësisht e plagosur.

Ato, Kishat e Mia, në mbarë botën nuk e predikojnë të Vërtetën

Shumë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë nuk besojnë më në gjendjen e Ferrit apo të Purgatorit.

Ata nuk i pranojnë Urdhërimet e Atit Tim. Ata e justifikojnë çdo mëkat.

Ata flasin për Mëshirën e Atit Tim, por nuk arrijnë të shpjegojnë pasojat e të vdekurit në gjendjen e mëkatit mortor. Duke mos kryer detyrimet e tyre, për të cilat ata kanë qenë caktuar, ata më ofendojnë Mua thellësisht.

Ata janë, në shumë raste, përgjegjës për humbjen e kaq shumë shpirtrave.

Zgjohuni para së Vërtetës, të gjithë ju që pohoni të jeni besimtarë në Hyjin Atin e Gjithëpushtetshëm, Krijuesin e të gjitha gjërave dhe dijeni këtë.

Ka vetëm një të Vërtetë.

Nuk mund të ketë më shumë se një të Vërtetë.

Çdo gjë tjetër përveç të Vërtetës është një gënjeshtër dhe nuk vjen nga Ati Im Hyjnor, Hyji, Krijuesi i Plotfuqishëm i të gjitha gjërave.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Shënim: Duhet përmendur këtu se në një Mesazh të mëparshëm Jezusi i tha Marias se edhe mëkati i vrasjes mund të falet tek një person i cili me të vërtetë pendohet.

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/26/the-final-secret-of-fatima-reveals-the-truth-of-satans-evil-sect-entering-the-vatican/

Virgjëra Mari: Një luftë bërthamore që përfshin Iranin po komplotohet

E Mërkurë, 25 Janar 2012, në 13:50

Fëmija im, shumë po ndodh tani në botë, ndërsa ushtria e satanit vazhdon të përhapë rrëmujë ngado.

Ata po përpiqen që të marrin kontrollin e të gjitha institucioneve financiare, në mënyrë që ata të mund të kryejnë një mizori të tmerrshme mbi fëmijët e mi.

Ata, grupi i lig i udhëzuar nga joshja dhe fuqia, po përpiqen gjithashtu të krijojnë një luftë bërthamore në Iran.

Ti, fëmija im, duhet të lutesh që Hyji Atë, në Mëshirën e Tij të madhe, t’ua hapë zemrat për të ndaluar së ndodhuri këto gjëra.
Kurrë mos humbisni besimin, fëmijë, sepse lutjet tuaja po veprojnë.

Ligësi të mëdha, përfshirë aborti, eutanazia (vetëvrasja e asistuar), prostitucioni dhe perversitetet seksuale, po fillojnë të dobësohen nëpër botë tani.

Lusni, lusni, lusni Rruzaren time Më të Shenjtë, fëmijë, në grupe, nëse është e mundur kudo.

Satani po e humbet fuqinë e tij, me shpejtësi, ndërsa thembra ime po fillon ta shtypë kokën e gjarprit.

Nuk do të zgjasë shumë tani për mbërritjen e Birit tim mbi tokë.

Së pari, Ai do t’ju japë këtë mundësi të fundit për t’u konvertuar.

Pastaj ai do ta përgatisë botën, me shpejtësi, për Ardhjen e Tij të Dytë.

Koha është e shkurtër tani.

Lutja është arma, fëmijë, për ta përmbajtur ushtrinë e Satanit nga persekutimi final që ata po planifikojnë kundër njerëzimit.

Mbajeni mend se Ati im i Përjetshëm, përmes Dashurisë dhe Dhembshurisë së Tij, do t’ju mbrojë të gjithë ju, që besoni në Atë.

Për ata që do të vazhdojnë të mos i binden Atij dhe ta mohojnë të Vërtetën e Ekzistencës së Birit tim të dashur, lutuni, lutuni, lutuni për shpëtimin e tyre.

Koha është gati. Hapini zemrat tuaja ndaj Mëshirës Hyjnore të Birit Tim.

Qiejt do të fillojnë të ndryshojnë tani dhe më pas të gjithë do ta shikojnë këtë mrekulli të madhe të shpaloset para tyre.

Qëndroni gati.

Përgatitini shtëpitë tuaja dhe luteni Rruzaren time të Shenjtë në çdo rast për ta dobësuar mbërthimin e të ligut.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/25/virgin-mary-nuclear-war-involving-iran-being-plotted/

Lajm i Mirë – Hyji, Ati Im i Përjetshëm, ka sanksionuar shpëtimin e shumicës së njerëzimit

E Martë, 24 Janar 2012, në 16:55

Bija Ime fort e dashur jam Unë, Jezusi yt, që vjen tek ti sot për të të dhënë lajmin e mirë për botën.

Shumë lutje dhe vuajtje, të ofruara nga shumë shpirtra të zgjedhur në tokë, kanë bërë që shumë më tepër prej fëmijëve të Hyjit, tani të mund të shpëtohen.

Nëse ju e kuptoni fuqinë e sakrificës dhe lutjes, fëmijë, ju kurrë nuk do të ndalonit së luturi.

Hyji, Ati Im i Përjetshëm, ka sanksionuar shpëtimin shumicës së njerëzimit.
Kjo do të thotë se shumë do të konvertohen gjatë Paralajmërimit dhe ata që nuk do të kthehen, mund të shpëtohen me anë të fuqisë së lutjes.

Nuk do të thotë se të gjithë do të shpëtohen sepse, për fat të keq, nuk do të jetë kështu.
Këta njerëz të ngurtësuar, besnikëria parësore e të cilëve është ndaj satanit dhe sekteve të liga që ai kontrollon në botë, nuk do të dëshirojnë që të shpëtohen.

Në të kundërt ata do të zgjedhin një Parajsë të ndryshme. Një parajsë që ata janë të shtyrë për ta besuar se ekziston jashtë asaj të premtuar njerëzimit nga Ati Im.

Kjo Parajsë e rreme, në të cilën ndjekësit satanikë të bishës besojnë, nuk ekziston.

Ajo është krijuar nga satani në mendjet e dishepujve të tij dhe është thjesht një iluzion. Shumë iu është premtuar.

Shpirtrat e errët besojnë në një univers të ndryshëm, në një entitet të ndryshëm, ku Hyji nuk ekziston.

Ata besojnë në forma të tjera jete, në krijesa të tjera dhe në një regjim paqësor që është tërësisht i bazuar mbi një gënjeshtër.
Asgjë prej këtyre nuk është reale fëmijë. Ato nuk ekzistojnë, as edhe nuk mund të ekzistojnë, sepse nuk qenë krijuar nga Ati Im.

Hyji Ati i Gjithëpushtetshëm, krijoi tërë universin – yjet, planetët dhe tokën si dhe gjithë hapësirat e ndërmjetme.

Lutuni për ata që ndjekin kulte të tilla.

Lutuni që më shumë nga fëmijët e Mi që, për shkak se janë në dhimbje, të mos i kërkojnë këto mjete shpirtërore të cilat nuk janë nga Hyji.

Lutuni tani në falënderim për këtë dhuratë të veçantë që tani po i ofrohet njerëzimit nga Ati Im, me këtë Lutje të Kryqëzatës (21).

“Ne të lavdërojmë Ty dhe të falënderojmë Ty, O Hyji i Shenjtë, Krijuesi i Plotfuqishëm i njerëzimit, për Dashurinë dhe Dhembshurinë që Ti ke për njerëzimin.

Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e Shpëtimit që Ti po i dhuron fëmijëve të Tu të ngratë.

Ne të lutemi Ty, O Zot, që t’i shpëtosh ata që ndjekin të ligun dhe që zemrat e tyre të hapen ndaj të Vërtetës së Jetës së tyre të Përjetshme.

Amen.”


Gëzohuni fëmijë për këtë dhuratë të madhe.

Por ju keni akoma shumë punë për të bërë për të shpëtuar shpirtrat pasi shumë nga vëllezërit dhe motrat tuaja do të mbeten me kokëfortësi kundër të vërtetës së fjalës Sime të Shenjtë.

Jezusi juaj i Dashur
Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/24/good-news-god-my-eternal-father-has-sanctioned-the-salvation-of-much-of-mankind/

Dëgjoni thirrjen Time urgjente për t’u lutur për shpirtrat e ateistëve

E Hënë, 23 Janar 2012, në 15:20

Bija Ime fort e dashur bota ka për të ndryshuar përtej njohjes.

Sepse koha Ime është pothuajse këtu tani.

Unë iu bëj thirrje të gjithë atyre që besojnë tek Unë, Shpëtimtari i tyre Hyjnor dhe tek Ati Im i Përjetshëm, që të ndaloni atë që po bëni dhe të dëgjoni.

Pavarësisht nëse besoni apo jo në këto, mesazhet e Mia të drejtuara botës për këto kohë, dëgjojeni tani kërkesën Time urgjente.

Lutuni, lutuni dhe lutuni me gjithë dashurinë që ju mbani për Mua në zemrat tuaja, për shpirtrat e ateistëve.

Shumë do të vdesin gjatë Paralajmërimit.

Shumë nuk do të marrin një mundësi për t’u penduar në kohë.

Unë ju bëj thirrje që t’i ofroni të gjitha vuajtjet dhe lutjet tuaja për ato shpirtra, në mënyrë që Unë të mund t’i shpëtoj ata nga flakët e ferrit.

Lutuni për ata që nuk do të kthehen tek Unë edhe kur e vërteta t’iu tregohet.

Lutuni gjithashtu edhe për ata që do ta gjejnë purgatorin në tokë – pendesën që do të pranohet prej atyre me zemër të mirë, – të jetë shumë i vështirë.

Shumë do ta gjejnë atë shumë të dhimbshëm.

Lutuni që ata të marrin forcën që iu duhet për të duruar.

Shkoni fëmijë dhe bëni gjithçka që Unë ju kërkova sepse ka pak kohë të mbetur.

