Thursday, 12 October 2017

Gjykojeni dhe mallkojeni tjetrin në Emrin Tim, dhe ju pështyni në Fytyrën Time

E Shtunë, 7 Janar 2012, në 15:40

Bija Ime fort e dashur, ndërsa ndjekësit e Mi vazhdojnë të zihen mes tyre mbi vërtetësinë e këtyre, Mesazheve të Mia të shenjta për botën, më shumë e më shumë shpirtra vazhdojnë të largohen nga Unë.

Atyre prej jush që pohojnë se më njohin Mua, të jeni të sigurt se dashuria juaj për Mua duhet të provohet.

Nuk është e mjaftueshme të thoni se më doni Mua. Ju duhet të doni fqinjin tuaj më parë. Si e doni ju fqinjin tuaj? Duke i trajtuar ata me dashuri dhe respekt pavarësisht se sa ata ju fyejnë.

Mjerë ata prej jush që e fyejnë tjetrin në Emrin Tim. Ju jeni të humbur për Mua. Pa përulësi në zemrën tuaj, ju, kur gjykoni dhe mallkoni tjetrin në Emrin Tim, pështyni në fytyrën Time.

Mbajeni mend se ju nuk më përfaqësoni Mua kur ju fyeni dhe tregoni publikisht urrejtje për të tjerët.

Prapë shumë prej tyre, që e paraqesin veten si apostuj të shenjtë të Mitë, bien në këtë grackë, të përgatitur për ta nga Satani, për t’i rrëzuar ata.

Largohuni ju them Unë. Lutuni për falje. Është më mirë të kaloni më shumë kohë në lutje për shpëtimin e vëllezërve dhe motrave tuaja.

Oh sa do të dëshiroja për këta ndjekës, të cilët thonë se vijnë në emrin Tim, që të silleshin ashtu si Unë u kam mësuar atyre. Sa shumë këta i lëndojnë ata shpirtra të gjorë që përpiqen të bëjnë të pamundurën për të qëndruar të përulur në sytë e Mi.

Ka një nevojë të madhe për qartësi në lidhje me këto Mesazhe të Shenjta nga Buzët e Mia Hyjnore, Mesazhet e fundit të këtij lloji, në këto, kohët e fundit.

Kurrë mos e krijoni mendimin tuaj të bazuar mbi një kuptim të deformuar se Kush Jam Unë dhe Mësimet e Mia.

Unë Jam, mbi të gjitha, një Hyj i Mëshirës më parë, përpara se Unë të vij si Gjykatës.

Unë ju dua të gjithëve, por, Unë vuaj të njëjtën dhimbje sot ashtu si e përjetova gjatë kohës Sime në Kopshtin e Gjetsemanit. Unë kurrë nuk do të pushoj derisa t’ju shpëtoj nga i ligu.

Çdo njeri që thotë se Unë nuk vuaj, nuk më njeh Mua. Çdo njeri që mendon se atij i është dhënë autoriteti për të gjykuar të tjerët në emrin Tim, nuk më do Mua me të vërtetë. Përkundrazi, ai do veten e tij dhe është i mbushur me krenari.

Kushdo që drejton gishtin ndaj të tjerëve, për t’i detyruar ata të besojnë tek Unë, i ka keqkuptuar gjithashtu Mësimet e Mia të dashurisë, përulësisë dhe durimit.

Shumë të Krishterë mirëdashës besojnë se roli i tyre është të analizojnë dhe të ri-vlerësojnë Mësimet e Mia. Por shumë prej analizës së tyre është e bazuar në arsyetimin njerëzor dhe logjik, i cili ka pak peshë në Mbretërinë Time.

Kur Unë ju bëj thirrje që të bëheni të vegjël në Sytë e Mi, Unë dua të them si një fëmijë i cili nuk bën pyetje. Unë dua të them si një fëmijë që beson plotësisht në atin e tij pa frikë në zemrën e tij.

Pa u bërë të vegjël në Sytë e Mi, ju nuk do jeni të denjë për të folur në Emrin Tim.

Kur ju ta gjeni përulësinë që Unë kërkoj, vetëm atëherë ju mund të më ndihmoni që t’i shpëtoj shpirtrat.

Mësuesi juaj
Shpenguesi i Njerëzimit
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/07/judge-and-curse-another-in-my-name-and-you-spit-in-my-face/