Thursday, 12 October 2017

Virgjëra Mari: Koha për Triumfin e Zemrës sime të Papërlyer nuk është larg

E Hënë, 2 Janar 2012, në 12:00

Bija ime, koha për Triumfin e Zemrës sime të Papërlyer nuk është larg.

Ndërsa fuqia e Satanit zvogëlohet, ai bëhet më i egër në përndjekjen e tij të shpirtrave.

Edhe shpirtrat e fortë do ta ndjejnë këtë periudhë të vështirë, meqenëse besimi i tyre do të vihet në provë gjer në skaj.

Fëmija im, kur besimi i fëmijëve të mi të vihet në provë në këtë mënyrë mizore ata nuk duhet të lëkunden, por të qëndrojnë në gatishmëri. Ata duhet të mbeten të pastër në zemër në çdo kohë.

Ata gjithashtu duhet të qëndrojnë në heshtje kur të ndjejnë zili në shpirtrat e tyre. Zilia dhe xhelozia çojnë tek urrejtja. Zilia e shpirtrave të zgjedhur po rritet madje edhe midis atyre që e duan Birin tim.

Fëmijë ju kurrë nuk duhet t’i dorëzoheni këtij tundimi, i cili është vendosur në zemrat tuaja nga i ligu.

Do të rritet tani një xhelozi e përhapur gjerësisht ndaj gjithë vizionarëve dhe lajmëtarëve të shenjtë në botë. Kjo ka qenë parathënë sepse këta janë midis shumë shenjtorëve të ditëve të fundit.

Udha e tyre është e vështirë dhe ata do të vuajnë intensivisht për shkak të detyrave që iu janë akorduar.

Fëmija im, unë iu bëj thirrje të gjithë atyre që më nderojnë mua, Nënën e tyre të Bekuar, që të luten tek unë për mbrojtjen e vizionarëve dhe profetëve të kohëve të fundit.

Ata kanë nevojë për lutjet tuaja. Nëse ju keni dyshime rreth këtyre shpirtrave që kanë qenë zgjedhur për t’ia komunikuar të Vërtetën botës, atëherë lutuni për ta pavarësisht nga kjo.

Ju jeni të gjithë Krijesa të Hyjit. Ju duhet të tregoni dashuri ndaj njëri tjetrit. Shpalleni Fjalën e Shenjtë të Birit tim por kurrë me qëllimin për të fyer një fëmijë tjetër të Hyjit.

Fyerjet nuk burojnë nga dashuria. Ato vijnë nga mashtruesi, urrejtja e të cilit për njerëzimin nuk njeh kufij.

Nëse ju e doni Birin tim dhe gjeni faj tek një shpirt tjetër, atëherë ju duhet t’i vulosni buzët tuaja.
Kurrë mos e fyeni një tjetër në Emër të Birit tim.

Zemra ime theret si me një shpatë kur unë i shikoj ata shpirtra që janë të përkushtuar tek unë, Nëna e Shenjtë e Hyjit, të derdhin fyerje mbi ata vizionarë të zgjedhur për të ndihmuar që të shpëtojnë shpirtra.

Lutuni, lutuni, lutuni për vizionarët e zgjedhur nga Hyji Atë nëpër botë sot.

Të jeni të sigurt se ata të cilët vuajnë fyerjet më të mëdha, janë ata që flasin në emër të Birit tim.

Ata, të cilëve mesazhet iu sfidohen egërsisht, iu shpërfillen dhe iu hidhen poshtë, janë zakonisht shpirtrat e zgjedhur.

Ata janë shënjestrat e para të të ligut i cili, përmes të tjerëve, do t’i shtyjë besimtarët për t’i refuzuar këta vizionarë.

Mbajeni mend, këta lajmëtarë përfaqësojnë Birin tim dhe Fjalën e Tij të Shenjtë.

Refuzojeni vizionarin e vërtetë dhe ju keni refuzuar Fjalën e Birit tim të shtrenjtë.

Gjithmonë lutuni për dije. Sidoqoftë, ju kurrë nuk duhet t’i përbuzni publikisht këto Mesazhe Hyjnore që i jepen njerëzimit për të shpëtuar shpirtrat nga zjarret e Ferrit.

Bllokojeni punën e këtyre vizionarëve dhe ju keni bllokuar shpëtimin e shpirtrave.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Qiellit
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/02/virgin-mary-time-for-the-triumph-of-my-immaculate-heart-not-far-away/