Unë ju dua. Mbajeni mend, nuk ka asgjë për t’u frikësuar nëse ju më doni Mua.

Vetëm lutuni për ata që më refuzojnë Mua sot dhe për ata që do t’ia kthejnë shpinën të vërtetës.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/23/hear-my-urgent-plea-to-pray-for-the-souls-of-atheists/

Profeti i Rremë do të trajtohet si një Shenjtor i gjallë. Ata që e kundërshtojnë atë do të konsiderohen heretikë

E Shtunë, 21 Janar 2012, në 13:15

Bija Ime fort e dashur, lajmëtarëve të Mi në botë, të zgjedhur për ta përhapur fjalën Time të Shenjtë, iu është dhënë secilit një rol i ndryshëm. As edhe dy nuk e kanë të njëjtë.

Prandaj dhe lajmëtarët e Mi nuk duhet kurrë ta ngatërrojnë secilin mesazh duke i krahasuar ato me njëri-tjetrin.

Ti, bija Ime si lajmëtarja e 7-të, ke qenë zgjedhur që t’i informosh fëmijët e Mi për të vërtetën. Shumë nga e vërteta Ime të është dhënë tashmë por shumë më tepër ka për t’u dhënë tani.

Për shkak të sekreteve të përmbajtura brenda tyre, kur ato do të tregohen, ti do të tallesh, përçmohesh dhe do të bëjnë të dukesh si budallaqe.

Këto mesazhe janë për të ndihmuar në pastrimin e popullit Tim duke përfshirë si ata që e pranojnë thirrjen për të më ndjekur Mua, ashtu edhe ata shpirtra që janë të zbrazur në dashuri dhe me zëmër të ftohtë.

Pa këtë pastrim toka nuk mund të purifikohet. Ajo ka nevojë të purifikohet që ajo të bëhet e denjë që Unë të eci në të përsëri.

Fëmijët e Mi duhet të gëzohen. Frika nuk është diçka që vjen nga Unë.

Frika vjen nga i ligu. Megjithatë ju do të ishit të falur dhe të justifikuar kur ju frikësoheni për ata shpirtra që ecin në verbëri. Jo se ata nuk mund të shohin por sepse ata zgjedhin që të mos shohin.

Detyra juaj ndaj Meje, ushtria Ime e dashur e ndjekësve, është që të më ndihmoni Mua ta përgatis udhën për në Mbretërinë Time Hyjnore që po vjen mbi tokë.

Unë kam nevojë për ndihmën tuaj, Unë kam nevojë për lutjet tuaja. Lutjet tuaja do ta dobësojnë si punën e anti-krishtit, ashtu edhe atë të profetit të rremë, i cili do të zërë vend në Selinë e Shenjtë në Romë.

Të gjithë fëmijët e Mi, ju duhet ta dini se Unë fal gjithçka. Edhe ata që janë të përfshirë në grupe satanike, për të cilët Unë flas, mund të shpëtohen nga të rënit akoma më poshtë për në portat e Ferrit.

Mëkati mund të zbutet për shkak të lutjes. Juve nuk ju duhet të shkoni në betejë dhe të luftoni me grushtet tuaja të ngritura; gjithçka që ju duhet të bëni është që të luteni.

Parajsa Ime e Re është e mrekullueshme fëmijë. Shumë përgatitje kanë përfunduar me të njëjtat mrekulli siç iu paraqitën Adamit dhe Evës, të cilat ata i refuzuan përmes mëkatit. Gjithçka është gati.

Ju ndjekësit e Mi do të përfitoni nga Parajsa e Re e bukur në tokë mbi të cilën Unë do të mbretëroj.

Meqenëse ju, të këtij brezi, jeni zgjedhur që ta shijoni këtë Parajsë, ju nuk duhet të ndaloni në punën tuaj për të më ndihmuar Mua që të marr të gjithë fëmijët e Mi me Vete në Mbretërinë Time të Lavdishme.

Fëmijët e Mi sidoqoftë, kini kujdes, sepse profeti i rremë do t’ju bëjë të besoni se ai gjithashtu po ju përgatit për një vend të ngjashëm me Parajsën.

Gënjeshtrat e tij do të magjepsin një grup naiv ndjekësish Katolikë. Ai do të paraqesë një tërheqje të jashtme mahnitëse dhe të dashur dhe të gjithë fëmijët e Mi në Kishën Katolike do të ngatërrohen.

Një shenjë që duhet të vini re do të jetë krenaria dhe arroganca e tij të fshehura prapa një përulësie të jashtme të rreme. Kaq të gënjyer do të jenë fëmijët e Mi sa ata do të mendojnë se ai është një shpirt i veçantë dhe i pastër.

Ai do të trajtohet si një shenjtor i gjallë. As edhe një fjalë e nxjerrë nga goja e tij nuk do të vihet në pyetje.

Ai gjithashtu do të duket të ketë dhunti të mbinatyrshme dhe njerëzit në çast do të besojnë se ai mund të kryejë mrekulli.

Ata që do ta kundërshtojnë atë do të kritikohen dhe do të konsiderohen heretikë.

Të gjithë këta shpirtra të akuzuar se janë heretikë do të flaken mënjanë dhe do t’iu hidhen qenve.

E gjithë e vërteta në lidhje me mësimet e Mia do të shtrembërohet. Gjithçka do të jetë një gënjeshtër. Persekutimi do të zhvillohet ngadalë dhe do të jetë fillimisht i maskuar.

Shërbëtorët e Mi të Shenjtë të vërtetë do të duhet që ta thonë Meshën privatisht dhe në shumë raste jo në një Kishë Katolike.

Atyre do t’iu duhet të ofrojnë Mesha nëpër streha. Fëmijë kur kjo të ndodhë ju nuk duhet të humbisni shpresë. Kjo do të marrë fund brenda një periudhe të shkurtër kohe.

Veç lutuni për shpirtrat që, në besnikërinë e tyre ndaj Profetit të Rremë, do të harrojnë për Trininë e Shenjtë e cila është themeli i mirëfilltë mbi të cilën Kisha Katolike është ndërtuar.

Shumë fe ndjekin vetëm një entitet të Trinisë së Shenjtë. Disa nderojnë Atin. Të tjerë, Birin por këta janë Një, bija Ime.

Ka vetëm një Hyj të vërtetë. Ai është Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë; tri persona të dallueshëm, të gjithë në një esencë hyjnore. Të gjitha besimeve do t’iu jepet e vërteta së shpejti dhe shumë do ta pranojnë këtë mister të shenjtë.

Më ndiqni Mua drejt udhës së shpëtimit sepse ju, ndjekësit e Mi, keni një të ardhme të lavdishme përpara, por ju duhet të qëndroni të fortë.

Ky është brezi i zgjedhur për Parajsën Time të Re mbi Tokë.
Mos e refuzoni këtë dhuratë të lavdishme të jetës e cila shkëlqen me gjithë madhështinë e saj. As edhe një shpirt nuk do të ketë nevojë për asgjë. Parajsa Ime e Re mbi tokë do të jetë një epokë paqeje dhe lumturie pa mëkat.

Ky është vullneti hyjnor i Atit Tim dhe ka qenë premtimi i Tij për njerëzimin që nga fillimi.

Të jeni të gëzuar dhe të lumtur sepse ju keni shumë për të pritur fëmijë.

Sprovat përpara do të zbehen në gjëra të parëndësishme kur ju ta dëshmoni Mbretërinë e lavdishme e cila po ju pret.

Unë ju dua fëmijë. Unë e di se ju më doni Mua. Prandaj Unë ju kërkoj të tregoni dashuri ndaj atyre që janë të verbër ndaj Shpirtit Tim të Shenjtë.

Lutuni për ta në çdo rast që ata të mund ta shohin përsëri të vërtetën e premtimit Tim të dhënë njerëzimit kur Unë vdiqa për të siguruar shpëtimin tuaj të përjetshëm.

Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/21/false-prophet-will-be-treated-like-a-living-saint-those-who-oppose-him-will-be-considered-a-heretic/

Libri i Vulosur i së Vërtetës do të hapet për përgatitjen e Ardhjes Sime të Dytë

E Premte, 20 Janar 2012, në 20:15

Bija Ime fort e dashur, nuk është e nevojshme të shqetësohesh për opinionin njerëzor.

Pikëpamjet e njerëzimit janë asgjë, në krahasim me fjalët e Mia të Shenjta që po të jepen ty.

Fjala Ime vjen e para. Asnjë pikëpamje tjetër kundër fjalës Sime nuk duhet të të shqetësojë ty.

Koha, bija Ime, është shumë e shkurtër tani që Unë ta shpëtoj njerëzimin.

Bija Ime, kaq shumë do të pritet prej teje tani, kaq me shpejtësi, sa ti nuk do të jesh në gjendje që të marrësh frymë.

Ka shumë zbulime që tani po të jepen, me qëllim që fëmijët e Mi të dinë ta përgatisin veten ashtu siç duhet.

Nëse i lejon shpërqendrimet, të tilla si opinionet apo mendimet e njerëzve, që ta marrin kohën tënde, pa qenë nevoja, atëherë kjo do të largojë tutje nga Puna, e cila është me të vërtetë e rëndësishme.

Më lejo Mua të të mbush me dashuri dhe ngushëllim në këtë kohë, bija Ime.

Paralajmërimi është shumë afër. Sapo Rrezet e Mia të Mëshirës ta mbështjellin mbarë botën, kushdo që beson në Mua, do të pendohet.

Ata që i mohojnë Mesazhet e Mia, të dhëna ty, dhe që më duan Mua, do të kthehen tek Zemra Ime e Shenjtë, me dashuri dhe gëzim në shpirtrat e tyre.

Sapo Paralajmërimi do të ketë ndodhur, atëherë një numër ngjarjesh do të ndodhin.

