Thursday, 12 October 2017

Sekreti i fundit i Fatimës zbulon të vërtetën e hyrjes në Vatikan të sektit të lig të satanit

E Enjte, 26 Janar 2012, në 21:40

Bija ime fort e dashur, kjo është koha që e Vërteta e plotë e mistereve të Mbretërisë Hyjnore t’i zbulohet botës.

E vërteta ka qenë fshehur për disa kohë. Pranimi i ndërhyrjes Sime hyjnore në botë, përmes mrekullish, shfaqjesh dhe komunikimesh hyjnore tek shpirtra të zgjedhur, ka qenë shtyrë mënjanë nga Kisha Ime për shumë vjet.

Se përse Kisha Ime e ndjeu nevojën për ta hedhur te vërtetën mënjanë, kur ajo nevojitej për ta forcuar besimin e bijve të Mi kudo, kjo dihet vetëm nga ata.

Çdo vizionare e Imja dhe e Nënës Sime të Bekuar qe injoruar që në fillim dhe qe trajtuar me përçmim nga Kisha Ime.

Bija ime, edhe sekreti i fundit i Fatimas nuk i qe treguar botës, sepse ai zbulonte të Vërtetën e hyrjes në Vatikan të sektit të lig të satanit.

Pjesa e fundit e sekretit nuk ka qenë zbuluar me qëllim për të mbrojtur sektin e lig që hyri ne Vatikan me shumicë që nga shfaqja e Nënës Sime ne vendin e shenjtë të Fatimas.

Bija ime Luçia qe heshtur nga fuqitë të cilat kontrollojnë pjesë të Vatikanit, mbi të cilat Papët e mi të dashur kanë pak kontroll.

Shiko se si ata, jo vetëm e kanë deformuar të Vërtetën e Mësimeve të Mia, por kanë futur metoda të reja të adhurimit Katolik të cilat më fyejnë Mua dhe Atin Tim të Përjetshëm.

Kisha Katolike është Kisha e Vetme e Vërtetë dhe si e tillë është shënjestra parësore e Satanit dhe e sektit të tij të lig.

E vërteta vjen nga Unë

E vërteta e bën njerëzimin të mos ndjehet rehat, sepse ajo mund të kërkojë sakrificë personale.

E vërteta shkakton zemërim në disa situata dhe në shumë raste trajtohet si herezi.

Megjithatë, vetëm e vërteta mund t’ju çlirojë nga gënjeshtrat – gënjeshtrat, të cilat vijnë nga Satani dhe të cilat krijojnë një barrë te rëndë mbi shpirtin tuaj.

Koha ka ardhur që e Vërteta të zbulohet në një botë, e cila është plot me gënjeshtra.

Kaq shumë gënjeshtra, bija Ime, iu janë paraqitur fëmijëve të mi nga fe të rreme, hyjni të rremë, drejtues kishe të rremë, udhëheqës dhe organizata politike të rreme, si dhe nga media të rreme.

Kaq shumë prej së Vërtetës është fshehur. Megjithatë, nëse e Vërteta e asaj çfarë po ndodh në botë do të zbulohej sot, shumë pak njerëz do ta pranonin atë.

E njëjta gjë vlen për Dhjetë Urdhërimet e Atit Tim. Ato janë Rregullat e vendosura nga Ati Im dhe që iu dhanë profetit të Tij Moisi.

E Vërteta kurrë nuk ndryshon, pavarësisht se sa shumë njerëzimi përpiqet për ta ndryshuar atë.

Urdhërimet e Atit Tim nuk pranohen më, madje as mes kishave të krishtera.

Nuk duhet të vrasësh - do të thotë se ti nuk mund te vrasësh një tjetër qenie njerëzore. Kjo nuk i referohet vet-mbrojtjes, por në çdo rrethanë tjetër.

Asnjë njeri nuk mund ta justifikojë vrasjen, abortin, ekzekutimin apo vetëvrasjen e asistuar (eutanazinë). Asnjëri.

Ky është një mëkat mortor (vdekjeprurës) dhe dënimi është një jetë e përjetshme në Ferr.

A e pranojnë bijtë e mi këtë, bija Ime? Jo, ata madje nxjerrin ligje që e bëjnë këtë jo vetëm të pranueshme por edhe të justifikueshme në Sytë e Hyjit. Por nuk është ashtu.

Çdonjëri prej Dhjetë Urdhërimeve të Atit Tim thyhet, çdo ditë.

Megjithatë Kisha Ime kurrë nuk predikon për seriozitetin e mëkatit. Ata kurrë nuk u thonë njerëzve se ata do të shkojnë në Ferr, po qe se ata kryejnë një mëkat mortor dhe nëse ata nuk tregojnë pendesë.

Zemra ime është thellësisht e plagosur.

Ato, Kishat e Mia, në mbarë botën nuk e predikojnë të Vërtetën

Shumë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë nuk besojnë më në gjendjen e Ferrit apo të Purgatorit.

Ata nuk i pranojnë Urdhërimet e Atit Tim. Ata e justifikojnë çdo mëkat.

Ata flasin për Mëshirën e Atit Tim, por nuk arrijnë të shpjegojnë pasojat e të vdekurit në gjendjen e mëkatit mortor. Duke mos kryer detyrimet e tyre, për të cilat ata kanë qenë caktuar, ata më ofendojnë Mua thellësisht.

Ata janë, në shumë raste, përgjegjës për humbjen e kaq shumë shpirtrave.

Zgjohuni para së Vërtetës, të gjithë ju që pohoni të jeni besimtarë në Hyjin Atin e Gjithëpushtetshëm, Krijuesin e të gjitha gjërave dhe dijeni këtë.

Ka vetëm një të Vërtetë.

Nuk mund të ketë më shumë se një të Vërtetë.

Çdo gjë tjetër përveç të Vërtetës është një gënjeshtër dhe nuk vjen nga Ati Im Hyjnor, Hyji, Krijuesi i Plotfuqishëm i të gjitha gjërave.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Shënim: Duhet përmendur këtu se në një Mesazh të mëparshëm Jezusi i tha Marias se edhe mëkati i vrasjes mund të falet tek një person i cili me të vërtetë pendohet.

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/26/the-final-secret-of-fatima-reveals-the-truth-of-satans-evil-sect-entering-the-vatican/