Kerko Mesazhet ketu

Thursday 12 October 2017

Virgjëra Mari kërkon ditë lutjeje dhe agjërimi për t’u përgatitur për Paralajmërimin

E Hënë, 30 Janar 2012, në 13:00

Ky Mesazh ishte mar
ë nga Maria e Mëshirës Hyjnore, pas dy të shfaqurash të veçanta të Virgjërës Mari – njëra, që ndodhi në mesnatën e 29 Janarit dhe e dyta të Hënën më 30 Janar 2012, në 13:00, gjatë të cilës Nëna Virgjër u shfaq shumë e trishtuar gjatë gjithë kohës.

Fëmija im, ndërsa Biri im vjen tani për ta mbuluar mbarë botën me Rrezet e Tij të Mëshirës, është me Zemër të rënduar që unë duhet të të them se shumë njerëz do të vdesin gjatë Paralajmërimit.

Lutu, lutu, lutu për shpirtrat e tyre.

Ti, fëmija im duhet t’iu kërkosh të gjithë ndjekësve të këtyre Mesazheve Hyjnore që ta caktojnë ditën e nesërme, të Martën 31 Janar 2012 si një ditë të veçantë lutjeje. Në këtë ditë, ju duhet të recitoni Rruzaren Më të Shenjtë dhe Lutjen e Mëshirës Hyjnore.

Kur të jetë e mundur, çdonjëri duhet të përpiqet dhe të agjërojë gjatë kësaj dite. Në këtë mënyrë më shumë shpirtra, sidomos ata në makat mortor në kohën e vdekjes, mund të shpëtohen prej Mëshirës së Birit tim të dashur, Jezu Krishtit.

Unë derdh lot trishtimi për këta njerëz të gjorë që nuk e kanë fare idenë se sa shumë dhimbje dhe mundim i shkaktojnë mëkatet e tyre Birit tim.

Gëzimi për Dhuratën, që Biri im tani i sjell botës, është i përzier me trishtimin për ata që nuk do mund të shpëtohen, sipas vetë zgjedhjes së tyre. Gënjeshtrat, që do të dalin dhe përhapen në mbarë botën, nga shpirtrat e errët, pasi të ndodhë Paralajmërimi, duhet të ndalohen përmes lutjeve tuaja.

Lutuni që askush të mos e mohojë Mëshirën Hyjnore të Birit tim gjatë ose pas Paralajmërimit. 

Sepse çdo shpirt i humbur ndaj të tilla gënjeshtrave, është një shpirt që do të mbërthehet nga i ligu. Përhapeni kthimin në besim ngado, fëmijë. Pranojeni se unë jam Bashkë-Shpenguesja dhe Ndërmjetësja, duke punuar afër me Birit tim të dashur, Jezu Krishtit, për t'i shpëtuar të gjithë shpirtrat nga shkatërrimi i përjetshëm.

Dashuria ime për ju, fëmijë, është shumë e fortë. Unë lyp Mëshirë për secilin shpirt, çdo sekondë të ditës, duke iu lutur Atit Tim për mëshirë.

Por, fëmijë, ju duhet të ndihmoni duke u bashkuar me mua në lutje dhe sakrifica për t’i ndihmuar të gjithë fëmijët e Hyjit të hyjnë në portat e Parajsës së Re.

Nëna juaj Qiellore
Nëna e Shpëtimit