Antikrishti dhe grupi i tij, megjithëse të dobësuar si rezultat i Rrëfimit Global, do të fillojnë të planifikojnë kapjen e Kishës Sime të Shenjtë nga brenda.

Ushtria Ime do të pozicionohet, dhe do të fillojë të luftojë, për ta shpëtuar Kishën e Shenjtë Katolike, nga rrënimi. Ata, profeti i rremë dhe ndjekësit e tij, nuk do të fitojnë. Bija Ime, veçse sa lotoj për ata shërbëtorë të Mi të shenjtë që do të bien mënjanë.

Kaq të mashtruar do të jenë ata, saqë do të mendojnë se po ndjekin Kishën Katolike tradicionale.

Në fakt, ata do të jenë duke mbajtur anën e profetit të rremë, që do të sundojë mbi Selinë Time të Shenjtë, me krenari dhe përbuzje në zemrën e tij.

Ti, bija Ime, duhet t’iu kërkosh fëmijëve të Mi që të luten fort, për ta dobësuar këtë ligësi.

Unë kam nevojë për lutje për të shpëtuar shpirtrat e priftërinjve, peshkopëve dhe kardinalëve të Mi të gjorë, të gënjyer dhe të verbër ndaj të vërtetës.

Froni i Shenjtë i Pjetrit do të përdhoset nga engjëjt e rënë të Satanit, në bashkëpunim me antikrishtin dhe organizatat e tij të ndryshme.

Të gjithë janë një, bija Ime, pjellë e Satanit.

Unë e di se kjo është e frikshme, por nuk do të zgjasë shumë. Lutja, dhe shumë prej saj, do të lehtësojë dhe do të ndihmojë të evitohen këto ngjarje.

Përgatitni shpirtrat tuaj tani, fëmijë, duke shkuar drejt Rrëfimit, nëse jeni Katolikë, sa më parë të mundeni. Përndryshe Unë ju bëj thirrje të gjithëve që të kërkoni shpengim për mëkatet tuaja me pastërti të zemrës.

Kjo do t’ua lehtësojë vuajtjet e pendesës gjatë Paralajmërimit. Më pas, ju duhet të luteni për paqe mbi Tokë.

Përgatitjet për Ardhjen Time të Dytë do të fillojnë menjëherë pasi Paralajmërimi të ndodhë.
Libri i Vulosur i së Vërtetës do të hapet dhe sekretet do të zbulohen përmes teje, bija Ime, që e gjithë bota t’i shikojë.

Libri Im i së Vërtetës do t’i jepet botës, me qëllim që shpirtrat tuaj të pastrohen, në bashkim me Mua.

Vetëm atëherë, ju do të jeni gati për të ardhur me Mua, brenda Epokës së Vullnetit Hyjnor të Atit Tim, Epokës së Paqes, Parajsës Sime të Re mbi Tokë.

Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari i Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/20/the-sealed-book-of-truth-will-be-opened-in-preparation-for-my-second-coming/

Antikrishti, që qëndron i fshehur në prapaskenë, së shpejti do të shfaqet në botë

E Enjte, 19 Janar 2012, në 20:30

Bija Ime fort e dashur, ngrihu tani me forcë për të vazhduar të shpallësh fjalën Time Më të Shenjtë.

Për ata, të cilët e dëgjojnë dhe e besojnë Fjalën Time Më të Shenjtë, Hire të mëdha mund të përftohen përmes recitimit të Lutjeve të Mia të Kryqëzatës.

Purgatori mbi Tokë, që së shpejti do të përjetohet nga shpirtrat që tregojnë pendesë të vërtetë për mëkatet e tyre, pas Paralajmërimit, do të jetë i vështirë.

Kjo pendesë është e rëndësishme fëmijë. Mos e luftoni atë. Pranojeni atë.

Atyre që besojnë tek Unë, ju duhet të dëgjoni tani. Ju do të shtoheni në numër, pasi që Mëshira Ime e Madhe t’i tregohet botës, dhe zëri juaj do të jehojë nga shkretëtira.

Do të jetë përmes forcës suaj dhe shpirtit tuaj luftarak, që Kisha Ime do të jetë në gjendje t’i mbijetojë persekutimit.

Ju, fëmijë, nuk keni pse të trembeni kur ju ecni përulësisht krah Meje.

Bindja juaj e përulët është thelbësore nëse doni që t’ju jepen Hiret, për të qëndruar të fortë, për të ruajtur qetësinë dhe për të luftuar në Ushtrinë Time, kundër antikrishtit.

Ai, fëmijët e Mi, qëndron i fshehur në prapaskenë, por së shpejti do të shfaqet para botës.

Ai nuk ka aspak turp dhe do të mburret për përpjekjet e tij humanitare. Shumë do të tërhiqen nga magjepsja e tij, ndërsa ai do t’i bëjë apel mirësisë së zemrës së tyre. Këtu është Lutja e Kryqëzatës për të ndihmuar që antikrishti të ndalohet të shkatërrojë fëmijët e Mi.

Lutja e Kryqëzatës (20) Ndalo shkatërrimin e botës nga antikrishti

“O Hyji Atë, në Emër të Birit Tënd të Shtrenjtë, unë të thërras Ty për të parandaluar antikrishtin nga zënia në kurth e shpirtrave të fëmijëve të Tu.

Unë të lutem Ty, Atë i Gjithëpushtetshëm, për ta ndaluar atë së ushtruari terror mbi fëmijët e Tu.

Unë të lutem Ty që ta ndalosh atë së infektuari Krijimin Tënd dhe të kërkoj Ty që të kesh Mëshirë ndaj atyre shpirtrave të gjorë që do të jenë të pafuqishëm kundër tij.

Dëgjoje lutjen time, Atë i dashur dhe shpëtoji të gjithë fëmijët e Tu nga kjo e keqe e tmerrshme.

Amen.”

Jezu Krishti juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/19/anti-christ-who-is-hidden-in-the-wings-will-soon-appear-in-the-world/

Nëna e Shpëtimit: Plan i lig, brenda Vatikanit, për ta shkatërruar Kishën Katolike

E Mërkurë, 18 Janar 2012, në 09:50

Fëmija im, kërkohet këmbëngulje prej të gjithë fëmijëve të Hyjit, gjatë kësaj periudhe të braktisjes së besimit në botë.

Shumë pak besojnë në Krijuesin e tyre Hyjnor, Atin tim, Hyjin Më të Lartin.

Ata do ta shohin të Vërtetën së shpejti, por shumë akoma do të argumentojnë se nuk ka fare Hyj. Shumë lutje kërkohen tani, fëmijë.

Po komplotohet kundër Papa Benediktit XVI, brenda korridoreve të tij, nga një sekt i lig.
Për këtë sekt dihet se ekziston në mesin e atyre shërbëtorëve të shenjtë brenda Vatikanit, por ata janë të pafuqishëm kundër këtij grupi të lig, që ka depërtuar në Kishën Katolike për shekuj me radhë.

Ata janë përgjegjës për manipulimin e të Vërtetës së Mësimeve të Birit tim. Shumë pak njihet rreth tyre apo rreth veprave të tyre të liga.

Ata e kanë hequr Doktrinën e Vërtetë nga Kisha Katolike dhe në vend të saj, një version i vakët dhe i shpërlarë iu është dhënë me detyrim Katolikëve gjatë 40 viteve të fundit.

Kaq shumë çorientim është përhapur nga ky sekt i lig, por i fshehur, sa fëmijët e mi janë endur tutje nga Kisha e Vërtetë.

Lutuni që ata të mos e largojnë Papën.

Lutuni që profeti i rremë të mos e zërë Fronin e Atit të Shenjtë, për të përhapur gënjeshtra.

Lutuni që ata shërbëtorë të shenjtë në Vatikan të kenë forcën e mjaftueshme për t’i bërë ballë këtij komploti të lig, të krijuar për ta shkatërruar Kishën Katolike.

Ata planifikojnë për ta zëvendësuar Zëdhënësin e Shenjtë, Papa Benediktin XVI, me një diktator të gënjeshtrave. Ai do të krijojë një kishë të re, të lidhur me antikrishtin dhe grupin e tij, për ta mashtruar botën.

Për fat të keq, shumë prej fëmijëve të mi, në besnikërinë e tyre ndaj besimit Katolik, do ta ndjekin verbërisht këtë doktrinë të re të rreme, si qengjat për në kasaphanë.

Zgjohuni, fëmijë, ndaj të Vërtetës. Ky plan i lig ka ndryshuar vërtetësinë bazë të Doktrinës Katolike, gjatë viteve.

Ju e fyeni Birin tim kur ju e merrni Eukaristinë e Shenjtë në dorë.
Kjo ka qenë vepër e tyre.

Ju e fyeni Birin tim kur ju nuk i kërkoni Sakramentet e rregullta. Por, ata tek të cilët ju vareni për këto, nuk e sigurojnë mirëqenien tuaj shpirtërore, sepse ata nuk i vënë Sakramentet në dispozicion për të gjithë.

Fëmija im, një e keqe e madhe, e fshehur prej shekujsh brenda korridoreve të Selisë së Shenjtë, së shpejti do të dalë në pah që bota ta shikojë. Ata prej fëmijëve e mi, që janë të mbuluar me Shpirtin e Shenjtë, do ta shikojnë të Vërtetën, kur gënjeshtra e ligë t’i paraqitet botës.

Të tjerët do të ndjekin verbërisht një rrugë të errët. Përçarje të mëdha do të shfaqen brenda radhëve të priftërinjve, peshkopëve, krye-peshkopëve dhe kardinalëve. Njëra anë kundër tjetrës.

Dishepujve të vërtetë do t’iu duhet që të fshihen dhe të predikojnë privatisht, ose përndryshe do të vriten. Kaq e fshehtë do të jetë Kisha e Vërtetë, saqë besimtarëve të vërtetë do t’iu duhet që të lidhen së bashku, për ta praktikuar besnikërinë e tyre ndaj Atit tim të Përjetshëm.

