Thursday, 12 October 2017

Përpjekje për Luftë Bërthamore në Lindje

E Mërkurë, 4 Janar 2012, në 19:20

(Shënim: Pjesë nga një mesazh i marrë, shumë prej të cilit ishte një mesazh personal për Marian e Mëshirës Hyjnore)

Bija Ime fort e dashur, më dëgjo Mua tani ndërsa Unë e informoj botën se kombet do të përpiqen për të filluar që ta shkatërrojnë njëri-tjetrin në Lindje.

Shumë lutje nevojitet për të siguruar që kjo Luftë Bërthamore dhe tmerre të tjera të shmangen. Kurrë mos harro se lutja është e fuqishme dhe mund të evitojë shumë ngjarje të liga.

Unë duhet të ta kujtoj dëshirën Time për të pasur lutje të thëna për të shpëtuar shpirtrat.

Unë kam nevojë për më shumë shpirtra, bija Ime, sidomos ata që janë të destinuar të vdesin gjatë Paralajmërimit.

Ti duhet ta dish tashmë se kjo është dëshira Ime më e madhe dhe do të jenë lutjet e ndjekësve të Mi, ato që mund të sjellin shpëtimin e këtyre shpirtrave.

Unë kërkoj që grupe të lutjes kudo të luten fort tani për shpirtra të tillë.

Hyji, Ati Im i Përjetshëm, do të përgjigjet sipas kërkesave tuaja dhe do të ofrojë një rrugë shpëtimi për këta shpirtra të gjorë.

Ti je e lodhur tani, bija Ime. Shko në paqe, Pusho.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/04/attempts-at-nuclear-war-in-the-east/