Thursday, 12 October 2017

Jezusi zbulon Dhuratën për Faljen e Plotë

E Martë, 31 Janar 2012, në 21:30

Ky mesazh iu dha Marias së Mëshirës Hyjnore pas një ore e gjysëm gjatë Adhurimit të Eukaristisë.
Bija Ime fort e dashur, sa gëzohem për dashurinë që tregohet ndaj Meje nga ndjekësit e Mi të shtrenjtë, dashuria e të cilëve është e ndërthurur kaq pranë me Zemrën Time të Shenjtë.

Unë kënaqem me fëmijët e Mi besnikë, dashuria e të cilëve për Mua më sjell Mua kaq gëzim në mes të dhimbjes Sime.

Ata janë drita që më sjell Mua forcën e nevojshme për të udhëhequr ushtrinë Time.

Këta, fëmijët e Mi të zgjedhur, besojnë se ka qenë vetëm besimi i tyre që i ka sjellë ata tek Unë.

Çfarë ata nuk kuptojnë është se Shpirti Im i Shenjtë zbriti përmbi ta, sidomos mbi ata me zemër të hapur, që ata të mund t’i bashkoheshin Kishën Sime të mbetur mbi tokë.

Ata, ndjekësit e Mi të dashur, që tregojnë bindje, vullnet të vendosur dhe dashuri të pastër në shpirtrat e tyre, do të jenë themeli mbi të cilin Unë tani do ta rindërtoj Kishën Time mbi tokë.

Ushtrisë Sime, përmes dashurisë së tyre për Mua, do t’i jepen hire shumë të veçanta tani.

Unë i dhuroj atyre këtë Falje të Plotë për t'i mundësuar që ta mbajnë pishtarin Tim të zjarrtë, në mënyrë që të mund të përhapin kthimin në besim.

Kjo dhuratë nga Unë do t'i mundësojë ata që ta përhapin të vërtetën e Fjalës Sime të Shenjtë, që ajo t’i prekë zemrat ngado që ata të shkojnë.

Ata duhet të thonë këtë lutje për shtatë ditë rresht dhe atyre do t’iu jepet Dhurata e Shfajësimit të Plotë dhe Fuqia e Shpirtit të Shenjtë.

Lutja e Kryqëzatës (24):


O Jezusi im, Ti je Drita e Tokës. Ti je Flaka që i prek të gjithë shpirtrat. Mëshira dhe Dashuria Jote nuk njohin kufi.

Ne nuk jemi të denjë për Sakrificën që Ti bëre me vdekjen Tënde në Kryq, dhe prapë ne e dimë se Dashuria Jote për ne është më e madhe se dashuria që ne mbajmë për Ty.

Na dhuro, O Zot, Dhuratën e përulësisë, që ne ta meritojmë Mbretërinë Tënde të Re.

Na mbush me Shpirtin e Shenjtë, që ne të mund të marshojmë përpara dhe të udhëheqim Ushtrinë Tënde për të shpallur të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë dhe të përgatisim vëllezërit dhe motrat tona për Lavdinë e Ardhjes Tënde të Dytë në Tokë.

Ne të nderojmë Ty. Ne të Lavdërojmë Ty. Ne të ofrojmë veten tonë, shqetësimet tona dhe vuajtjet tona si një dhuratë për Ty, për të shpëtuar shpirtrat. Ne të duam Ty, Jezus. Ki Mëshirë për të gjithë fëmijët e Tu, kudo që të jenë.

Amen.


Shkoni përpara në paqe, ndjekësit e Mi të dashur, dhe mbajeni mend se dashuria juaj për Mua e ndez Zemrën Time dhe i sjell gëzim të madh Atit Tim të Përjetshëm, Nënës Sime të Bekuar, engjëjve dhe gjithë shenjtërve në Qiell.

Unë ju dua të gjithëve. Unë pres momentin kur Unë ta përqafoj secilin dhe çdonjërin prej jush në krahët e Mi, në mënyrë që ju të mund të gjeni paqen, dashurinë dhe gëzimin që ju i keni pritur gjatë gjithë jetës suaj mbi tokë.

Jezu Krishti juaj i Dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/31/jesus-reveals-plenary-indulgence-for-total-absolution/