Toka do të ketë lëkundje në çdo skaj, të shkaktuara nga Zemërimi i Atit tim Qiellor, kundër këtij pervertimi.

Fëmija im, ata nuk mund të fitojnë. Do të jetë me anë të besimit dhe kurajës së të mbeturve të Besimit të Krishterë, që do të arrihet që këta mashtrues të ligj të shkatërrohen përgjithmonë.

Prisni tani dhe përgatituni që Kisha Katolike t’i deklarojë këto ndryshime.

Atëherë ju do ta kuptoni të Vërtetën e asaj që Unë po ju tregoj.

Lutuni, lutuni, lutuni për Papa Benediktin dhe dishepujt e tij të vërtetë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/18/virgin-mary-wicked-plan-within-the-vatican-to-destroy-the-catholic-church/

Shërbëtorë të shenjtë, ju do të shtyheni drejt profetit të rremë

E Martë, 17 Janar, 2012, në 14:00

Bija Ime më e dashur, ka ardhur koha për t’i treguar botës që t’i përgatisin shpirtrat e tyre për Kthimin Tim në Tokë ashtu si është parathënë.

Populli Im do të ngrihet dhe do të më mirëpresë Mua, kur Unë të vij përsëri, këtë herë për të marrë Fronin Tim të Drejtë, si Mbreti i Njerëzimit.

Për ata që e njohin Zërin Tim, ju duhet të kini besim tek Unë plotësisht.

Unë do t’ju drejtoj në udhën e së Vërtetës me qëllim që secili prej jush të bëhet i denjë për të hyrë në Parajsën e Re në Tokë.

Refuzojeni zërin e errësirës, i cili, në çdo rast, do t’ju verbojë dhe do t’ju tundojë që të më ktheni Mua shpinën.

Unë jam Shpëtimtari juaj i dashur, i Cili vdiq mizorisht në Kryq. Prapë vuajtjet e Mia do të vazhdojnë, derisa Unë të kem shpëtuar pjesën e mbetur të Kishës Sime mbi Tokë.

Unë Jam duke ardhur për t’ju shpëtuar, akoma edhe një herë. Më lejoni Mua që ta bëj këtë, pa pengesa.

Sa shumë prej jush po bëjnë tashmë një vesh të shurdhër ndaj thirrjeve të Mia për njerëzimin që t’i përgatitni shpirtrat tuaj për këtë Epokë të Lavdishme të Paqes. A nuk e dini se Unë ju dua?

Është prej Dashurisë së madhe që Unë mbaj për secilin prej jush, që Unë vij, jo vetëm që t’ju paralajmëroj, por për t’ju ndihmuar që të përgatiteni për këtë moment të madh.

Unë e kuptoj se ata prej jush që më duan Mua, sidomos shërbëtorët e Mi të shenjtë, vëzhgojnë vigjilentë, për profetë të rremë, që mund të dalin në pah. Kjo është shumë e rëndësishme. Ejani tani dhe më kërkoni Mua t’ju mbush me Shpirtin e Shenjtë, me qëllim që e Vërteta të ketë mundësi dhe të arrijë që t’ju zbulohet.

Nëse ju nuk ktheheni tek Unë, atëherë ju nuk do ta kuptoni se çfarë Unë kërkoj prej jush.

Ejani tek Unë. Më dëgjoni Mua, tani. Vuajtjet tuaja do të jenë të vështira, sepse Satani nuk do t’ju japë as edhe një moment për të pushuar.

Ai e dini se Unë Jam duke e bërë veten të njohur, jo vetëm përmes profetes Sime të kohëve të fundit, Maria, por përmes shumë shpirtrash. Këta shpirtra të Mi, të zgjedhur për të qenë lajmëtarët e kohëve të fundit, do të jenë ata që do të bllokohen nga shërbëtorët e Mi të shenjtë, më së shumti.

Përkundrazi, ju për fat të keq, do të udhëhiqeni nga mashtruesi drejt profetit të rremë, dhe drejt bashkëpunëtorëve të tij, që pështyjnë gënjeshtra dhe të pavërteta ngado.

Për ata prej jush që janë të shpejtë për t’i dënuar lajmëtarët e Mi, kini shumë kujdes. Ju, shërbëtorët e Mi të shenjtë, do të jeni shënjestra kryesore e mashtruesit.

Do të jenë mendjet tuaja, të cilat do të kthehen në anën tjetër së pari. Sepse kur ju ma ktheni shpinën Mua, Shpëtimtarit tuaj Hyjnor, ju pastaj do ta çoni popullin Tim në drejtimin e gabuar.

Pa e kuptuar, ju do t’i pengoni ata që ta dëgjojnë të vërtetën nga buzët e Mia hyjnore.

Ju do t’ia mohoni fëmijëve të Mi ushqimin kryesor për rritjen e tyre shpirtërore.

Dijeni tani se kohët e fundit janë përmbi ju. Mos e harxhoni kot kohën që ju ka mbetur duke jetuar në një zbrazëti me gënjeshtra dhe ç’orientim.

Beteja ka filluar dhe Kisha Ime e Mbetur do të shpëtohet ndërsa ajo marshon me Mua drejt Mbretërisë Sime të Re të Lavdishme.

Lutuni që asnjë shpirt të mos mbetet mbrapa.

Lutuni gjithashtu që ju, shërbëtorët e Mi të shenjtë, të mos bëheni përgjegjës për largimin e fëmijëve të Mi, nga e Vërteta, nga drita, nga Shpëtimi, që është e drejta e tyre.

Më ndiqni Mua, tani, dhe më ndihmoni Mua të shpëtoj shpirtra.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/17/sacred-servants-you-will-be-led-towards-the-false-prophet/

Hyji Atë: Lajmëtarja e fundit për të paralajmëruar Ardhjen e Dytë

E Hënë, 16 Janar 2012, në 13:20

Bija Ime, kur Unë dërgoj profetë në botë, këta zakonisht do jenë ata që ju më pak i prisni.

Ju kurrë nuk do t’i gjeni ata në nivelet më të larta të Kishës Sime. As edhe nuk do të jenë shpirtrat më të shenjtë nga pamja e jashtme.

Në shumë raste, ata nuk do të jenë të denjë për këtë dhuratë të veçantë. Megjithatë, Unë zgjedh shpirtra të pa-përkryer nga rrugëtime të pazakonta, por të thjeshta, të jetës, në mënyrë që t’i transformoj ata në krijesat që Unë kaq shumë i dëshiroj.

Profetët e Mi për kohët e fundit s’janë aspak më ndryshe. Ata nuk do të pranohen lehtësisht. Ashtu si në fillim, kur Unë më parë i dërgova profetët e Mi për ta përgatitur njerëzimin për ardhjen e Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit, Mesisë, ata e patën të vështirë që t’iu dëgjoheshin zërat e tyre.

Zërat e lajmëtarëve të Mi të vërtetë të ditëve të fundit nuk do të dëgjohen në fillim të misionit të tyre. Megjithatë, me kalimin e kohës, ata do të njihen, sepse do të jetë Zëri Im që do të bëhet lehtësisht i identifikueshëm. Ti, bija Ime, je lajmëtarja e fundit e dërguar për të paralajmëruar mbërritjen e Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit, për Ardhjen e Tij të Dytë të shumë parapërgatitur.

Kjo është e frikshme për ty dhe, herë pas here, shumë e vështirë për t’u përtypur. Megjithatë është e vërteta.

Kjo Punë, kur ty do të jepen Mesazhe Hyjnore për të përgatitur pjesën e mbetur të Kishës Sime në Tokë për Ardhjen e Dytë, do të jetë e vështirë.

Ndërkohë që Unë kam seleksionuar shumë shpirtra të zgjedhur deri tani dhe do të vazhdoj të komunikoj me ta për të mirën e gjithë njerëzimit, barra e tyre do të jetë më e lehtë.

Detyra jote do të jetë e vështirë në ekstrem dhe ti do të persekutohesh për shkak të saj.

Unë të bekoj me çdo Hir nga Mbretëria Ime Qiellore.

Ti do të ecësh përpara, si instrumenti i zgjedhur, për t’i treguar botës Fjalën Time Më të Shenjtë. Kjo punë do të mbrohet gjatë gjithë kohës.

Po, ti do të sulmohesh, pothuajse përditë, por dije këtë. Nëse kjo Punë nuk do të ishte kaq e rëndësishme, a mendon se do t’i shpëtonte vëmendjes së Satanit dhe zotërimit të tij të engjëjve të rënë?

Ata, bija Ime, e kanë infiltruar Tokën dhe janë zvarritur, në shumë raste, pa u dyshuar, në zemrat dhe shpirtrat e shumë prej fëmijëve të Mi.

Udha e Shenjtë e punës tënde, ti lajmëtarja e fundit, e dërguar në Tokë për të ndihmuar në shpëtimin e njerëzimit nga mbërthimi final i Satanit, ka qenë parathënë në Shkrimet e Shenjta.

Bota ka qenë në pritje të këtyre udhëzimeve, prej Komandës Sime të Shenjtë.

Shumë profetë të rremë do të përpiqen për ta bllokuar këtë, Fjalën Time të Shenjtë, përmes përhapjes së gënjeshtrave dhe çorientimit.

Këto mesazhe do të vihen në pyetje dhe do të ekzaminohen nga Kisha Ime, për gabime. E megjithatë ato japin vetëm të Vërtetën.

Shumë prej së Vërtetës, të shpërfillur nga kishat e Mia nëpër shekuj me radhë, do të dalë në pah përsëri.

Më shumë zbulime në lidhje me të Vërtetën e Jetës suaj të Përjetshme, fëmijë, do t’ju tregohen.

Kjo punë do të shkaktojë zemërim, bija Ime. Ti do të pështyhesh, tallesh, poshtërohesh dhe bllokohesh në çdo mënyrë të imagjinueshme.

