Thursday, 12 October 2017

Virgjëra Mari: “Lutu për Papa Benediktin me gjithë zemër”

E Shtunë, 28 Janar 2012, në 21:00

Fëmija im, fuqia e Satanit po dobësohet dita ditës ndërsa Shpirti i Shenjtë vazhdon të përhapë krahët e Tij përmbi të gjithë fëmijët e Hyjit.

Besimi dhe dashuria e Hyjit po rritet kudo për shkak të lutjeve dhe hireve të veçanta të dhëna fëmijëve të mi nga Ati Im, Hyji Më i Larti. Konvertimi po shtohet. Shumë nga fëmijët e mi mund të mos jenë në djeni për këtë por ju do ta shikoni këtë nëse i hapni sytë tuaj.

Të lutem, fëmija im, ti duhet të lutesh për Papa Benediktin me gjithë zemrën tënde. Ai vuan kaq shumë dhe në shumë aspekte ai është i vetëm në hidhërimin e tij për braktisjen e besimit që ai e shikon edhe jashtë, edhe brenda Vatikanit të Shenjtë.

Ditët e tij në Selinë e Shenjtë janë zgjatur dhe për shkak të kësaj shumë prej rrëmujës së shkaktuar nga i ligu ka qenë shmangur.

Lutja fëmijët e mi është si një lëkundje e bubullimës në qiell. Lutjet tuaja po dëgjohen dhe po marrin përgjigje në Qiell fëmijë.

Kjo është e mirë. Vazhdo të lusësh lutjet e kryqëzatës të dhëna ty bija ime.

Këtu është një lutje e veçantë, Lutja e Kryqëzatës (23) për sigurinë e Papa Benediktit:

“O Ati im i Përjetshëm, në emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, dhe të vuajtjeve që Ai duroi për të shpëtuar botën nga mëkati, unë lutem tani që Ti ta mbrosh Zëdhënësin Tënd të Shenjtë, Papa Benediktin, Kreun e Kishës Tënde në Tokë, që edhe ai të mund të ndihmojë për të shpëtuar fëmijët e Tu dhe të gjithë shërbëtorët e Tu të shenjtë nga fshikullimi i Satanit dhe i mbretërisë së tij të engjëjve të rënë, që enden nëpër Tokë duke vjedhur shpirtra.

O Atë, mbroje papën Tënd, që fëmijët e Tu të mund të udhëhiqen në Udhën e Vërtetë, drejt Parajsës Tënde të Re në Tokë.

Amen.”


Mbretëresha juaj qiellore e Tokës
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/28/virgin-mary-pray-for-pope-benedict-alone-in-his-grief/