Kerko Mesazhet ketu

Çfarë është PARALAJMËRIMI?


NDRIÇIMI I NDËRGJEGJES 
i parashikuar nga Zonja Jonë në Garabandal në 1961 do të ndodhë së shpejti për të shpëtuar botën.

PARALAJMËRIMI

Profeci të reja të marra nga Vizionarja Evropjane zbulojnë ngjarje globale që do të çojnë drejt Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit.

PËRSE DO TË NDODHË PARALAJMËRIMI?
  • Që të vërtetojë tek të gjithë se Hyji ekziston.
  • Që të sjellë gjithsecilin tek Jezusi dhe tek udha e së vërtetës.
  • Që të dobësojë ndikimin e mëkatit dhe të ligut në botë përmes konvertimit (kthimit në besim).
  • Që të ndihmojë për të na shpëtuar përpara ditës finale të gjykimit duke na dhënë mundësinë që të kërkojmë falje për mëkatet që kemi kryer.
  • Që të konvertojë jo-besimtarët të cilët nuk do të kishin asnjë mundësi shpengimi pa këtë vepër të madhe të mëshirës.
  • Që të forcojë besimin e besimtarëve.
ÇFARË DO TË NDODHË GJATË PARALAJMËRIMIT
  • Çdo njeri mbi moshën 7 vjeç do të përjetojë një takim shpirtëror privat me Jezu Krishtin që do të zgjasë deri në 15 minuta.
  • Kjo është një dhuratë nga Hyji Atë për të kthyer njerëzit drejt të vërtetës. Do të jetë sikur të shfaqej Dita Finale e Gjykimit, vetëm se këtë herë ne nuk do të ndëshkohemi. Në të kundërt, do të na jepet një mundësi për të kërkuar falje.
  • Dy kometa do të përplasen në qiell.
  • Njerëzit do të besojnë se është katastrofike më keq se një tërmet. Por nuk është ashtu – ajo është një shenjë që Jezusi ka ardhur. 
  • Qielli do të bëhet i kuq e do të duket si një zjarr dhe pastaj do të shikohet një kryq i madh në qiell për të na përgatitur fillimisht.
  • Ateistët do të thonë se ishte një iluzion global. Shkencëtarët do të kërkojnë një shpjegim llogjik, por nuk do të gjendet asnjë.
  • Ngjarja do të jetë spektakulare dhe nuk do të na lëndojë, sepse vjen si një vepër e Dashurisë dhe e Mëshirës nga Jezusi.
  • Mëkatet tona do të na tregohen dhe kjo do të na bëjë të ndjejmë trishtim të pamasë dhe turp kur të na zbulohen. Të tjerët do të sëmuren dhe tronditen nga mënyra se si mëkatet e tyre do të zbulohen dhe do të bien në tokë të vdekur përpara se të kenë mundësinë për të kërkuar falje.
  • Secili do ta shikojë gjëndjen e shpirtit të tij para Hyjit – të mirat që kemi kryer në jetën tonë, shqetësimet që u kemi shkaktuar të tjerëve dhe gjithçka që ne dështuam ta bënim.
  • Shumë njerëz do të bien në tokë dhe do të derdhin lot lehtësimi. Lot kënaqësie dhe gëzimi.
  • Sepse, më në fund, do të jetë e mundur që të bëjmë një jetë të re më pas kur ne ta dimë të vërtetën e plotë.
  • Jezusi tani i kërkon gjithsecilit që të lutet për ata shpirtra që do të vdesin nga tronditja dhe që mund të jenë në mëkat mortor. Çdokush duhet të përgatitet tani. Jezusi kërkon që të gjithë ne të kërkojmë falje për mëkatet tona përpara Paralajmërimit.
****************************************************
Ju lutemi ta printoni dhe ta shpërndani tek sa më shumë njerëz. 
Për më shumë informacion vizitoni faqet elektronike:
*************************************************************
Disa Mesazhe nga Libri i së Vërtetës mbi PARALAJMERIMIN
12/07/2012: Paralajmërimi për shumë vetë do të jetë një ngjarje e frikshme, kur do të duket sikur botës i ka ardhur fundi
17/07/2012: Pasi të ndodhë Paralajmërimi, do të ketë shumë rrëmujë