Atyre që kanë vështirësi me të vërtetën që po të jepet ty, profetes së fundit të kohëve të fundit, dëgjojini thirrjet e Mia tani.

Ju duhet të më kërkoni Mua dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, përpara se ju të mund të hapni veshët për ta dëgjuar Zërin Tim, të Vërtetën e Fjalës Sime të Shenjtë dhe udhëzimet që Unë do t’ju jap të gjithëve, në mënyrë që të mund të keni Jetën e Përjetshme.

Fjalët e Mia do të bëhen të thjeshta që çdo burrë, grua dhe fëmijë të mund ta ndjekë Fjalën Time të Shenjtë. Por, ju duhet ta dini këtë. Ndërsa do të ketë shumë Dashuri dhe Dritë që ndriçon përmes Fjalës Sime, do të ketë gjithashtu edhe një Frymë të Autoritetit Hyjnor, të cilin ju do ta keni të pamundur që ta shpërfillni.

Kështu ju do ta kuptoni se jam Unë, Hyji juaj, Ati juaj i Përjetshëm, që po flet. Dashuria ime do t’i pushtojë shpirtrat tuaj dhe do t’i ngrejë zemrat tuaja në bashkim me Timen.

Të gjitha përgatitjet janë gati. Pas Mëshirës së Madhe të Birit Tim të dashur, koha do të përdoret për ta përgatitur botën për Ardhjen e Tij të Dytë.

Po, fëmijë. Unë tani po përgatitem të shpëtoj fëmijët e Mi nga errësira. Unë po e rimarr Krijimin Tim, fëmijët e Mi, dhe Unë po ju çoj drejt shtëpisë suaj që ju takon, trashëgimisë suaj, Parajsës së Re.

Kini durim fëmijë. Thjeshtë kujtoni se Unë ju dua. Kini besim tek Unë dhe në Fjalën Time të Shenjtë të dhënë juve përmes profetes Sime të kohëve të fundit, Marias së Mëshirës Hyjnore.

Ati juaj i Përjetshëm
Hyji Më i Larti
Krijuesi i të gjitha gjërave

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/16/god-the-father-the-last-end-time-prophet/

Shkencëtarët do ta mohojnë publikisht se kjo Mrekulli ka ndodhur

E Premte, 13 Janar 2012, në 21:35

Bija Ime më e dashur, Mëshira Ime Hyjnore më në fund do të njihet dhe kuptohet përfundimisht.

Rrezet e Mia të Mëshirës, të cilat do të fillojnë me qiellin e skuqur, do ta vërshojnë Tokën për të shpëtuar njerëzimin.

As edhe një njeri nuk do të përjashtohet. Presidentë, mbretër, mbretëresha, princa, njerëz të varfër, njerëz të famshëm, lypës, hajdutë, vrasës, ateistë dhe besimtarët në Hyjin Atë dhe në Mua, Birin e Tij të dashur, do të preken të gjithë nga Dhurata Ime.

Arrogantët do të bien të përulur kur ata të shohin mëkatet e tyre të rënda, ashtu si ato duken para syve të Mi.

Të ligjtë do ta shikojnë Dritën e Ekzistencës Sime Hyjnore dhe do t’iu duhet të bëjnë një zgjedhje. Ata ose do të pranojnë Dashurinë dhe Mëshirën Time, ose do të më godasin Mua në Fytyrë. Sido që të jetë, të gjithë fëmijët e Hyjit do të shohin Rrezet e Mëshirës Sime dhe do ta kenë të vështirë për ta shpërfillur këtë mrekulli.

Unë ju bëj thirrje të gjithë juve për t’u lutur që Mëshira Ime të mirëpritet dhe të pranohet, ashtu si një njeri i uritur që e rrëmben bukën e jetës. Pa këtë bukë, ai do të vdesë.

Ka vetëm dy rrugë. Ejani me Mua, Shpëtimtarin tuaj Hyjnor, ose ndeshuni me zjarret e Ferrit.

Unë jam përherë i Mëshirshëm, por do të ketë fare pak kohë që ju të tregoni pendesë pas Paralajmërimit.

Shumë shkencëtarë dhe ata në ushtrinë e Satanit, do të përdoren për të mohuar publikisht që kjo Mrekulli e Madhe të ketë ndodhur. Lutuni për ta, me qëllim që ky mashtrim të mos i joshë ata shpirtra të vakët që mund të tundohen për të më kthyer Mua shpinën, akoma edhe një herë.

Përgatituni, fëmijë. Mbajeni mend se kjo ndërhyrje nga Qielli është e vetmja mënyrë me të cilën Unë mund të shpëtoj shumicën e njerëzimit.

Po të mos e hidhja Unë Mëshirën Time mbi mbarë botën, shumë pak shpirtra mund të hynin në Parajsën Time të Re mbi Tokë.

Unë ju dua të gjithëve dhe ju mirëpres brenda Gjirit të Dashurisë dhe Mëshirës Sime.

Mos kini frikë, shpirtrat tuaj do të mbushen me Shpirtin Tim të Shenjtë. Për besimtarët, kjo do t’ju bëjë edhe më të fortë në dashurinë tuaj për Mua dhe pastaj ju do të bashkoheni në Ushtrinë Time për t’i konvertuar ata që kanë nevojë për më tepër kohë për t’u kthyer tek Unë.

Shpëtimtari juaj dhe Mbreti i Mëshirës
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/13/scientists-will-publicly-deny-this-miracle-has-taken-place/

Nëna e Shpëtimit: Fëmija im, paqja do të mbretërojë mbi Tokë së shpejti

E Premte, 13 Janar 2012, në 20:15

Fëmija im, paqja do të mbretërojë mbi Tokë së shpejti.

Do të ketë trazira dhe konflikte, por kjo është e nevojshme për të çrrënjosur ligësinë përfundimtare mbi Tokë.

Dora e Atit Tim do të bjerë rrëmbimthi mbi ata që e shpërfillin Mëshirën e Birit Tim. Ai nuk do ta tolerojë mosbindjen e tyre një herë e mirë që e vërteta t’iu jetë zbuluar atyre.

Atyre që ia kthejnë shpinën Birit Tim, pas Paralajmërimit, do t’iu jepet një periudhë e caktuar kohe për të treguar pendesë për mëkatet e tyre, por, kjo nuk do të zgjasë shumë. Lutuni për këta shpirtra, kokëfortësia e të cilëve do të jetë rrëzimi i tyre.

Fëmija im, ndryshimet tashmë janë në udhë e sipër dhe shumë do të ndodhin shpejt. Shikoni nga qielli, fëmijë, për shenjat e para të Mëshirës së Birit tim. Për ata me zemra të përulura dhe të penduara, mos kini frikë sepse kjo është koha që ju e keni pritur.

Ata shpirtra që nuk e njohin ekzistencën e Birit Tim, do të jenë të çuditur dhe të trishtuar kur e vërteta t’ju tregohet atyre më në fund.

Ata shpirtra të torturuar që ia kanë premtuar besnikërinë e tyre të ligut, do të mbërthehen nga pikëllimi, ndërsa të tjerë do të fshihen nga e Vërteta, sepse ata nuk do të jenë në gjendje të durojnë Dritën.

Lutuni që gjithë këta shpirtra, përmes lutjeve të të tjerëve, t’ia arrijnë dhe të shpengohen në Sytë e Birit tim të Shtrenjtë.

Kthimi në besim do të parandalojë ndëshkimin dhe do t’i dobësojë planet e liga të nëndheshme të antikrishtit për të shkatërruar njerëzimin.

Lutuni që beteja ndërmjet Qiellit dhe të ligut të rezultojë në atë që të gjithë fëmijët e Hyjit të mund të shpëtohen dhe të kursehen nga zjarret e Ferrit.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Trëndafilave
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/13/virgin-mary-my-child-peace-will-reign-on-earth-soon/

Nëna e Shpëtimit: Lutja e Kryqëzatës (19) Lutje për të rinjtë

E Premte, 13 Janar 2012, në 08:00

Fëmija im, unë jam e trishtuar sot, sepse unë vuaj shumë ndërsa mendoj për ata shpirtra të gjorë që do të vdesin gjatë Paralajmërimit.

Ti duhet të kërkosh lutje urgjente për këta shpirtra, të cilët e zemërojnë Atin Tim. Sjellja e tyre është një neveri në Sytë e Tij.

Të lutem lutu, lutu, lutu për këta fëmijë të errësirës, shumë prej të cilëve nuk e dinë se çfarë po bëjnë.

Ligësia e tyre e bën Birin Tim të qajë dhe Plagët e Tij të përkeqësohen. Është e rëndësishme që sa më shumë shpirtra të jetë e mundur të përfshihen në Krahët e Birit Tim në Mëshirën e Tij Hyjnore. Të lutem të kërkosh që kjo Lutje e Kryqëzatës të më thuhet mua, Nënës së Shpëtimit, për t’i shpëtuar këta fëmijë të gjorë.

Lutja e Kryqëzatës (19) Lutje për të rinjtë

“O Nëna e Shpëtimit, unë të kërkoj ty të lutesh për Mëshirë për shpirtrat e rinj që janë në errësirë të tmerrshme, që ata ta njohin Birin tënd të dashur, kur Ai të vijë për të Shpenguar të gjithë njerëzimin.

Që asnjë shpirt të mos rrëzohet. Që asnjë shpirt të mos e refuzojë Mëshirën e Tij të Madhe.

Unë lutem, Nënë, që të gjithë të shpëtohen dhe të kërkoj ty, t’i mbulosh këto shpirtra me Mantelin tënd të Shenjtë për t’iu siguruar atyre mbrojtjen që iu nevojitet nga mashtruesi.

Amen.”


Fëmija im, të gjithë shpirtrat janë të rëndësishëm për Birin Tim. Por, janë shpirtrat e rinj në mëkat mortor, ata që e lëndojnë Atë më shumë.

