Thursday, 12 October 2017

Hyji Atë – Ju, fëmijët e Mi të dashur, keni një të ardhme të lavdishme përpapa jush

E Diel, 8 Janar 2012, në 14:04

Unë jam Mbreti i gjithë Krijimit. Unë jam Alfa dhe Omega. I gjithë njerëzimi do të më nderojë Mua, Hyjin Atë, Krijuesin e njerëzimit dhe Mbretin Më të Lartë.

Bija Ime më e dashur, koha që njerëzimi të më nderojë Mua, Atin e tyre qiellor, në gjithë Lavdinë Time, më në fund po afrohet shumë.

Lutjet e fëmijëve të Mi të dashur, ata shërbëtorë të Mi të përulët, po shpëtojnë shpirtra dhe shumë prej njerëzimit kundrejt forcave të errësirës, që e mbulojnë tokën.

Vini re, Unë po ju them të gjithë ju, ndjekësve të Mi të përulur dhe atyre që besojnë tek Unë, Krijuesi i gjithë njerëzimit, bashkohuni. Ju duhet të bashkoheni si një forcë e vetme për të më nderuar Mua, Atin tuaj.

Lutuni të bashkuar tani për konvertim global. Shpirti i Shenjtë qe derdhur, nga Unë mbi mbarë botën më 10 Maj 2011. Tashmë, ai i ka shënuar kaq shumë shpirtra të mirë për ta shpallur Fjalën Time.

Tani që pushteti i Satanit po dobësohet, ai do të sulmojë sa më shumë shpirtra të jetë e mundur. Sulmet më të këqija do të shkaktohen mbi Kishat e Mia dhe mbi gjithë ata që më nderojnë Mua, Atin e tyre Qiellor.

Besimi i Kishës Sime do të vazhdojë të dobësohet, por besimi i atyre që përkulen para Meje do të ndikojë në mendjet e të Krishterëve të mirë kudo dhe do t’i sjelli ata më pranë Meje.

Shumë konfuzion po zhvillohet mes fëmijëve të Mi. Të gjithë atyre që janë të shpërqendruar nga lutja tek Unë, Hyji Më i Larti, dëgjojeni thirrjen Time për njerëzimin tani.

Kurrë mos lejoni që ndonjëri t’ju largojë nga e Vërteta e fjalës Sime të Shenjtë të dhënë njerëzimit për shpëtimin e shpirtrave.

Kurrë mos lejoni që ndonjëri t’ju pengojë të luteni për ata shpirtra të gjorë të torturuar që janë mbërthyer nga Satani.

Bashkohuni si një, fëmijë, dhe lutuni për Mëshirë një herë të fundit. Lutjet tuaja më ofrojnë Mua ndihmën që kërkohet për të shpëtuar shumicën e njerëzimit.

Ti, bija Ime, je profetja e kohëve të fundit, që do të vuash më shumë. Për shkak të këtij Misioni ti do të marrësh Mesazhet e fundit të këtij lloji për botën dhe do të jesh shënjestra kryesore e Satanit dhe e djajve të tij.

Tani gjenden shumë profetë që iu është dhënë një mision i shenjtë i autorizuar nga Unë për të ndihmuar në drejtimin e njerëzimit.

Pas Misionit tënd, Unë nuk do të dërgoj njeri tjetër për të përhapur Mesazhet e Mia sepse bota, ashtu si ju e njihni atë, do të ketë ndryshuar përgjithmonë.

Si profete e ditëve të fundit, zëri yt do të refuzohet nga besimtarët, më së pari, sepse ata do t’i kundërshtojnë këto Mesazhe Hyjnore me agresivitet, në një mënyrë që do të tronditë dhe të trembë bija Ime.

Satani do t’i sulmojë ata shpirtra të gjorë, të shenjtë me qëllimin për të më lënduar Mua. Ai tashmë i ka verbuar zemrat e besimtarëve ndaj të Vërtetës. Ai do ta përdredhë të vërtetën në mendjet e atyre që më bëjnë nderime Mua, Atit të tyre Qiellor dhe Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit.

Gëzohuni, sidoqoftë, sepse shumë konvertim është arritur tashmë me ndihmën e vizionarëve dhe profetëve të tjerë në botë. Kaq shumë ngjarje katastrofike tashmë janë evituar si pasojë e punës së tyre. Sidoqoftë, një numër i caktuar ndëshkimesh do të vazhdojnë t’i bien njerëzimit me qëllim që t’i pastrojnë kombet.

Bija Ime, fuqia e gjarprit do të shtypet, dhe së shpejti. Prandaj dhe fëmijët e Mi nuk duhet ta kenë frikë të ardhmen. Ju, fëmijët e Mi të dashur, keni një të ardhme të lavdishme përpara jush. Gjithçka që ju duhet të bëni është të luteni për vëllezërit dhe motrat tuaja dhe të besoni tek Unë plotësisht.

Ndërsa Paralajmërimi, që do të ndodhë së shpejti dhe papritur, do të shpëtojë shpirtra, shumë lutje duhen akoma. Lutjet që Unë i kërkoj prej jush tani janë në veçanti për të rinjtë në çdo pjesë të botës.

Këta janë fëmijët e zënë në grackë nga gënjeshtrat djallëzore të futura nga Satani. Këta janë fëmijët që e kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre duke jetuar në idhujtari të rreme dhe në një botë imagjinare. Ata kanë nevojë për lutjet tuaja më së shumti. Bashkohuni, fëmijë. Lërini ndryshimet tuaja mënjanë. Hiqeni xhaketën tuaj të krenarisë. Bini në gjunjë, në dashuri dhe përulësi, për të më kërkuar Mua hiret që ju nevojiten. Këto Hire do ta vërshojnë shpirtin tuaj me Shpirtin e Shenjtë. Vetëm atëherë lutjet tuaja do të dëgjohen dhe do të marrin përgjigje.

Ati juaj i dashur Qiellor
Hyji Më i Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/08/god-the-father-you-my-beloved-children-have-a-glorious-future-ahead-of-you/