Thursday, 12 October 2017

Hyji Atë: Dy miliard shpirtra do të kthehen në besim si rezultat i këtyre mesazheve

E Martë, 3 Janar 2012, në 15:30

Bija Ime, Dhurata e vizionit të sotëm, ku Unë të zbulova ty Fytyrën e Birit Tim dhe Timen, Atit tënd të dashur Qiellor, është e rrallë.

Ti je e bekuar që të është dhënë kjo Dhuratë e jashtëzakonshme nga Qiejt. Kjo ishte e nevojshme për të bërë ty më të fortë. Vuajtja jote do të lehtësohet tani dhe ti do të bëhesh shumë më e fortë se më parë.

Kurrë mos ia ki frikën kësaj pune, sepse ti duhet ta dish tashmë se e gjithë fuqia mbi Tokë është në Duart e Mia Qiellore. Askush nuk ka pushtet përmbi Atin. Madje edhe mashtruesi nuk mundet të ndërhyjë apo të ndryshojë Planin Tim Qiellor për njerëzimin.

Qielli gëzon për shkak të kthimit në besim, që është përhapur nga këto, Mesazhet e Mia për botën. Mbi dy miliard shpirtra do të kthehen në besim tani si rezultat i drejtpërdrejtë i këtyre Mesazheve Hyjnore. (shiko shënimin në fund të këtij mesazhi)

Asnjë njeri nuk do ta ndalojë këtë Punë. Ata mund të përpiqen, por do të jetë pa vlerë.

Mbrojta Ime hyjnore i mbulon të gjithë shpirtrat që shpallin të Vërtetën e shpëtimit të përjetshëm.

Kurrë mos u dorëzoni, fëmijë, pavarësisht se sa e rëndë bëhet vuajtja juaj. Vuajtja, kurrë mos ta harroni, ju sjell më pranë Mbretërisë Sime Qiellore.

Ju, fëmijët e Mi, do të gëzoni së shpejti kur ju të ndjeni hiret duke u derdhur përmbi ju përmes Birit Tim.

Qëndroni vigjilentë. Vazhdoni të luteni për të gjithë shpirtrat dhe kurrë mos dyshoni as edhe për një minutë se jam Unë, Ati juaj i Përjetshëm, i Cili ju sjell qetësinë e mendjes, trupit dhe shpirtit përmes këtyre Mesazheve.

Trajtojini këto Mesazhe si të Shenjta. Ato janë dhe gjithmonë do të jenë në përputhje me Fjalën Time, të dhënë njeriut që në fillim të kohës. Ato do ta ndezin flakën e shpirtit tuaj në mënyra, që ju do ta gjeni të vështirë që t’i shpërfillni.

Lejoni shpirtin Tim të arrijë tek ju dhe t’ju qetësojë. Vetëm atëherë Unë mund ta prek shpirtin tuaj që një shkëndijë mirënjohjeje të mund t’ua ndezë zemrën tuaj.

Unë ju thërras që të vraponi tek Unë, në mënyrë që Unë të mund t’ju përqafoj ju në të vetmen mënyrë që një Atë mund ta bëjë.

Më lejoni Mua t’ju ofroj mbrojtjen dhe hiret e Mia për t’ju bërë mjaftueshmërisht të fortë për të luftuar në ushtrinë Time, kundër të ligut në botën tuaj.

Ushtria Ime do të sjellë paqen që ju dëshironi dhe dashurinë që keni nevojë për ta shuar etjen tuaj.

Shkoni në Paqe, fëmijë, me dijen se e Vërteta përmbahet në këto Mesazhe të cilat Unë i kam autorizuar për gjithë botën.

Ju, nëse jeni me zemër të pastër dhe të përulur, do ta njihni dashurinë Time. Bëhuni të vegjël, si një fëmijë, në Sytë e Mi. Vetëm atëherë Unë do t’ju ngre lart si një engjëll në Hierarkinë Time kur të jetë koha e duhur.

Shkoni në paqe. Vendoseni kokën tuaj të lodhur përmbi Supin Tim dhe Unë do t’ju sjell ngushëllimin dhe lehtësimin që ju dëshironi.

Unë ju dua, fëmijë, gjithsecilin prej jush.

Unë gëzoj, sepse kur të vijë dita që Familja jonë e Shenjtë të ribashkohet, të gjithë Qiejt do të këndojnë në falënderim dhe lavdërim në përjetësi.

Hyji Atë

(Shënim: Referenca për 2 miliard shpirtrat – Maria e Mëshirës Hyjnore dëshiron që të dihet se në një mesazh privat të mëparshëm të marrë nga Hyji Atë, asaj iu tregua se “Dy miliard shpirtra më tepër, që përndryshe do të kishin qenë humbur, do të shpëtohen për shkak të këtyre mesazheve”. Shumë njerëz e kanë interpretuar Mesazhin e mësipërm sikur vetëm dy miliard njerëz në botë do të shpëtoheshin, që nuk është e saktë. Do të ketë shumë më tepër se kaq. Këta dy miliard njerëz janë shtesë.)

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/03/god-the-father-my-army-will-bring-about-the-peace-you-desire/