Lutuni që drita e Mëshirës të shkëlqejë përmes errësirës së mendjeve dhe shpirtrave të tyre. Lutuni që ata t’i refuzojnë jetët e tyre të tmerrshme të imoralitetit dhe zbrazëtisë që ata jetojnë. Lutuni që ata të afrohen dhe të luten për Mëshirë. Përndryshe, ata kurrë nuk do t’i marrin Hiret që iu duhen për të hyrë në Parajsën e Re.

Çfarë humbjeje do të jenë këta njerëz të rinj për ata prej jush, që do ta pranojnë Dhuratën e Paralajmërimit dhe do të hynë në Epokën e Re të Parajsës në Tokë. Do ta thyejë Zemrën e Birit Tim nëse ata nuk do mund të shpëtohen.

Nëna juaj e dashur
Maria Mbretëreshë e Qiellit
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/13/crusade-prayer-19-prayer-for-young-people/

Lutuni për shpirtrat në mëkat mortor, që mund të mos e fitojnë mundësinë për të kërkuar shpengim

E Enjte, 12 Janar 2012, në 15:30

Bija Ime më e dashur, nevojitet që të gjithë të luten me gjithë zemrën e tyre tani, për shpirtrat që mund të mos i mbijetojnë tronditjes kur ata të dëshmojnë Paralajmërimin dhe Mëshirën Time të Madhe.

Disa prej këtyre shpirtrave të gjorë në mëkat mortor mund të mos e fitojnë mundësinë për të kërkuar shpengim, prandaj ju lutem bëni të sigurt që lutjet tuaja të ofrohen për shpirtra të tillë.

Kërkohet urgjentisht lutje për këta shpirtra në errësirë. Kaq të zhytur janë ata në ligësinë e tyre për të shkatërruar njerëzimin, përmes kontrollit monetar dhe kontrolleve të tjera, saqë ata do ta shohin Paralajmërimin të jetë një tronditje e tmerrshme.

Unë kam nevojë për ata, që t’iu jepet mundësia për t’u penduar por shumë do të më rezistojnë Mua. Ju lutem të luteni për këta shpirtra të torturuar.

Përfundimisht Unë do të doja t’ju kërkoja të gjithë ndjekësve të Mi të recitojnë Mëshirën Hyjnore në çdo rast pasi koha po afron tani për Paralajmërimin Tim të Madh.

Të gjithë atyre besimtarëve që refuzojnë të pranojnë se jam Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari i tyre që po iu flet përmes këtyre Mesazheve, më dëgjoni Mua tani.

Mos u bëni si ata shpirtra të gjorë, që jetonin në kohën e Noehit, kur ai merrte tallje.
Hapini mendjet tuaja dhe jepeni me bujari kohën tuaj në lutje. Kjo është gjithçka që Unë kërkoj nga ju në këtë kohë. Ju, fëmijët e Mi, do të derdhni lot keqardhjeje kur ta kuptoni gabimin tuaj. Dhe po, Unë do t’ju fal edhe pse më keni lënduar Mua thellë.

Fyerjet tuaja më lëndojnë Mua.

Talljet tuaja janë si një thikë që më tejshpon Mua sepse ju mendoni se më njihni Mua, por, ju nuk më njihni.

Mendjet tuaja janë të mbyllura ndaj zërit Tim të Vërtetë, i cili është si një thirrje në shkretëtirë.

Të lartësuarit tuaj më fyen Mua.

Ju duhet ta pranoni se udha tani po planifikohet për Ardhjen Time të Dytë.

Ju mund të mos më dëgjoni Mua tani, ndërsa ju bëj thirrje që të luteni për shpirtrat që do të jenë të humbur prej Meje. Por, ju do të dëgjoni kur kjo t’ju provohet juve, pas kësaj Ngjarjeje të Madhe.

Sepse atëherë Unë do t’ju pres që të më ndiqni Mua dhe të formoni pjesën e mbetur të Kishës Sime. Do të jetë atëherë që ne të gjithë do të bashkohemi për të mbledhur copat e mbetura, ndërsa ne të ecim drejt Parajsës Sime të Re.

Jezu Krishti juaj i dashur
Shpëtimtari dhe Shpenguesi i gjithë Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/12/prayers-urgently-needed-for-souls-in-mortal-sin-may-not-get-the-chance-to-seek-redemption/

Ligësia më e madhe që nga Holokausti po komplotohet kundër Hebrenjve

E Mërkurë, 11 Janar 2012, në 15:00

Bija Ime fort e dashur, shikoi tani përpjekjet që po bëhen nga pushteti botëror, jo i Dritës, i cili përpiqet për të filluar një fushatë kundër popullit Tim.

Unë i referohem të Krishterëve dhe popullit Tim të zgjedhur Hebrenjve.

Plane djallëzore po komplotohen për ta fshirë praktikën e Krishtërimit në një mënyrë dinake, por delikate. Ajo do të fillojë me një ndryshim në kushtetutat e vendeve kudo në botën perëndimore.
Çdo përpjekje do të bëhet për të hedhur deklarata fyese kundër kishave të Mia të Krishtera. Shërbëtorët e Mi të shenjtë do të tërhiqen gradualisht, duke e lënë popullin Tim me pak mbështetje shpirtërore. Të gjitha këto ligje do të kenë një pamje të jashtme dinake të tolerancës.

Besimi juaj, fëmijët e Mi, po vihet në provë si kurrë më parë.

Krishtërimi dhe çdo përpjekje për ta shpallur publikisht Emrin Tim, do të pengohet. Në vend të tij, një doktrinë boshe do të dalë në pah dhe njerëzit do të ç’orientohen. Ata do të mendojnë se kjo doktrinë është një zëvendësim i mirë dhe i drejtë për të Vërtetën, kur në fakt, ajo do të jetë një gënjeshtër.

Ky grup i lig është kaq i pushtetshëm saqë fare pak e dinë se ekziston. Sidoqoftë ata janë ngado duke i tërhequr telat. Fëmijët e Mi janë si kukulla.

Populli Im i zgjedhur, Hebrenjtë do të përballen, akoma edhe një herë, me një persekutim të tmerrshëm. Planet për t’i rrëzuar ata janë në udhë e sipër.

Ata, që Hebrenjtë besojnë se janë miqtë e tyre – janë armiqtë e tyre.

Ata do ta vuajnë këtë vështirësi. Unë i bëj thirrje gjithë njerëzimit që të lutet për Izraelin. Ligësia me e madhe që nga Holokausti po komplotohet kundër popullit Tim.

Lutuni, lutuni që grupet e antikrishtit të ndalohen nga kryerja e këtyre veprave të liga. Këta shpirtra të errët kanë nevojë për lutjet tuaja që, gjatë Paralajmërimit, ata do t’i njohin fyerjet e tyre. Lutuni që ata ta hedhin mburojën e tyre dhe të lypin Mëshirën Time. Nëse ata e bëjnë këtë, atëherë luftërat dhe trazirat në Izrael mund të dobësohen.

Shumë profeci tani do të shpalosen para syve tuaj. Atyre që janë të verbër ndaj Premtimeve të Mia duhet t’iu jepet drita e Mëshirës Sime për të parë përsëri.

Mos u mashtroni, fëmijë. Ajo që duket e mirë nga jashtë nuk është gjithmonë ashtu si duket. Forcat paqe-ruajtëse, ku shumë prej tyre janë kukulla të pafajshme, po gënjehen.

Kurrë mos kini frikë, sepse Mëshira Ime do të ketë një ndikim të rëndësishëm mbi këtë sekt, që ka komplotuar kundër kishës Sime ndër shekuj.

Ata nuk mund dhe nuk do të fitojnë. Megjithatë, ata do të shkaktojnë terror të tmerrshëm, porse lutja mund ta dobësojë dominimin e tyre djallëzor.

Lusni Lutjen e Re të Kryqëzatës për të ndihmuar në ndalimin e antikrishtit dhe grupit të tij, për të cilin Unë flas.

Lutja e Kryqëzatës (18) Ndaloje antikrishtin dhe grupin e tij

“O Jezus i dashur, shpëtoje botën nga antikrishti. Na mbro nga kurthet e liga të Satanit. Shpëtoji të mbeturit e fundit të Kishës Tënde nga e keqja.

Jepu të gjitha Kishave të Tua forcën dhe Hiret e duhura për t’u mbrojtur kundër luftërave dhe persekutimit të planifikuar nga Satani dhe ushtria e tij e terroristëve.

Amen.”


Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari dhe Shpenguesi i gjithë njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/11/the-biggest-abomination-since-the-holocaust-is-being-plotted-against-the-jews/

Nëna e Shpëtimit: Sa shumë shpirtra zgjedhin t’i shpërfillin shenjat që unë sjell

E Martë, 10 Janar 2012, në 20:30

Fëmija im, ti duhet t’i tregosh botës mbi rëndësinë e lutjes në këtë kohë.

Fëmijët e Mi po vuajnë kudo në çdo vend.

Është e rëndësishme që të gjithë fëmijët e Hyjit të bashkohen në këtë kohë me qëllim që errësira të hiqet përfundimisht nga Toka.

Sa lotoj me hidhërim kur ata shpirtra zgjedhin t’i shpërfillin vizitat e mia tek vizionarët në Tokë. Sa shumë zgjedhin të shpërfillin shenjat që unë jap për të siguruar që besimi të mund të rivendoset.

Sa të ftohta janë zemrat e tyre, përfshirë edhe ato të priftërinjve dhe klerikëve, që janë të verbër ndaj të Vërtetës, që shumë kohë është çuar kot.

Veç po t’i kishin hapur zemrat e tyre ndaj Mesazheve që unë i kam dhënë botës, atëherë më shumë shpirtrave do t’iu kishte qenë dhënë ushqimi që iu nevojitej.

