Thursday, 12 October 2017

Virgjëra Mari: Paqe e përkohshme në botë nëse shpirtrat e errët kthehen në besim

E Diel, 1 Janar 2012, në 15:00

Fëmija im, koha është pranë, por fëmijët e mi duhet të tregojnë durim. Çdo gjë ka për të qenë sipas Vullnetit të Shenjtë të Atit Tim.

Fëmijë ju duhet ta kuptoni se forcat e liga në botën tuaj e kërcënojnë besimin tuaj në Hyjin Atë. Këto forca të liga nuk do të fitojnë sepse ato nuk kanë asnjë fuqi mbi Atin Tim Qiellor. Megjithatë ata do të torturojnë vëllezërit dhe motrat e tyre përmes vrasjes, luftës dhe kontrollit.

Lutuni që këta shpirtra të errët të shohin dritën e Birit tim së shpejti. Nëse ata e shohin dhe kthehen në besim gjatë Paralajmërimit, atëherë do të ketë një paqe të përkohshme në Tokë.

Biri im, Jezu Krishti, të Cilit të gjithë shpirtrat duhet t’i mbështeten për shpëtim, është i paduruar për t’ia sjellë njerëzimit Mëshirën e Tij të Madhe.

Lutuni fort, fëmijët e mi, për shpëtimin e këtyre shpirtrave të errët të cilët mund të mos i mbijetojnë Paralajmërimit.

Këta shpirtra të mjerë do të terrorizohen, jo vetëm kur ata të dëshmojnë mëkatet e tyre, por edhe kur ta shohin errësirën në të cilën ata janë. Kjo errësirë ia ka mjegulluar shpirtrat e tyre kaq shumë sa Drita e Mëshirës së Birit tim do t’i bëjë ata që të ndjehen të dobët dhe të pafuqishëm.

Shumë do të jenë tepër të dobët për ta kapur Mëshirën që Biri im do t’u ofrojë atyre.

Lutuni për këta shpirtra, unë jua kërkoj. Biri im është i vendosur pët të shpëtuar këta shpirtra në fillim. Ai ka nevojë për më shumë lutje fëmijë. Ju duhet të lypni mëshirë për këta shpirtra të errësuar.

Bija ime, kërkoju fëmijve të mi që të ma kushtojnë këtë Lutje të Kryqëzatës (17) – mua, Nënës së Shpëtimit:

O Zemra e Papërlyer e Marisë, Nëna e Shpëtimit dhe Ndërmjetësja e të Gjitha Hireve, ti që do të marrësh pjesë në Shpëtimin e njerëzimit nga ligësia e Satanit, lutu për ne.

Nëna e Shpëtimit, lutu që gjithë shpirtrat të mund të shpëtohen dhe të pranojnë Dashurinë dhe Mëshirën e treguar nga Biri yt, Zoti Ynë Jezu Krishti, i Cili vjen përsëri për të shpëtuar njerëzimin dhe për të na dhënë mundësinë e Shpëtimit të Përjetshëm.

Amen.


Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/01/virgin-mary-temporary-peace-in-the-world-if-dark-souls-convert/