Thursday, 12 October 2017

Nëna e Shpëtimit: Fëmija im, paqja do të mbretërojë mbi Tokë së shpejti

E Premte, 13 Janar 2012, në 20:15

Fëmija im, paqja do të mbretërojë mbi Tokë së shpejti.

Do të ketë trazira dhe konflikte, por kjo është e nevojshme për të çrrënjosur ligësinë përfundimtare mbi Tokë.

Dora e Atit Tim do të bjerë rrëmbimthi mbi ata që e shpërfillin Mëshirën e Birit Tim. Ai nuk do ta tolerojë mosbindjen e tyre një herë e mirë që e vërteta t’iu jetë zbuluar atyre.

Atyre që ia kthejnë shpinën Birit Tim, pas Paralajmërimit, do t’iu jepet një periudhë e caktuar kohe për të treguar pendesë për mëkatet e tyre, por, kjo nuk do të zgjasë shumë. Lutuni për këta shpirtra, kokëfortësia e të cilëve do të jetë rrëzimi i tyre.

Fëmija im, ndryshimet tashmë janë në udhë e sipër dhe shumë do të ndodhin shpejt. Shikoni nga qielli, fëmijë, për shenjat e para të Mëshirës së Birit tim. Për ata me zemra të përulura dhe të penduara, mos kini frikë sepse kjo është koha që ju e keni pritur.

Ata shpirtra që nuk e njohin ekzistencën e Birit Tim, do të jenë të çuditur dhe të trishtuar kur e vërteta t’ju tregohet atyre më në fund.

Ata shpirtra të torturuar që ia kanë premtuar besnikërinë e tyre të ligut, do të mbërthehen nga pikëllimi, ndërsa të tjerë do të fshihen nga e Vërteta, sepse ata nuk do të jenë në gjendje të durojnë Dritën.

Lutuni që gjithë këta shpirtra, përmes lutjeve të të tjerëve, t’ia arrijnë dhe të shpengohen në Sytë e Birit tim të Shtrenjtë.

Kthimi në besim do të parandalojë ndëshkimin dhe do t’i dobësojë planet e liga të nëndheshme të antikrishtit për të shkatërruar njerëzimin.

Lutuni që beteja ndërmjet Qiellit dhe të ligut të rezultojë në atë që të gjithë fëmijët e Hyjit të mund të shpëtohen dhe të kursehen nga zjarret e Ferrit.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Trëndafilave
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/13/virgin-mary-my-child-peace-will-reign-on-earth-soon/