Këto janë ditët përfundimtare kur fjalët e mia të inkurajimit duhet të dëgjohen.

Lutuni, lutuni, lutuni që Zëri i Birit tim të dëgjohet ashtu siç kërkohet.

Si mendonit, fëmijë, se Ai nuk do ta përgatiste njerëzimin për Mëshirën e Tij të Madhe?

Këtë, Ai tani po fillon ta arrijë, përmes konvertimit të sa më shumë shpirtrave të jetë e mundur.

Planet e Tij janë të kompletuara, me një përjashtim – Ai ka nevojë për më shumë lutje sepse pa lutje të tilla, shpirtrat do të humbasin tek mashtruesi.

Bija ime, Biri im do të sjellë lehtësimin e shumë-kërkuar tek fëmijët e Tij të dashur së shpejti.

Në Mëshirën e Tij, Ai tani gjithashtu do ta përgatisë botën për Ardhjen e Tij të Dytë.
Lutuni që të gjithë ata, të cilët besojnë në Birin tim, t’i hapin zemrat e tyre ndaj të Vërtetës së Mesazheve të Tij të Shenjta.

Nëse ata i dëgjojnë dhe i ndjekin udhëzimet e Tij, gjithçka do të shkojë mirë.

Nëse ata e shpërfillin Paralajmërimin, të dhënë atyre prej Dashurisë së Pastër, ata do t’i mohojnë të tjerëve mundësinë e shpëtimit.

Unë i bëj thirrje bujarisë së shpirtrave që t’ia premtojnë besnikërinë e tyre Birit tim të dashur, duke marshuar me Atë drejt Mbretërisë së Lavdishme në Parajsën e Re.

Lajmëtarët janë dërguar në botë për disa kohë për të ndihmuar të përgatisin botën për këtë Ngjarje të Madhe.

Fazat finale janë tani gati.

Dëgjojeni tani zërin e Birit tim kur Ai flet me ju. Mos e refuzoni Atë.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Qiellit
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/10/virgin-mary-so-many-souls-choose-to-ignore-the-signs-i-give/

Pas Rrëfimit Global Unë do të përgatitem për Ardhjen Time të Dytë

E Hënë, 9 Janar 2012, në 08:10

Bija Ime fort e dashur, kohët po lëvizin rrufeshëm dhe Paralajmërimi do të lajmërojë përgatitjen për Ardhjen Time të Dytë.

Pas Rrëfimit Global, kur shumicës së njerëzimit do t’i jepen hire dhe bekime të veçanta, Unë do të përgatis udhën për Ardhjen Time të Dytë.

Njerëzimi duhet ta pranojë se koha për këtë Ngjarje të Madhe është pothuajse përmbi ta. Mos humbisni kohë për përgatitjen e shpirtrave tuaj dhe të atyre të familjeve tuaja për Ardhjen Time të Lavdishme.

Ardhja Ime e Dytë do t’i japë fund vuajtjeve që ju i keni duruar për mijëra vjet mbi tokë.

Kaq e madhe është kjo Ngjarje e Lavdishme saqë asnjë njeri nuk do të mbesë pa e dalluar me çudi dhe mahnitje ndërsa Unë të shfaqem në qiell.

Ju, të këtij brezi, keni qenë zgjedhur për të përfituar nga ky udhëtim me Mua në Parajsën Time të Re, gjatë Epokës së Paqes, mbi të cilën Unë do të Mbretëroj.

Askush nuk duhet të përjashtohet. As edhe një shpirt nuk duhet të lejohet të bjerë nga rrjeta. Është dëshira Ime më e madhe për t’ju sjellë të gjithë juve me Mua në Mbretërinë Time.

Kjo është lavdia që njerëzimi e ka pritur që nga vdekja Ime në Kryq.

Për ata prej jush që i bëjnë një sy qorr lutjeve të Mia, Unë ju bëj thirrje të filloni përgatitjet tani.

Koha Ime po afrohet. Unë tani e kam dërguar lajmëtaren Time të fundit në botë për t’ju ndihmuar të përgatitni shpirtrat tuaj. Kjo ka qenë profetizuar.

Mos e shpërfillni Paralajmërimin Tim, sepse nëse e bëni këtë, ju nuk do jeni zgjuar dhe nuk do të arrini të përgatiteni siç duhet.

Unë do të transmetoj shumë Mesazhe prej tani e tutje, që bota të bëhet gati për të më pranuar Mua, si Udhëheqësin e tyre.

Jezusi juaj i dashur
Shpenguesi i gjithë Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/09/after-the-global-confession-i-will-prepare-for-my-second-coming/

Jezusi i bën thirrje fëmijëve kudo nëpër botë

E Diel, 8 Janar 2012, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, Unë i bëj thirrje sot të gjithë fëmijëve mbi moshën 7 vjeç si dhe çdo fëmije të vetëm Timin në botë. Ju fëmijët e Mi të vegjël, jeni si xhevahire në Sytë e Mi. Ju më sillni Mua kaq dashuri të ëmbël dhe Unë kënaqem në shoqërinë tuaj. Dijeni se Unë ju dua shumë. Disa prej jush më njohin Mua tashmë dhe kjo është e mirë.

Unë ju ftoj që të bisedoni me Mua më shumë, me fjalët tuaja, si një shok. Kurrë mos u ndjeni se ju duhet të mësoni apo të recitoni lutje, të cilat juve mund t’ju duken të vështira. Përkundrazi, ejani tek Unë dhe ndajini me Mua të gjitha mendimet, frikën, të rejat apo problemet. Unë jam gjithmonë krah jush madje dhe kur ju më shpërfillni Mua. Unë jam gjithmonë me shpresë.

Atyre të rinjve të shkretë, jetët e të cilëve janë të mbushura me gënjeshtra apo që janë të përfshirë me pije apo droga, ju duhet të dini këtë. Edhe pse ju mund të ndjeni një boshllëk brenda vetes, ju duhet të më jepni Mua dorën tuaj dhe Unë do ta kap atë. Unë do t’ju shpëtoj nga mbytja në një det konfuzioni.

Shumë prej jush ndjehen të pavlerë dhe të parëndësishëm. Ju jeni kaq të rrethuar nga ata që ju i adhuroni në botën e muzikës dhe famës sa ju ndjeheni plotësisht të papërshtatshëm. Kurrë mos u ndjeni kështu, fëmijët e Mi të vegjël sepse, në Sytë e Mi, ju jeni shumë të veçantë. Secili prej jush zë një vend të veçantë në Zemrën Time. Më lejoni Mua që t’ju marr në një udhëtim drejt një të ardhmeje të re të mrekullueshme.

Unë, së shpejti, do të paraqes një Epokë të re, të mrekullueshme të Paqes dhe Lavdisë në Tokë.

Ju duhet të qëndroni të fortë. Kurrë mos u dorëzoni kur të ndjeheni të pashpresë. Kurrë mos u dëshpëroni kur të ndjeheni të pavlefshëm.

Dijeni se ju keni lindur për një arsye. Pavarësisht se si janë rrethanat tuaja, arsyeja për lindjen tuaj është kjo. Ju keni lindur për t’u bashkuar me Mua si pjesë e Mbretërisë Sime të Re të Lavdishme.

Unë e di se është e vështirë për ju të dëgjoni Zërin Tim pasi ka kaq shumë zota të rremë që po përpiqen të tërheqin vëmendjen tuaj.

Premtimi Im për ju është ky. Jetoni jetën tuaj në shpresë dhe dashuri për Mua, Jezusin tuaj, dhe Unë do t’ju jap Dhuratën e Parajsës. Parajsa është ajo çfarë ju pret nëse vetëm do të më kërkonit Mua që t’ju ndihmoj në udhëtimin tuaj drejt Meje.

Unë Jam dashuria që i mungon jetës suaj.

Unë Jam paqja që ju kërkoni.

Unë Jam ndihma që ju duhet për të ndjerë dashuri në zemrën tuaj përsëri.

Unë Jam Dashuria.

Unë Jam Drita.

Pa Mua ju do të mbeteni në errësirë.

Unë ju dua pavarësisht se sa mund të më lëndoni Mua apo të më fyeni Mua.

Thoni këtë lutje të vogël dhe Unë do të vij duke vrapuar tek ju menjëherë.

(Hapi sytë e mi – Lutje për të rinjtë)

Jezus, nëse mund të më dëgjosh, atëherë dëgjoje thirrjen time për ndihmë. Të lutem më ndihmo të merrem vesh me ata që më shkaktojnë vuajtje. Më ndihmo ta ndaloj smirën që të mos e pushtojë jetën time dhe më ndalo së dëshiruari për gjëra që nuk mund të kem. Përkundrazi, hape zemrën time ndaj Teje, Jezus i dashur. Më ndihmo të ndjej dashuri të vërtetë – Dashurinë Tënde dhe të ndjej paqe të vërtetë në zemrën time. Amen.


Gëzohuni, fëmijët e Mi, sepse Unë tani i flas zemrës suaj nga Qielli.

Unë Jam i Vërtetë. Unë Ekzistoj. Unë ju dua dhe Unë kurrë nuk do të heq dorë nga lufta Ime për t’ju shpëtuar që të mund t’ju marr ju, familjen tuaj dhe miqtë tuaj në Parajsën e Re në Tokë.

Kjo Parajsë qe krijuar për Adamin dhe Evën dhe tani do të kthehet në Tokë.

Unë dua që ju të bëheni pjesë e kësaj jete të re të Lavdishme, e cila është përtej ëndrrave tuaja.

Unë ju bekoj tani.

Miku juaj i dashur
Jezusi

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/08/jesus-calls-to-children-all-over-the-world/

Hyji Atë – Ju, fëmijët e Mi të dashur, keni një të ardhme të lavdishme përpapa jush

E Diel, 8 Janar 2012, në 14:04

Unë jam Mbreti i gjithë Krijimit. Unë jam Alfa dhe Omega. I gjithë njerëzimi do të më nderojë Mua, Hyjin Atë, Krijuesin e njerëzimit dhe Mbretin Më të Lartë.

Bija Ime më e dashur, koha që njerëzimi të më nderojë Mua, Atin e tyre qiellor, në gjithë Lavdinë Time, më në fund po afrohet shumë.

Lutjet e fëmijëve të Mi të dashur, ata shërbëtorë të Mi të përulët, po shpëtojnë shpirtra dhe shumë prej njerëzimit kundrejt forcave të errësirës, që e mbulojnë tokën.

Vini re, Unë po ju them të gjithë ju, ndjekësve të Mi të përulur dhe atyre që besojnë tek Unë, Krijuesi i gjithë njerëzimit, bashkohuni. Ju duhet të bashkoheni si një forcë e vetme për të më nderuar Mua, Atin tuaj.

Lutuni të bashkuar tani për konvertim global. Shpirti i Shenjtë qe derdhur, nga Unë mbi mbarë botën më 10 Maj 2011. Tashmë, ai i ka shënuar kaq shumë shpirtra të mirë për ta shpallur Fjalën Time.

Tani që pushteti i Satanit po dobësohet, ai do të sulmojë sa më shumë shpirtra të jetë e mundur. Sulmet më të këqija do të shkaktohen mbi Kishat e Mia dhe mbi gjithë ata që më nderojnë Mua, Atin e tyre Qiellor.

Besimi i Kishës Sime do të vazhdojë të dobësohet, por besimi i atyre që përkulen para Meje do të ndikojë në mendjet e të Krishterëve të mirë kudo dhe do t’i sjelli ata më pranë Meje.

Shumë konfuzion po zhvillohet mes fëmijëve të Mi. Të gjithë atyre që janë të shpërqendruar nga lutja tek Unë, Hyji Më i Larti, dëgjojeni thirrjen Time për njerëzimin tani.

Kurrë mos lejoni që ndonjëri t’ju largojë nga e Vërteta e fjalës Sime të Shenjtë të dhënë njerëzimit për shpëtimin e shpirtrave.

Kurrë mos lejoni që ndonjëri t’ju pengojë të luteni për ata shpirtra të gjorë të torturuar që janë mbërthyer nga Satani.

Bashkohuni si një, fëmijë, dhe lutuni për Mëshirë një herë të fundit. Lutjet tuaja më ofrojnë Mua ndihmën që kërkohet për të shpëtuar shumicën e njerëzimit.

Ti, bija Ime, je profetja e kohëve të fundit, që do të vuash më shumë. Për shkak të këtij Misioni ti do të marrësh Mesazhet e fundit të këtij lloji për botën dhe do të jesh shënjestra kryesore e Satanit dhe e djajve të tij.

Tani gjenden shumë profetë që iu është dhënë një mision i shenjtë i autorizuar nga Unë për të ndihmuar në drejtimin e njerëzimit.

Pas Misionit tënd, Unë nuk do të dërgoj njeri tjetër për të përhapur Mesazhet e Mia sepse bota, ashtu si ju e njihni atë, do të ketë ndryshuar përgjithmonë.

Si profete e ditëve të fundit, zëri yt do të refuzohet nga besimtarët, më së pari, sepse ata do t’i kundërshtojnë këto Mesazhe Hyjnore me agresivitet, në një mënyrë që do të tronditë dhe të trembë bija Ime.

Satani do t’i sulmojë ata shpirtra të gjorë, të shenjtë me qëllimin për të më lënduar Mua. Ai tashmë i ka verbuar zemrat e besimtarëve ndaj të Vërtetës. Ai do ta përdredhë të vërtetën në mendjet e atyre që më bëjnë nderime Mua, Atit të tyre Qiellor dhe Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit.

Gëzohuni, sidoqoftë, sepse shumë konvertim është arritur tashmë me ndihmën e vizionarëve dhe profetëve të tjerë në botë. Kaq shumë ngjarje katastrofike tashmë janë evituar si pasojë e punës së tyre. Sidoqoftë, një numër i caktuar ndëshkimesh do të vazhdojnë t’i bien njerëzimit me qëllim që t’i pastrojnë kombet.

Bija Ime, fuqia e gjarprit do të shtypet, dhe së shpejti. Prandaj dhe fëmijët e Mi nuk duhet ta kenë frikë të ardhmen. Ju, fëmijët e Mi të dashur, keni një të ardhme të lavdishme përpara jush. Gjithçka që ju duhet të bëni është të luteni për vëllezërit dhe motrat tuaja dhe të besoni tek Unë plotësisht.

Ndërsa Paralajmërimi, që do të ndodhë së shpejti dhe papritur, do të shpëtojë shpirtra, shumë lutje duhen akoma. Lutjet që Unë i kërkoj prej jush tani janë në veçanti për të rinjtë në çdo pjesë të botës.

Këta janë fëmijët e zënë në grackë nga gënjeshtrat djallëzore të futura nga Satani. Këta janë fëmijët që e kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre duke jetuar në idhujtari të rreme dhe në një botë imagjinare. Ata kanë nevojë për lutjet tuaja më së shumti. Bashkohuni, fëmijë. Lërini ndryshimet tuaja mënjanë. Hiqeni xhaketën tuaj të krenarisë. Bini në gjunjë, në dashuri dhe përulësi, për të më kërkuar Mua hiret që ju nevojiten. Këto Hire do ta vërshojnë shpirtin tuaj me Shpirtin e Shenjtë. Vetëm atëherë lutjet tuaja do të dëgjohen dhe do të marrin përgjigje.

Ati juaj i dashur Qiellor
Hyji Më i Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/08/god-the-father-you-my-beloved-children-have-a-glorious-future-ahead-of-you/

Gjykojeni dhe mallkojeni tjetrin në Emrin Tim, dhe ju pështyni në Fytyrën Time

E Shtunë, 7 Janar 2012, në 15:40

Bija Ime fort e dashur, ndërsa ndjekësit e Mi vazhdojnë të zihen mes tyre mbi vërtetësinë e këtyre, Mesazheve të Mia të shenjta për botën, më shumë e më shumë shpirtra vazhdojnë të largohen nga Unë.

Atyre prej jush që pohojnë se më njohin Mua, të jeni të sigurt se dashuria juaj për Mua duhet të provohet.

Nuk është e mjaftueshme të thoni se më doni Mua. Ju duhet të doni fqinjin tuaj më parë. Si e doni ju fqinjin tuaj? Duke i trajtuar ata me dashuri dhe respekt pavarësisht se sa ata ju fyejnë.

Mjerë ata prej jush që e fyejnë tjetrin në Emrin Tim. Ju jeni të humbur për Mua. Pa përulësi në zemrën tuaj, ju, kur gjykoni dhe mallkoni tjetrin në Emrin Tim, pështyni në fytyrën Time.

Mbajeni mend se ju nuk më përfaqësoni Mua kur ju fyeni dhe tregoni publikisht urrejtje për të tjerët.

Prapë shumë prej tyre, që e paraqesin veten si apostuj të shenjtë të Mitë, bien në këtë grackë, të përgatitur për ta nga Satani, për t’i rrëzuar ata.

Largohuni ju them Unë. Lutuni për falje. Është më mirë të kaloni më shumë kohë në lutje për shpëtimin e vëllezërve dhe motrave tuaja.

Oh sa do të dëshiroja për këta ndjekës, të cilët thonë se vijnë në emrin Tim, që të silleshin ashtu si Unë u kam mësuar atyre. Sa shumë këta i lëndojnë ata shpirtra të gjorë që përpiqen të bëjnë të pamundurën për të qëndruar të përulur në sytë e Mi.

Ka një nevojë të madhe për qartësi në lidhje me këto Mesazhe të Shenjta nga Buzët e Mia Hyjnore, Mesazhet e fundit të këtij lloji, në këto, kohët e fundit.

Kurrë mos e krijoni mendimin tuaj të bazuar mbi një kuptim të deformuar se Kush Jam Unë dhe Mësimet e Mia.

Unë Jam, mbi të gjitha, një Hyj i Mëshirës më parë, përpara se Unë të vij si Gjykatës.

Unë ju dua të gjithëve, por, Unë vuaj të njëjtën dhimbje sot ashtu si e përjetova gjatë kohës Sime në Kopshtin e Gjetsemanit. Unë kurrë nuk do të pushoj derisa t’ju shpëtoj nga i ligu.

Çdo njeri që thotë se Unë nuk vuaj, nuk më njeh Mua. Çdo njeri që mendon se atij i është dhënë autoriteti për të gjykuar të tjerët në emrin Tim, nuk më do Mua me të vërtetë. Përkundrazi, ai do veten e tij dhe është i mbushur me krenari.

Kushdo që drejton gishtin ndaj të tjerëve, për t’i detyruar ata të besojnë tek Unë, i ka keqkuptuar gjithashtu Mësimet e Mia të dashurisë, përulësisë dhe durimit.

Shumë të Krishterë mirëdashës besojnë se roli i tyre është të analizojnë dhe të ri-vlerësojnë Mësimet e Mia. Por shumë prej analizës së tyre është e bazuar në arsyetimin njerëzor dhe logjik, i cili ka pak peshë në Mbretërinë Time.

Kur Unë ju bëj thirrje që të bëheni të vegjël në Sytë e Mi, Unë dua të them si një fëmijë i cili nuk bën pyetje. Unë dua të them si një fëmijë që beson plotësisht në atin e tij pa frikë në zemrën e tij.

Pa u bërë të vegjël në Sytë e Mi, ju nuk do jeni të denjë për të folur në Emrin Tim.

Kur ju ta gjeni përulësinë që Unë kërkoj, vetëm atëherë ju mund të më ndihmoni që t’i shpëtoj shpirtrat.

Mësuesi juaj
Shpenguesi i Njerëzimit
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/07/judge-and-curse-another-in-my-name-and-you-spit-in-my-face/